|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Si tė jetosh mė gjatė

 
 

 

6 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (5.01.2006) - Keti Skarrah

Amerikanėt po fillojnė ta kuptojnė se ushqimet e shėndetėshme dhe ushtrimet e rregullta gjimnastikore ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin dhe ndihmojnė punėn e zemrės, gjė qė i bėn njerėzit tė jetojnė mė gjatė. Njė studim pėr shembull tregon se qoftė edhe tė ecurit rreth 30 minuta ēdo ditė i shton njeriut disa vite jetė.

Margaret Smith ka mėsuar nė praktikė se si ulet tensioni i gjakut. Duke ngrėnė ushqime me shumė proteinė si fasule dhe mish pule apo yndyrna tė pasaturuara si vaji i ullirit, vaji i kanolės dhe bajamet, ajo e ka ulur tensionin e gjakut nga 150 me 90 nė 132 me 83. Kohėt e fundit zonja Smith mori pjesė nė njė studim tė Universitetit Johns Hopkins nė Baltimore tė shtetit Maryland.

"Tani besoj vėrtet nė efektet qė ka ushqimi i shėndetshėm. Kjo mė dha mundėsinė tė shikoja rezultatet e njė diete pozitive."

160 njerėz me tension tė lartė gjaku morėn pjesė nė kėtė studim pėr tė sqaruar efektet qė ka dieta tek tensioni i lartė dhe kolesteroli, simptoma qė mund tė ēojnė nė sėmundje zemre ose deri nė kriza kardiake. Ulja e sasisė sė yndyrnave tė saturuara nė dietė ėshtė rekomanduar gjithnjė pėr tė parandaluar sėmundjet e enėve tė gjakut. Por studimet e mėparshme nuk i jepnin pėrgjigje pyetjes se me ēfarė mund tė zėvendėsoheshin kėto yndyrna. Mjeku Lawrence Appel shpjegon:

 "Studimi pėrfshin tre dieta. Njėra e pasur me karbohidrate, njė tjetėr me proteina – gjysma e tyre bimore dhe e treta e pasur me yndyrna tė pasaturuara."

Rezultatet e studimit u botuan kohėt e fundit nė Revistėn e Shoqatės Amerikane tė Mjekėsisė. Mjekėt arritėn nė pėrfundimin se zėvendėsimi i pjesshėm i karbohidrateve me proteina ose me yndyrna tė pasaturuara mund ta ulė tensionin e gjakut dhe tė zbutė rrezikun e sėmundjeve tė zemrės.

"Nga studimi del se nivelet mė tė ulta tė tensionit tė gjakut dhe kolesterolit ishin te njerėzit qė morėn dietėn me proteinė dhe atė me yndyrna tė pasaturuara."

Nė njė studim tjetėr, shkencėtarėt llogaritėn vitet qė njeriu i shton jetės sė tij me anė tė ushtrimeve tė rregullta gjimnastikore. Mė shumė se 5 mije banorė tė shtetit verilindor Masachusetts morėn pjesė nė studim gjatė 46 vjetėve. Ky quhet studimi i Fremingamit pėr Zemrėn, sipas qytetit ku u krye ai. Njerėzit qė merren me aktivitet fizik tė mesėm ose tė lartė, del se jetojnė 1.5 deri nė 3.5 vjet mė shumė se sa ata qė bėjnė mė pak ushtrike fizike.

Nga studimi del se edhe 30 minuta ecje e shpejtė ēdo ditė tė zgjat jetėn. Sa mė shumė kohė tė shpenzosh sot me ushtrime fizike aq mė shumė kohė do tė kesh mė vonė nė jetė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.