|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Pensionistėt kėrkojnė kategorizimin midis pensionistėve kontributdhėnės dhe atyre sipas moshės

 
 

 
Prishtinė, 6 janar 2006 /TN /QIK - Kryeministri Bajram Kosumi dje ėshtė takuar me njė delegacion tė Lidhjes sė Pensionistėve tė Kosovės dhe ka biseduar pėr pozitėn e tyre dhe mundėsitė e gjetjes sė zgjidhjeve pėr kėtė kategori tė shoqėrisė sonė.

Delegacioni i Lidhjes sė Pensionistėve tė Kosovės ka informuar kryeministrin Kosumi me pozitėn e vėshtirė tė kėsaj kategorie tė qytetarėve dhe me problemet me tė cilat pėrballen ata nė periudhėn e pasluftės nė Kosovė. Ata gjithashtu kanė theksuar,

Pėrfaqėsuesit e pensionistėve kanė kėrkuar nga Qeveria e Kosovės qė tė bėjė kategorizimin midis pensionistėve kontributdhėnės dhe pensionistėve sipas moshės (pensioni bazik), duke shtuar qė kjo ēėshtje tė rregullohet edhe me Ligjin pėr Pensionistėt e Punės, respektivisht pėrmes njė fondi tė posaēėm. Nė kėtė kontekst, ata kanė kėrkuar qė institucionet vendore dhe ndėrkombėtare tė angazhohen pėr kthimin e fondeve pensionale tė grabitura nga Serbia.

Kryeministri Kosumi ka shprehur mirėkuptim pėr kėrkesat e tyre tė drejta dhe i ka siguruar ata se ēėshtja e tyre do tė trajtohet me seriozitet nga Qeveria e Kosovės, duke shtuar se pensionistėt nuk janė tė harruar. Ai ka siguruar drejtuesit e Lidhjes sė Pensionistėve tė Kosovės se do tė pėrkrahė miratimin e Projektligjit pėr Pensionistėt e Punės dhe se ndėrkohė qeveria do tė kėrkojė zgjidhjet e mundshme brenda mundėsive qė ka qeveria e vendit.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.