|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Telegram:
Akademisė pėrkujtimore ( nė trevjetorin e vrasjes ) tė kolonel Tahir Zemajt, tė birit Enisit dhe kushėririt Hasanit

 
 

 

4 janar 2006 /TN

(Nga eprorėt ushtarak, kolegėt e tė madhit, Kolonel Tahir Zemajt)

Me rastin e kėsaj akademie pėrkujtimore pėr kolonel Tahir Zemajn,tė birin Enisin dhe kushėririn Hasanin e cila mbahet nėn patronazhin e presidentit Rugova kolegėt e tė madhit kolonel kan konsideratė tė lartė dhe u jam mirėnjohės tė gjithėve dhe ju inkurajojnė se keni dhe jeni duke bėrė njė punė tė mbarė dhe tė ndershme, institucioni i presidencės pėr sė dyti herė me radhė nėpėrmes kėsaj akademie pėrkujtimore ja kthen dinjitetin, borxhin dhe kryen obligimin ndaj legjendės sė luftės dhe heroit tė Kosovės kolonel Tahir Zemajt i cili me profesionalizėm dhe art ushtarak aq shumė i vlerėsoj. respektoj institucionet e REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS dhe luftoj nėn komandėn e tyre gjegjėsisht Ministrisė sė mbrojtjes.

Obligimi qė kemi pėr ta na detyron tė jem mirėnjohės dhe ti pėrkujtojmė pėr jetė e mote, sepse ai ėshtė dhe ata janė njė ndėr protagonistėt tė cilėt na mundėsuan qė tė marrim frymė lirshėm dhe kėtė liri qė tash e gėzojmė ėshtė rezultat i sakrificės sublime tė tij, tė tyre dhe tė gjithė dėshmorėve tė rėnė nė fushėn e nderit nė luftė pėr liri demokraci dhe mėvetėsi.

Ne bashkėluftėtarėt dhe kolegėt e tij kemi njė obligim moral, njerėzor dhe atdhetar qė ti pėrkujtojmė dhe ti jemi mirėnjohės veprės sė tyre duke i pasur nė mendje dhe zemėr, kurse nderimi i ynė pėr te tė jetė burim i pashtershėm jo vetėm pėr shoqėrinė e sotme, por edhe pėr ata sy qė do tė shikojnė dhe shoqėrojnė vendin tonė edhe shumė gjenerata pėrpara.

Kriminel u thonė atyre qė vranė kėtė personalitet aq tė shquar dhe burrė tė madh duke mos menduar fare se ēfarė humbje iu kanė shkaktuar vajzave, bashkėshortes, familjes Zemaj, kolegėve, miqve, dashamirėve dhe tėrė popullit tė Kosovės dhe mė gjerė. Kujtimi pėr ta ėshtė borxh, obligim dhe nder ndaj viktimave, familjeve dhe tė afėrmve tė tyre.

U vra njeriu i cili hyri nė luftė duke e dhėnė betimin para zotit dhe flamurit kombėtar, si ushtarak profesionist komandant nacional e jo revolucionar i cili punoi dhe veproi nė kuadėr tė institucioneve tė republikės sė Kosovės duke e njoftuar si komandant suprem presidentin Dr. Ibrahim Rugovėn, arkitektin e pavarėsisė sė Kosovės dhe tė gjitha strukturat tjera shtetėrore: Qeverinė e nė kuadėr tė saj ministrinė e mbrojtjes si dhe parlamentin.

U vra legjenda e luftės sė Loxhės, njeriu, ushtaraku dhe heroi i Kosovės i cili nėpėrmes lidhjeve dhe marrėveshjes me zyrėn e OSBE-sė nė Pejė konkretisht me Wolfgang Kaufmanin shefin e atasheve ushtarak dhe jo me askend tjetėr siē pretendojnė t’ķa veshin "njofkat", "intrigasht" dhe diletantėt e artit dhe doktrinės ushtarake dhe nė lidhje me OKB-nė nėpėrmes kontribuuesit dhe personalitetit tė shquar tė ēėshtjes kombėtare Hajdar ( Hari ) Bajrakterit e me pėrdorimin e strategjisė dhe doktrinės luftarake tė Tsun Xusės  shpėtoi nga masakra nė rrafshin e Dukagjinit mė se 60.000 (gjashtėdhjetėmijė) civil.

Nė kėtė pėrvjetor (tė tretė) pikėllimi, por me ndjenjė krenarie pėr tė madhin Kolonel Tahir Zemajn punėn e tij, aktivitetin, solidaritetin, urtėsinė dhe menēurinė, sinqeritetin e tij qė la, pėr dallim nga tė tjerėt tė cilėt mbollėn farėn e urrejtjes dhe lincit, ky mbolli farėn e tolerancės, dashurisė nė mes njerėzve dhe protagonistėve tė drejtpėrdrejt tė luftės duke deklaruar se:

citat "unė nuk kam plumba pėr shqiptar dhe civil kundėrshtar" me kėtė tregoi profesionalizmin e lartė nė parandalimin e luftės vėlla-vrasėse, por dhe zbatimin e ligjeve tė luftės sipas konventės ndėrkombėtare.

Nėse kėto virtyte tė tija do tė jenė udhėrrėfyes pėr ne, fėmijėt tanė dhe gjeneratat e ardhshme tė cilat do tė mėsojnė shumė nga vepra e tij, atėherė neve na obligon edhe mė tepėr pėr ta larė borxhin qė emrin e tij mos tė lejojmė qė ta mbuloj pluhuri i historisė dhe kjo histori assesi tė mos jet e shkruar nga njerėz diletant, jokompetent dhe tė papėrgjegjshėm pėr kėtė duhet angazhuar i tėrė potenciali njerėzor nė radhė tė parė ai intelektual, historianėt, protagonistėt e luftės pėr ēlirim, liri dhe pavarėsi dhe i tėrė materiali arkivor.

Organet kompetente duhet ta kryejnė pjesėn e punės sė tyre tė lanė anash dhe ti zbulojnė aktorėt e krimit nė tė kundėrtėn ne kurrėn e kurrės s“do tė pajtohemi me konstatimet e shndėrrimit tė njerėzve nė numra dhe se do tė punojmė qė pėr ne, drejtėsinė dhe shtetasit kosovar ky krim dhe krimet tjera mos tė kenė vulė tė vjetėrsisė deri sa mos tė ndriēohen dhe zbulohen tė gjitha rastet, ndėrsa aktorėt e krimit ta marrin dėnimin e drejtė dhe tė merituar dhe tė gjithė tė jen tė njėjtė duke dhėnė llogari para ligjit dhe organeve tė drejtėsisė.

Dhe mė nė fund ja vlen tė thuhet dhe konstatohet se i madhi kolonel Tahir Zemaj pėr ne kishte vetėm njė datė, ate tė lindjes mė 28 dhjetor 1951.

Tė pėrjetshėm qofshin heronjtė dhe vepra e tyre!

Shpėtimi dhe paqja qofshin mbi ne!

Zoti e bekoftė Tahirin dhe ruajt familjen Zemaj, nga krimi dhe kriminelėt.

Kryeshefi ZORRD, dhe Komandanti i Njėsiteve Operative nė Lugun e Baranit

Major: Nazif Ramabaja


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.