|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

USAD-i ofron asistencė teknike pėr transferimin e procesit tė zgjedhjeve nė Kosovė

 
 

 
Prishtinė, 5 janar 2005 /TN /QIK - Me qėllim qė tė ndihmojė nė transferimin e administratės sė zgjedhjeve tė Kosovės nga institucionet ndėrkombėtare tek ato kosovare, USAID-i dhe partneri i saj IFES do tė ofrojė asistencė teknike gjatė njėzet e nėntė muajve tė ardhshėm.

Programi i ri i asistencės pėr zgjedhjet e Kosovės do tė mbėshtesė bartjen e pėrgjegjėsive tė menaxhimit dhe administrimit tek institucionet kosovare dhe do tė ndihmoj pėrmirėsimin e kornizės ligjore pėr zgjedhjet. Programi do tė punojė me organet e ndryshme pėr menaxhimin e zgjedhjeve siē janė Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), Sekretariati i KQZ sė (SKQZ) dhe Komisionet Zgjedhore Komunale.

Nė bazė tė Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit, Pėrfaqėsuesi Special i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, pėrmes Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE), aktualisht mban tė rezervuara kompetencat pėr zgjedhjet nė Kosovė.
 
Komisioni Qendror Zgjedhor, me mbėshtetje nga OSBE ja, tani ėshtė i fokusuar nė dy sfida kryesore: transferimin e tė gjitha pėrgjegjėsive pėr menaxhimin e zgjedhjeve tek institucionet kosovare dhe ndryshimet nė sistemin zgjedhor pėr tė zgjeruar rolin e ligjvėnėsve si pėrfaqėsues tė nevojave dhe interesave tė zgjedhėsve.

"Njė nga objektivat e USAID it ėshtė tė mbėshtesė transformimin e Kosovės drejt vetėqeverisjes duke pėrforcuar institucionet e sapokrijuara demokratike dhe duke ndihmuar kosovarėt qė tė marrin pronėsinė e plotė mbi kėto organe", thotė Ken Jamashita, drejtor i Misionit tė USAID it nė Kosovė.
 
"Ky program do tė punojė pėr sė afėrmi me tė gjitha organizatat ndėrkombėtare qė mbėshtesin zgjedhjet nė Kosovė, posaēėrisht me OSBE nė, pėr tė ndihmuar kosovarėt nė marrjen e kėsaj pėrgjegjėsie me rėndėsi kritike", thuhet nė njė njoftim tė Zyrės amerikane nė Prishtinė.

"Ndihma jonė do tė jetė e natyrės profesionale dhe jopartiake pėr tė pėrforcuar kapacitetin dhe kredibilitetin e organeve qė menaxhojnė me zgjedhjet ashtu qė ato tė administrojnė nė mėnyrė efektive zgjedhjet e lira, tė drejta dhe reprezentative si dhe ndryshimet e kornizės ligjore tė menduara pėr tė pėrmirėsuar pėrfaqėsimin e nevojave tė zgjedhėsve", tha Ketrin Vitam, zyrtare e Programit tė IFES it.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.