|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Pavarėsia e kushtėzuar e Kosovės zgjidhja e vetme reale, - thonė ekspertėt amerikanė

 
 

 
Uashington, 5 janar 2005 /TN /QIK - Pavarėsia e kushtėzuar e Kosovės, edhe pse larg ideales, ndoshta ėshtė zgjidhja e vetme reale e kėsaj ēėshtjeje, kanė vlerėsuar dje njė grup ekspertėsh amerikanė pėr Ballkanin nė panelin e organizuar nga Fondacioni Heritixh nė Uashington.
 
Mirėpo, pjesėmarrėsit e panelit nuk kanė rėnė dakord sa i pėrket ēėshtjes sė ndarjes eventuale tė territorit tė Kosovės, as rreth asaj se nė ē'masė bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė ndikojė nė zgjidhjen e situatės.

Ēarls Kapēan theksoi rėndėsinė se nėn tė cilat kushte mė parė duhet vėshtruar stabilizimin, zvogėlimin dhe mungesėn e gjakderdhjes. "Mendoj se pėrgjigja ėshtė - pavarėsia, sepse kjo do tė qetėsonte bashkėsinė shqiptare nė Kosovė dhe do t'u mundėsojė serbėve qė jetojnė atje dhe tė vendosin tė jetojnė dhe tė mbesin atje.
 
Ia vlen tė provohet qė pas pavarėsisė tė rindėrtohet multietniciteti, natyrisht me praninė afatgjatė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė ushtrisė dhe policisė", ka theksuar Ēarls Kapēan, profesor nė Universitetin Xhorxhtaun.
 
Xhon Noris: "Marti Ahtisari ėshtė negociator i jashtėzakonshėm, por mendoj se nė fund tė tė gjithave, derisa SHBA-tė, si tė them, nuk shtrėngojnė disa njerėz duke u thėnė 'ky ėshtė rezultati i dėshiruar dhe kjo duhet tė bėhet', do tė jetė vėshtirė tė arrihet pėrfundimi i kėnaqshėm i tėrė procesit".

Xhon Halsman nga Fondacioni Heritixh, ndėrkaq thotė se zgjidhja nuk guxon tė diktohet. Ėshtė shumė me rėndėsi qė tė punohet nė decentralizimin dhe nė nxitjen e palėve pėr kompromis", thotė ai. Por ai mendon se ndarja e Kosovės duhet tė mbetet nė tryezėn e bisedimeve, sepse sipas tij, nėse nė negociata keni vetėm njė opsion - atėherė nuk negocioni - por vetėm diktoni apo pėrcaktoni rezultatin.

Sipas "Zėrit tė Amerikės", po ashtu pjesėmarrėsit posaēėrisht kanė analizuar ēėshtjen e precedentit, qė pavarėsia eventuale e Kosovės do tė shtronte nė rajon dhe jashtė tij.

Kapēan ka shfaqur mendimin se Maqedonia mė mirė do ta kishte pranė pavarėsisė sė Kosovės sepse radikalizimi i bashkėsisė shqiptare nė atė vend do tė nxitej nga Kosova.
 
"Pra qetėsojeni Kosovėn dhe gjėrat do tė qetėsohen nė Maqedoni. Nė Mal tė Zi kjo nuk ka ndikim tė madh sepse ai po ecėn drejt pavarėsisė sė vet, por problemet janė tė mundshėm nė Republika Srpska". Ai thotė se atė mė shumė e brengos precedenti nė Abhazi dhe Ēeēeni".

Pjesėmarrėsit e panelit kanė konkluduar se kjo nuk ėshtė arsye e mjaftueshme qė tė pengohet pavarėsia e Kosovės, por se ėshtė e nevojshme qė bashkėsia ndėrkombėtare qartė tė bėjė me dije se rasti i Kosovės ėshtė unik dhe i veēantė, dhe se nuk guxon tė pėrjetohet si precedent.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.