|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė Uashington mendojnė pėr zgjidhjen mė ekspeditive pėr Kosovėn

 
 

 
Uashington, 6 janar 2006 /TN /QIK - "Nė Uashington nuk merret mė parasysh se ēfarė zgjidhje e drejtė apo morale do tė ishte pėr Kosovėn nga pikėpamja e vetėvendosjes ose e sovranitetit shtetėror, por cila zgjidhje ėshtė mė ekspeditive.
 
Disa politikanė dhe analistė tani thonė se standardet nuk janė aq tė rėndėsishme, sikur as ēėshtja e kufijve dhe e sovranitetit, por a ėshtė pavarėsia mėnyra mė e shpejtė dhe mė efikase qė tė zgjidhet ky problem dhe tė stabilizohet rajoni".

Kėshtu ėshtė shprehur pėr "Zėrin Amerikės" Nikolas Gvozdev, analist dhe redaktor i revistės pėr politikė tė jashtme "The National Interest".

Gvozdev thotė se ēėshtjen e Kosovės duhet vėnė nė dritėn e ēėshtjes mė tė rėndėsishme tė politikės sė jashtme amerikane - Irakut dhe Afganistanit. Pėr kėtė arsye, thotė ai, lidhur me Kosovėn gjithnjė e mė shumė nė Uashington dėgjohen zėra se Kosovės ndoshta duhet dhėnė pavarėsinė pėr t'u liruar nga ky problem dhe Amerika tė pėrqendrohet nė Irak dhe nė luftėn kundėr terrorizimit.
 
Nė Uashington tani mbizotėron trendi qė pėr shkaqe praktike tė bėhet i mundshėm realizimi i synimeve tė lėvizjeve secesioniste, siē ėshtė rasti nė Kosovė apo nė Qipro, tha Gvozdev.

I pyetur se ēfarė pret nga raundi i parė i negociatave pėr Kosovėn nė Vjenė, Gvozdev tha se pėr tė qenė bisedimet e suksesshme duhet konstatuar menjėherė pozicionet kornizė tė dy palėve dhe se nė ē'drejtim do tė lėvizė procesi negociator.

"Nėse negociatat zgjaten, kjo do tė forcojė pozicionin e atyre qarqeve nė Uashington tė cilat janė ithtarė tė tezės se negociatat nuk kanė rėndėsi, por zgjidhja sa me e shpejtė, madje edhe pa pėlqimin e Beogradit.
 
Ky pozicion po merr krah nė revistat amerikane pėr politikė tė jashtme, ku analistėt theksojnė se pėr suksesin e negociatave nuk ėshtė i domosdoshėm konsensusi i Serbisė. Nėse pikėpamjet e tilla depėrtojnė deri nė Dapartamentin e Shteit dhe nė Shtėpinė e Bardhė, kjo mund tė kishte pasoja serioze pėr Serbinė", tha Gvozdev.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.