|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Negociatat pėr statusin e Kosovės duket se do tė ēojnė nė njė pavarėsi tė kushtėzuar

 
 

 

6 janar 2006 /TN 

“Nėse analizon me kujdes pavarėsinė me kushte, duket se kjo ėshtė e vetmja alternativė qė mund tė shqyrtohet, kryesisht pėr arsye se alternativat e tjera, thjesht nuk janė tėrheqėse. Askush nuk e do ndarjen e Kosovės, ose tė paktėn, askush nga pjesėtarėt e Grupit tė Kontaktit. Ideja pėr Shqipėrinė e Madhe nuk gėzon mbėshtetje dhe nuk ekziston ndjesia qė Kosova thjesht t’i bashkėngjitet Serbisė”.

“Pėr tė patur njė prani mė tė pakėt ndėrkombėtare nė tė ardhmen, shqiptarėt e Kosovės duhet tė punojnė me forca tė shumėfishuara pėr tė garantuar dhe mbrojtur tė drejtat e pakicės serbe. Ata duhet tė fillojnė tė veprojnė si njė qeveri evropiano-perėndimore e pėrgjegjshshme, gjė qė nuk e kanė bėrė deri tani”.
                                                                                                    John Norris, ekspert i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave

Zėri i Amerikės (5.01.2006) - Vehbi Bajrami

Ekspertėt mendojnė se 2006-ta do tė jetė viti kur tė paktėn do tė pėrcaktohet rruga qė do tė ndiqet nė pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nė njė takim tė mbajtur dje nė Fondacionin Heritage nė Washington, ekspertė dhe diplomatė amerikanė, thanė se negociatat pėr statusin duket se do tė ēojnė nė njė pavarėsi tė kushtėzuar. Ata u bėnė thirrje shqiptarėve tė Kosovės qė tė shtojnė pėrpjekjet pėr tė garantuar tė drejtat e pakicės serbe nėse dėshirojnė pakėsimin e pranisė ndėrkombėtare.

Ambasadori James Dobbins, drejtor pėr Sigurinė Ndėrkombėtare dhe Politikėn e Mbrojtjes nė Korporatėn RAND, ish i dėrguar i administrates sė presidentit Clinton per Ballkanin, thotė se nė fillim, pasi ndėrhyri nė Kosovė, komuniteti ndėrkombėtar nuk pati njė strategji tė largimit nga Kosova sepse pėr shkak tė situatės sė acaruar, ende nuk ishte koha pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar. Por tani, tha ai, ėshtė momenti i duhur pėr tė diskutuar mbi tė ardhmen e saj. “Megjithėse 2005-a nuk qe njė vit vendim-marrjeje pėr Kosovėn, tė paktėn ky ishte viti kur iu hap rruga negociatave dhe fillimit tė procesit qė do tė ēojė nė kėtė vendim, i cili presim qė tė merret kėtė vit”, tha ai.

Ndėrsa John Norris, ekspert i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, thotė se tani ėshtė e qartė se rruga e vetme pėr tė cilėn po punohet ėshtė pavarėsia me kushte. “Nėse analizon me kujdes pavarėsinė me kushte, duket se kjo ėshtė e vetmja alternativė qė mund tė shqyrtohet, kryesisht pėr arsye se alternativat e tjera, thjesht nuk janė tėrheqėse. Askush nuk e do ndarjen e Kosovės, ose tė paktėn, askush nga pjesėtarėt e Grupit tė Kontaktit. Ideja pėr Shqipėrinė e Madhe nuk gėzon mbėshtetje dhe nuk ekziston ndjesia qė Kosova thjesht t’i bashkėngjitet Serbisė”, theksoi ai.

Zoti Norris tėrhoqi vėmendjen pėr atė qė ai e quajti sjellje problematike tek shqiptarėt e Kosovės, duke thėnė se ata duhet tė ndihmojnė sa mė shumė komunitetin ndėrkombėtar, sepse sa mė shpejt tė ecė procesi i negociatave, aq mė shpejt do tė arrihej pavarėsia qė ata dėshirojnė. “Megjithatė, nė vend qė ata tė luajnė rolin e lehtėsuesit, ka njė prirje nė klasėn politike shqiptare qė tė pėrpiqen t’i bėjnė qejfin popullatės sė tyre, tė rrahin gjoksin, duke thėnė se sovraniteti i plotė ėshtė e vetmja rrugė”, tha z. Norris.

Ai kritikoi gjithashtu prirjen e partive politike pėr tė vėnė njerėzit e tyre nė poste kyēe tė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe sidomos tė Rendit, duke theksuar se ato po humbasin kėshtu pikė para komunitetit ndėrkombėtar. “Unė mendoj se shqiptarėt e Kosovės, po humbasin disa shanse tė thjeshta pėr t’i shtuar pikė vetes dhe pėr tė treguar qė kanė pjekurinė politike pėr tė vėnė nė jetė synimin e pavarėsisė. Mendoj se shqiptarėt e Kosovės nuk po e kuptojnė se ėshtė mė mirė pėr ta qė tė merren me hollėsitė e statusit pėrfundimtar, se sa tė kėmbėngulin nė pozicionin e pavarėsisė sė plotė dhe tė menjėhershme”, theksoi ai.

Zoti Norris foli gjithashtu pėr rėndėsinė e mbrojtjes sė pakicave nga ana e institucioneve tė Kosovės. “Pėr tė patur njė prani mė tė pakėt ndėrkombėtare nė tė ardhmen, shqiptarėt e Kosovės duhet tė punojnė me forca tė shumėfishuara pėr tė garantuar dhe mbrojtur tė drejtat e pakicės serbe. Ata duhet tė fillojnė tė veprojnė si njė qeveri evropiano-perėndimore e pėrgjegjshshme, gjė qė nuk e kanė bėrė deri tani”, shtoi ai.

Dr. Charles Kupchan, Drejtor pėr Studimet mbi Evropėn nė Kėshillin pėr Marrėdhėniet me Jashtė, thotė se nga njėra anė, pavarėsia e Kosovės i duket si njė dėshtim i pėrpjekjeve pėr njė shoqėri shumetnike, por nga ana tjetėr, e sheh pavarėsinė si tė vetmen zgjidhje. “Unė mendoj se mėnyra mė e mirė pėr tė vendosur qendrueshmėrinė nė rajon dhe pėr tė rikthyer tė paktėn njė farė niveli tė bashkekzistencės shumetnike, do tė ishte tė ecet drejt pavarėsisė. Dhuna ėshtė mė e mundshme, nėse pavarėsia mohohet ose vonohet, se sa nėse jepet tani”, tha ai.

Zoti Kupchan tha se nuk e pėrjashton ndarjen si mundėsi, duke patur parasysh kushtet nė terren. “Unė nuk jam nė favor tė ndarjes, por mendoj se komuniteti ndėrkombėtar nuk duhet ta pėrjashtojė atė si mundėsi, sepse kjo mund tė krijojė hapėsirėn pėr kompromis, mund ta bėjė Beogradin tė thotė: po tė marrim veriun, heqim dorė nga Kosova”, theksoi z. Kupchman. Ai theksoi gjithashtu se Kosova nuk duhet tė shihet si precedent pėr territore tė tjera nė botė qė duan pavarėsinė, duke shtuar se komuniteti ndėrkombėtar duhet ta bėjė tė qartė se Kosova do tė ishte njė rast i veēantė.

 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.