|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Viti 2005 ishte i rėndė pėr gazetarėt

 
 

 
Nju Jork, 4 janar 2005 /TN /QIK - Dy organizata ndėrkombėtare qė vėzhgojnė lirinė e shtypit nė botė botuan raportet e tyre vjetore qė tregojnė se 2005 ishte njė vit i rėndė pėr gazetarėt.

Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, me seli nė Nju Jork, thotė se vrasjet ishin shkaku kryesor i vdekjeve mes gazetarėve gjatė vitit qė sapo u mbyll. Nga 47 vdekjet e dokumentuara nga Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve nė 2005, 37 ose 39 pėrqind e tyre, u bėnė ose pėr t’u mbyllur gojėn gazetarėve, ose pėr t’i ndėshkuar ata pėr punėn e tyre.

Njė grup tjetėr i lirisė sė shtypit, organizata me seli nė Francė, Gazetarėt pa Kufij, sipas tė dhėnave tė saj, e vė nė 63 numrin e gazetarėve tė vrarė gjatė 2005.

22 gazetarė u vranė nė Irak, vendi mė i rrezikshėm pėr gazetarėt gjatė 2005. En Kuper, drejtorja e Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, thotė se rreziku mė i madh pėr gazetarėt nė Irak nuk ishte lufta.

Gjatė luftės nė Irak, nė mars tė vitit 2003, nė kėtė vend kanė humbur jetėn 60 gazetarė, duke e bėrė konfliktin nė Irak mė vdekjeprurėsin pėrsa u pėrket gazetarėve nė historinė 24 vjeēare tė vėzhgimit tė gazetarėve nga ky grup.

Gjatė konfliktit nė Ballkan nga viti 1991 deri mė 1995, humbėn jetėn 36 gazetarė.

Nė Ballkan, gazetari i vetėm i vrarė gjatė 2005, sipas listės sė Komitetit pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, ėshtė Bardhyl Ajeti, i gazetės Bota Sot nė Kosovė, qė u vra nė qershor nga persona tė panjohur nė tė dalė tė Prishtinės.

Kėtė viti Komiteti pėr Mbrojtjen e Gazetarėve, dokumenton edhe njė prirje afat-gjatė qė tregon se vrasėsit e gazetarėve rallė dalin para gjyqit.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.