|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Bush u bėn thirrje amerikanėve tė mėsojnė mė shumė gjuhė tė huaja

 
 

 

7 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (6.01.2006) - Presidenti Bush tha se mė shumė amerikanė duhet tė mėsojnė gjuhė tė huaja sepse kjo do tė ndihmonte nė mbrojtjen e vendit dhe do tė nxiste demokracinė jashtė.

Presidenti tha se do t’i kėrkojė Kongresit tė verė nė dispozicion 114 milion dollarė pėr tė filluar dhe zgjeruar mes tė tjerash programe tė mėsimit tė gjuhėve arabe, persiane, indiane dhe ruse gjatė vitit tė ardhshėm.

Ai tha se kur u flet tė tjerėve nė gjuhėn e tyre, kjo tregon interesim pėr kulturėn e tyre dhe i bėn amerikanėt ta kuptojnė mė mirė botėn.

Presidenti Bush e shpalli projektin e tij nė njė konferencė nė Departamentin e Shtetit pėr arsimin ndėrkombėtar, ku morėn pjesė mė shumė se 100 zyrtarė universitetesh.

Ata reaguan me entusiazėm ndaj komenteve tė presidentit kur ai tha se do tė pėrpiqej pėr zbutjen e kufizimeve tė vizave pėr ata qė duan tė studiojnė nė Shtetet e Bashkuara. Universitetet janė ankuar se shumė studentėve tė huaj qė plotėsojnė kushtet u janė mohuar vizat pas sulmeve terroriste tė vitit 2001.//lk


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.