|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Koloneli Zemaj arriti fitore tė mėdha ushtarake duke kursyer djalėrinė e Kosovės

 
 

 
Prishtinė, 4 janar 2005 /TN /QIK - Me betimin para Flamurit dhėnė para ministritė tė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės Ahmet Krasniqi, dhe tė ceremonisė sė krijimit tė Brigadės 134 nė njė dokumentar, ėshtė pėrkujtuar nė 3-vjetorin e vrasjes kolonel Tahir Zemaj, komandant i kėsaj brigade, nė njė akademi sot nė Prishtinė nėn pėrkujdesjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

Mė 1998 nėn udhėheqjen e kolonel Zemajt Ushtria Ēlirimtare e Kosovės arriti tė shėnojė fitore tė befasishme ndaj forcave tė mėdha dhe shumė mė tė fuqishme serbe tė pėrkrahura edhe nga ato ajrore, nė betejėn e Loxhės, e cila fitore i dha famė kėtij ushtaraku tė karrierės.

Me kėtė fitore, historiani Zekeria Cana tha se filloi lufta e madhe, me tė cilėn iu bė e ditur botės se "shqiptarėt munden dhe dijnė tė bėjnė luftė".

Cana, para qindra tė pranishėmve nė Teatrin Kombėtar tė Prishtinės nė mesin e tė cilėve edhe kryekuvendari Daci, ministra, deputetė e udhėheqės komunash, tha se kjo fitore u arrit nė kohėn kur politika e Millosheviqit po e shkretėronte Kosovėn dhe donta ta kthente nė djerrinė dhe pa shqiptarė.
 
Cana tha se nuk lypej vetėm trimėri dhe vullnet pėr sakrificė, por edhe njohje e artit dhe e doktrinės ushtarake, pėr ēka "shumė djelmosha kanė shkuar dėm".
 
Cana tha se duhet patjetėr tė thuhet e vėrteta pėr veprimet tona nė tė kaluarėn edhe kur janė tė hidhura. Nuk mund t'i bėjmė shėrbim popullit po t'i harrojmė tė vėrtetat e hidhura", tha ai duke kujtuar vrasjet e shumė ushtarėve nė kalimin e kufirit, qė tha se janė bėrė nė tradhti.

"Duhet tė kemi nė zemėr dhe nė mendje mesazhin e burrave tė mėdhenj tė kombit pėr pavarėsinė e Kosovės", tha Cana.

- Po patėm kėto nė mendje, - sipas tij - forcimi i institucioneve do tė jetė i pashmangshėm.
 
"Uroj qė aktit tė pavarėsisė sė Kosovė t'i vėrė firmėn Presidenti i devotshėm, biri i Kosovės, Ibrahim Rugova", tha Cana.

Kolonel Zemaj, ėshtė vrarė nė mbrėmjen e 4 janarit tė vitit 2003, sė bashku me djalin e tij Enisin dhe kushėririn Hasan Zemaj, kryetar i degės sė Forumit Rinor tė LDK-sė nė Deēan, nė njė atentat tė pazbuluar ende.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.