|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Edhe Kosova shumė shpejt do tė jetė kandidate pėr anėtarėsim nė BE, thotė eurodeputeti Kacin

 
 

 
Prishtinė, 6 janar 2006 /TN /QIK - Eurodeputeti slloven Jelko Kacin, tha sot nė Prishtinė se shumė shpejt edhe Kosova do tė jetė njė kandidate pėr anėtarėsim nė BE, ndėrsa populli i Kosovės duhet tė vetvendosė pėr kėtė tė ardhme, pas takimit me kryekuvendarin Daci.

Kryekuvendari Nexhat Daci, i cili ka pritur nė selinė e tij, eurodeputetin slloven Kacin, tha se ky ka informacione tė vlefshme qė inkurajojnė pėr ēėshtjen e pėrmbushjes sė standardeve.

Minoritetet nė Ballkan, sipas z.Daci kudo qė janė si serbėt nė Kosovė, shqiptarėt nė Serbi dhe gjithėkund ku janė do tė kenė trajtime tė njėjta, pra edhe shqiptarėt e Kosovės Lindore dhe ata nė Mal tė Zi.

Daci tha se e ka informuar z.Kacin me pėrgatitjet e Delegacionit tė Kosovės me ekipet profesionale.
 
Kryekuvendari Daci tha se mė e mira ėshtė qė pėr tė raportuar nga Kosova ėshtė emruar njė eurodeputet holandez.
 
Ndėrsa, eurodeputeti slloven do tė raportojė nga Serbia e Mali i Zi, me theks tė veēantė edhe pėr tė drejtat e minoriteteve, nė kėtė kontekst pėr shqiptarėt nė Serbi dhe ata nė Mal tė Zi. Ai tha se ėshtė pėrgjegjės pėr pėrgatitjen e njė raporti nga Serbia e Mali i Zi, pėr Parlamentin Evropian.

Kacin tha se Parlamenti Evropian ėshtė i interesuar pėr zhvillimet e ardhshme nė rajon, dhe qė ato tė jenė reale dhe jo iluzore.

Kacin pėrsėriti qėndrimin e Sllovenisė se populli i Kosovės duhet tė vendosė vet pėr tė ardhmen e vet. Ai tha se qėndrimi i Presidentit tė Sllovenisė Janez Dėrnovshek nuk dallon nga ai i qeverisė sė saj, sa i pėrket statusit tė Kosovės.
 
Ai tha se qė tė dyja synojnė qė Kosova tė integrohet nė BE. “Nuk ka dallime ndėrmjet qeverisė sllovene dhe presidentit rreth statusit tė Kosovės. Sllovenia pėrkrah proceset dhe zhvillimet nė Ballkanin Perėndimor duke synuar integrimin e tij nė BE”, tha Kacin.

Kacin tha se viti 2006 do tė jetė krucial, dhe se pėr kėtė ai do tė raportojė pėr situatėn nė Serbi e Mal tė Zi, dhe se do tė kujdeset pėr ēėshtjen e pakicave pėrfshirė atė shqiptare nė Serbi dhe nė Mal tė Zi. Ai tha se pėr kėtė ēėshtje do tė jap gjykimin e tij. Vendimi i Malit tė Zi pėr tė ardhmen e vet, e obligon qė tė pėrmbushė edhe standarde tė caktuara, si njė shoqėri shumė etnike, me shumėsi kulturore, shumėsi fetare etj.

Vendet e rajonit, tha Kacin, duhet tė ndėrtojnė shoqėri sa mė stabile, dhe mė shumė evropiane. Ai pėrkujtoi se Maqedonia po fillon negociatat pėr anėtarėsim nė BE, kėshtu qė sė shpejti mund tė jetė edhe Kosova kandidate nė kėtė ēėshtje, pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Kacin ėshtė vlerėsuar si njohės i shkėlqyeshėm i rrjedhave nė ish-Jugosllavi, ka qenė zėvendės ministėr i mbrojtjes nė qeverinė e parė tė Sllovenisė sė pavarur.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.