|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kofi Anan konsideron se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės do tė jetė kthesė pėr Ballkanin

 
 

 
Nju Jork, 5 janar 2005 /TN /QIK - Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB sė, Kofi Anan e ka pėrshėndetur kontributin e Presidentit tė Sllovenisė Janez Dėrnovshek nė debatin rreth statusit tė Kosovės.
 
Nė letrėn dėrguar Presidentit slloven, Anan e ka mbėshtetur dialogun e hapur nė bazė tė tė cilit nė procesin qė do ta udhėheqė Marti Ahtisari dhe ku do tė pėrfshihen mendime tė ndryshme, qė janė kontribut i rėndėsishėm ndaj qasjeve kreative.
 
Kofi Anan konsideron se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės do tė jetė kthesė pėr Ballkanin edhe pse ky ndoshta nuk do tė jetė ilaē pėr tė gjitha ēėshtjet nė rajon pėr ēka Ahtisari do tė kėshillohet nė hollėsi me tė gjithė aktorėt kryesorė, ka theksuar Anan.

 

  
Petersen mė 31 janar do tė raportojė para Kėshillit tė Sigurimit pėr pėrmbushjen e standardeve nė Kosovė
 
Prishtinė, 5 janar 2005 /TN /QIK - Kryeadministratori i Kosovės Soren Jesen Petersen mė 31 janar do tė raportojė pėrpara Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė pėr shkallėn e pėrmbushjes sė standardeve nė Kosovė. Kėshtu ka njoftuar shefi i UNMIK ut Soren Jesen Petersen me tė arritur dje nė aeroportin e Prishtinės, pas njė pushimi dyjavor nė vendlindjen e tij nė Danimarkė.
 
Sa i pėrket negocitave pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, Petersen ka paralajmėruar se pėr tė gjitha veprimet e ardhshme paraprakisht do tė koordinohet me Kryenegociatorin Marti Ahtisari.

Shefi i UNMIK ut ka porositur partitė e koalicionit qeveritar qė tė mos emėrojnė militantė partiakė, por profesionistė dhe autoritativė nė krye tė Ministrisė sė Rendit dhe asaj tė Drejtėsisė. Ai ka hedhur poshtė pohimet nė mediat e Beogradit se Kosova nuk ėshtė mjaft e pėrgatitur pėr tė udhėhequr Ministrinė e Rendit.

Petersen tha se ky vit do tė jetė njė vit vendimtar pėr Kosovė dhe ka shtuar se ėshtė me rėndėsi qė tė mos jetė vit i ndarjes, prandaj duhet punuar shumė dhe me kujdes.

"Ne tė gjithė e dimė se cila ėshtė ėndrra, qėllimi dhe ambicia kryesore e shumicės dėrmuese dhe pėr tė arritur atė qėllim, kėrkohet shumė punė", ka thėnė Petersen pėr tė shtuar se puna duhet bėrė asisojit qė edhe komunitetet pakicė tė ndihen mirė dhe tė sigurtė nė atė qė ėshtė synimi i popullatės shumicė tė Kosovės.

 

Shefat e diplomacisė sė vendeve tė Grupit tė Kontaktit mė 31 janar diskutojnė me Ahtisarin pėr Kosovėn

Prishtinė, 5 janar 2005 /TN /QIK - Grupi i Kontaktit dhe kryenegociatori Marti Ahtisari do tė takohen mė 16 janar nė Vjenė dhe mė 31 janar nė Londėr pėr tė diskutuar pėr ēėshtjen e Kosovės. Ahtisari dhe zėvendėsi i tij Albert Rohan, pas takimeve nė Prishtinė, Bruksel, Beograd, Moskė dhe Paris patėn paralajmėruar se nuk ka mė kohė pėr t'u humbur dhe presin propozimet konkrete edhe tė Prishtinės nė gjysmėn e dytė tė janarit.

Prandaj edhe pritet qė gjysma e dytė e muajit do tė jetė intensive, ndėrkohė qė delegacioni i Kosovės, pėrkatėsisht Grupi Politik do tė ketė tė gatshėm edhe planin e vet pėr decentralizimin e Kosovės, kjo tashmė si njėra nga kėrkesat prioritare qė i ka vėnė bashkėsia ndėrkombėtare pėr institucionet e Kosovės.

Nė Vjenė, sipas burimeve tė sė pėrdtshmes "Zėri", Grupi i Kontaktit, i pėrfaqėsuar nė nivel drejtorėsh do tė diskutojė me z.Ahtisari pėr tė arriturat e deritashme nė ndėrkohė nė Kosovė dhe pėr qėndrimet e Prishtinės dhe Beogradit. Poashtu nė kėtė takim do tė diskutohet edhe pėr takimin e paralajmėruar Haziri- Llonēari, qė pritet tė mbahet mė 23 janar nė Vjenė, pėr tė diskutuar ēėhtjen e decentralizimit, pėr ē'gjė Haziri pritet tė marrė besimin e delegacionit tė Kosovės.

Ndėrkaq Londra mė 31 janar do tė jetė mikpritėse e Grupit tė kontaktit, nė nivel tė shefave tė diplomacive, ku nė kėtė nivel mė tė lartė pritet tė ndriēohet mė shumė rruga drejt statusit pėrfundimtar tė Kosovės.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.