|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Daci: Pavarėsia nuk duhet tė ketė parashtesa dhe prapashtesa

 
 

 

7 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (7.01.2006) - Besim Abazi

Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, thotė se procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės kėrcėnohet nga rreziqe te brendshme dhe tė jashtme, por nuk pranoi qė ai do tė rrezikohej nga gjendja shėndetėsore e Presidentit Ibrahim Rugova.  Nė njė intervistė dhėnė korrespondentit tonė nė Prishtinė, Besim Abazi, zoti Daci thotė se institucionet e Kosovės kanė njė ofertė tė qartė pėr pakicat kombėtare dhe se grupi negociues pėr statusin politik do tė lejojė ministrin e pushtetit local, Lutfi Haziri, tė takohet me homologun e tij serb Zoran Lonēar nė pjesėn e dytė tė muajit janar.

Zėri i Amerikės: Zoti Daci, tashmė jemi nė fund tė javės sė parė tė vitit 2006, qė ėshtė vlerėsuar vit me rėndėsi tė posaēme pėr tė ardhmen politike tė Kosovės. Ēfarė prisni ju nga ky vit?

Nexhat Daci: Ne presim qė ky vit tė jetė realizimi i ėndrrės sė popullit shqiptar, shqiptarėve kudo qė janė, e nė veēanti kosovarėve, sepse ėshtė investuar shumė nė historinė, tė themi, 50 ose 100-vjeēare. Mandej, kjo tregon edhe njė punė tė pėrgjegjshme tė qytetarėve nė Kosovė dhe tė institucioneve tė Kosovės, se janė plotėsuar nė njė mėnyrė njė numėr standardesh dhe njė numėr kushtėzimesh tė ndryshme.

Kemi arritur njė bashkėpunim shumė tė sukseshėm dhe njė unitet funksional me bashkėsinė ndėrkombėtare nė Kosovė prandaj jemi tė gjithė tė qetė dhe tė pėrkushtuar kėtė fillim viti qė vėrtetė tė mos lejojmė asnjė shans qė ne ta njollosim kėtė proces. Nė tė njėjtėn kohė do t’i tėrheqim vėmendjen miqve tanė nė bashkėsinė ndėrkombėtare qė, vėrtetė, zgjatja e procesit mund tė ketė efekte shumė negative nė proces.

Zėri i Amerikės: Ju jeni anėtar i grupit negociues pėr statusin pėrfundimtar politik tė Kosovės, grup qė ka para vetes detyra qė nuk janė shumė tė lehta, si krijimi i unitetit politik, hartimi i strategjive pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, pėrmirėsimi i gjendjes sė pakicave, por edhe pėrgatitja e Kosovės pėrballė pranisė sė ardhshme ndėrkombėtare nė Kosovė. Profesor, si po iu pėrgjigjeni ju kėtyre detyrave?

Nexhat Daci: Do tė thoja me mjaft sukses, sepse ėshtė punuar shumė nė unitetin politik dhe mund t’ju them me pėrgjegjėsitė mė tė mėdha qė nė delegacionin e Kosovės apo nė grupin negociator nuk ka asnjė njėanėsim nė mes tė pozitės dhe opozitės. Do tė thotė jemi unikė pėr t’i kryer detyrat.

Ka shumė sfida nė kėtė drejtim qė dalin dhe qė janė obligime tonat. Unė shpresoj qė, me seriozitetin qė i kemi kaluar (kėto sfida), edhe tė grupeve punuese, grupin politik, grupin pėr ekonomi, grupin pėr kushtetutė ose pėr rregullim politik dhe grupeve tė tjera, tė tregojmė pėrgatitjet tona dhe unė nė vazhdimėsi kam thėnė qė Kosova ėshtė e pėrgatitur pėr kėtė proces dhe nė takim e parė qė kemi pasė me zotin Ahtisari, ka qenė njė befasi e kėndshme, nė radhė tė parė pėr ne, por edhe pėr pėrfaqėsuesin, zotin Ahtisari.

Zėri i Amerikės: Tashmė po diskutohet pėr disa mundėsi tė ndryshme pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, njė prej atyre qė pėrmendet mė shpesh, ėshtė pavarėsia e kushtėzuar. A do ta pranonit ju njė zgjidhje tė tillė, profesor?

Nexhat Daci: Jo. Unė e kam bėrė tė qartė edhe nė bisedė me miq mė tė mėdhenj tė Kosovės, qė pavarėsia ose ėshtė pavarėsi ose nuk ėshtė. Pavarėsia nuk duhet tė ketė as parashtesa, as passhtesa. Do tė thotė se ajo ėshtė njė ēėshtje, e cila nuk bisedohet, nuk negociohet dhe as qė ka mandat dikush nė grupin negociator tė Kosovės pėr tė.

Por ka njė pako obligimesh kombėtare dhe ndėrkombėtare, qė del, gjatė statusit dhe nė kėtė drejtim ne duhet t’i marrim pėrgjegjėsitė tona me njė seriozitet shumė mė tė theksuar dhe kėtu bėjnė pjesė nė veēanti obligimet ndaj minoriteteve, ndaj decentralizimit, ndaj pasurisė kulturore, ndaj kishave, ndaj xhamive, ndaj tė gjitha kėtyre isntitucioneve qė duhet tė jenė jo vetėm demokratike, por edhe tė pėrgjegjshme, nė radhė tė parė, ndaj tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Tė mos harrojmė, standardi demokratik i njė shoqėrie ėshtė sjellja e saj ndaj minoriteteve. Dhe ne jemi me tė vėrtetė tė pėrcaktuar qė t’i kryejmė detyrat tona.

Zėri i Amerikės: Zoti Daci, a keni ju njė pako, njė ofertė konkrete pėr pakicat kombėtare nė Kosovė dhe, nė kėtė kuadėr, a do t’i hapni dritėn jeshile takimit ndėrmjet ministrave tė pushtetit lokal tė Kosovės dhe Serbisė nė pjesėn e dytė tė janarit, siē ėshtė paralajmėruar?

Nexhat Daci: Unė mund tė them si individ nė grupin negociator qė drita e gjelbėrt do t’i jepet nė pjesėn e dytė tė janarit. Kemi qenė tė gjithė kundėr qė kjo tė ngjajė nė dhjetor, sepse kemi dashur qė ministri i pushtetit lokal qė do tė pėrfaqėsojė edhe grupin punues pėr kėtė ēėshtje, zoti Lutfi Haziri, tė ketė njė dokument ku do tė parashtrohen idetė e kosovarėve. Ne do tė dalim me pakon tonė dhe (me pikėpamjen) si e shohim ne decentralizimin.

Ajo do t’i ofrohet nė veēanti palės serbe dhe, kėtu tė jem shumė i sinqertė, tė gjitha vendbanimet serbe, qė mund tė plotėsojnė njė kriter evropian ose ndėrkombėtar pėr tė qenė njė komunė, do tė jenė tė tilla, por nuk do tė ketė grupėzim mbi baza nacionale.

Nuk do tė ketė kantonizim dhe nuk do tė ketė asnjė lidhje fizike me askend jashtė Kosovės; brenda Kosovės, (do tė ekzistojnė) tė gjitha pėrgjegjėsitė, tė gjitha tė drejtat dhe tė gjitha obligimet qė njė jetė e bėjnė jetė normale e qytetarėve tė Kosovės dhe e serbėve nė veēanti, sepse ata janė qytetarėt tonė. Tė mos harrojmė, serbėt e Kosovės kanė historinė e tyre nė Kosovė, pasurinė e tyre nė Kosovė dhe gjithmonė janė tė mirėseardhur si qytetarė tė Kosovės.

Zėri i Amerikės: Zoti Daci, procesi i zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės nuk ėshtė njė proces i lehtė, madje mund tė thuhet se ėshtė mjaft i ndėrlikuar. A mund ta rrezikojė diēka kėtė proces dhe cilat mund tė jenė rreziqet ndaj kėtij procesi, qoftė nga jashtė dhe qoftė nga brenda Kosovės?

Nexhat Daci: Unė mendoj qė nga brenda mund tė rrezikohet. N.q.s ne nuk tregojmė seriozitet tė mjaftueshėm nė institucione, d.m.th. pozita dhe opozita. Nga jashtė ka shenja tentivash pėr tė destabilizuar situatėn, gjendjen politike nė Kosovė, dhe ne kemi mungesa nė kėtė aspekt, sepse nuk kemi shėrbimet tona zyrtare tė zbulimit, ndėrsa tė gjitha vendet e tjera i kanė nė Kosovė, kėshtu njė numėr shumė i madh i shėrbimeve sekrete veprojnė nė Kosovė, d.m.th., hipotetikisht, ekziston gjithmonė mundėsia e destablizimit.

Por kur them se kemi krijuar njė unitet veprues nė Kosovė ndėrmjet njėri-tjetrit, kjo do tė thotė qė i kemi plotėsuar tė gjitha parakushtet pėr ta ruajtur stabilitetin politik dhe kjo nuk ėshtė bėrė pa investime tė vogla, ose investime tė mėdha politike nė Kosovė qė ndonjėherė, dikujt, qoftė kryeparlamentar, apo kryetar i opozitės, mund t’i kushtojnė politikisht, por pėrcaktimi i imi fizik, politik dhe psikologjik ėshtė qė Kosova, nė asnjė mėnyrė, tė mos ofrojė asnjė pretekst qė procesi i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės tė mos kryhet mirė dhe nė kohė.

Zėri i Amerikės: Zoti Daci, njė ēėshtje delikate e shtruar kohėve tė fundit: A mund ta rrezikojė procesin politik gjendja shėndetėsore e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova?

Nexhat Daci: Jo. Jo, sepse ne kemi aq shumė respekt pėr Presidentin Rugova, pėr jetėn dhe veprėn e tij dhe tė vetkuptuarit e ndjenjat qė ai ishte arkitekt i tė gjithė kėsaj pesėmbėdhjetė vjet me radhė, sikur krijon njė detyrim tė veēantė dhe njė forcė tė brendshme tė veēantė qė ky proces tė shkojė pa probleme dhe i qetė, njė proces rezultativ dhe ne do tė na duhen shumė, shumė energji tė sforcuara sepse objektivisht Presidentin Rugova nė Kosovė nuk mund ta zėvendėsojė sot askush. //az//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.