|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Mbrėmė me eksploziv ėshtė hedhur nė ajėr vetura private e kryeinspektorit komunal tė Gjilanit

 
 

 
Gjilan, 4 janar 2005 /TN /QIK - Mbrėmė pas orės 23:00 me eksploziv ėshtė hedhur nė ajėr vetura private e kryeinspektorit komunal tė Gjilanit, Nehat Ramadani. Vetura e markės "Golf 2" ka qenė e parkuar afėr shtėpisė sė z.Ramadani, nė momentin kur ka shpėrtrhyer.

Nehat Ramadani ka thėnė se rreth orės 22:25 minuta e kishte parkuar veturėn e tij private nė skajin e djathtė tė rrugicės, afėr shtėpisė sė tij dhe rreth 40 minuta mė vonė ėshtė dėgjuar shpėrthimi.

Pėr fat nuk ka pasur lėndime nė njerėz, por nga shpėrthimi i veturės, dėme materiale kanė pėsuar edhe disa shtėpi pėrreth, fqinjė tė parė me kryeinspektorin komunal tė Gjilanit, Nehat Ramadani.

Policia ka dalė nė vendngjarje dhe ėshtė duke i mbledhur tė dhėnat e nevojshme pėr t`i nisur hetimet nė zbardhjen e kryesve tė veprės, ndėrkohė qė pritet ndihma edhe nga njėsiti pėr deminim i KFOR it amerikan.

Kryetari i komunės sė Gjilanit, Xhemajl Hyseni, nė njė takim me gazetarė, e ka dėnuar aktin e mbrėmshėm nė Gjilan, tė cilėn e ka cilėsuar si mesazh tė keq pėr institucionet komunale, nė fillim tė kėtij viti, i adresuar nga dikush qė nuk i dėshiron pėrparime, ligjin dhe rendin nė kėtė komunė.

Komuna dhe qytetarėt e Gjilanit janė tė vendosur nė luftėn kundėr dukurive negative dhe tė pa kompromis ndaj atyre qė nuk i respektojnė vendimet e Asamblesė Komunale tė Gjilanit dhe ligjet e Parlamentit tė Kosovės, tha Hyseni. Ai ka kėrkuar nga organet e sigurisė dhe gjyqėsia qė t`i identifikojnė keqbėrėsit dhe ata t`i vejnė prapa grilave.

"Njerėzit e lig dhe qyqarė, tė cilėt nuk duan tė jetojnė brenda suazave ligjore, por dėshirojnė ta bėjnė rendin me bomba e mina, nuk e kanė vendin nė Gjilan dhe as nė Kosovė", ėshtė shprehur kreu i Gjilanit, Xhemajl Hyseni.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.