|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Patrick Moore: Serbėt e Kosovės do tė shohin se Beogradi i ka shfrytėzuar pėr qėllime politike

 
 

 
3 janar 2006 /TN
 
"Pėr shumicėn shqiptare nė Kosovė, ėshtė vetėm njė mundėsi qė do tė jetė e pranueshme dhe ēdo gjė qė duket si shtyrje serioze ose kompromis nė ēėshtjen e pavarėsisė, vlerėsoj se me gjasė do tė ēojė nė probleme siē ishin ato tė marsit tė vitit 2004. Sa i pėrketė Beogradit, siē kam sugjeruar edhe mė parė, ata me gjasė do tė marrin njė linjė tė fortė deri nė zgjedhje dhe ndoshta mė vonė do tė shohim se akulli pak do tė zbutet", thotė, pos tjerash, analisti i Radios Evropa e Lirė, Patrick Moore.
 
 
(Evropa e lirė, mė 31 dhjetor 2005), Intervistoi: Fatmir Bujupi
 
 
RADIO EVROPA E LIRĖ
Kėtė vit u mor vendimi pėr fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės. Sipas jush, a mund tė thuhet se ishte ky njė vit shumė i rėndėsishėm pėr procesin politik nė Kosovė?

PATRICK MOORE
Sigurisht. Qartas, shumė ėshtė arritur kėtė vit. Para se gjithash, tash kemi fillimin zyrtar tė bisedimeve nga ana e Kombeve tė Bashkuara. Ka pasur shumė lėvizje serioze dhe ne tash shohim, edhe njė herė, qė Shtetet e Bashkuara kanė ndėrmarrė iniciativė qė gjėrat tė lėvizin. Pra, mendoj se kėto janė shenja shumė pozitive pėr ēdokėnd, qė ėshtė i interesuar pėr zgjidhjen e statusit, pėr tė cilin mendoj se pajtohen shumica e vėzhguesve, nuk mund tė lejohet qė tė presė nė pakufi.
 
Le t'u kthehemi tash gjėrave qė ndodhėn mė para njė viti. Nė atė kohė kishte shumė pritje dhe hezitim ndėr ndėrkombėtarėt, qė gjithnjė i referoheshin dhunės sė marsit tė vitit 2004 si njė arsyetim pėr mos ndėrmarrjen e asnjė aksioni. E dimė se nė Beograd ishin tė lumtur pėr kėtė shtyrje sepse besonin se koha ishte nė anėn e tyre.
 
Pra, e tėra qė ata duhej tė bėnin ishte shtyrja dhe tė prisnin qė eventualisht ndėrkombėtarėt tė lodheshin dhe tė largoheshin, kėshtu qė Beogradi do tė mund t'i dėrgonte prapė forcat e sigurisė serbe. Unė, poashtu, kam dėgjuar shumė njerėz nė rajon, qė kanė thėnė se ka dyshime tė mėdha, qė disa nga ndėrkombėtarėt me pozita nė Prishtinė dhe gjetkė, janė shumė tė lumtur ta shohin zgjatjen e punėve tė tyre qė paguhen mirė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Presim qė bisedimet pėr status tė fillojnė nė janar tė vitit 2006. A mendoni se kjo do tė ndodhė?

PATRICK MOORE
Mendoj se mund tė themi qė ka gjasė tė mira qė bisedat, nėse jo nė janar, atėherė tė fillojnė pak mė vonė. Pra, nuk ka mė pritje tė pakufizuara. Ēėshtje pozitive nė anėn e ndėrkombėtarėve, pėr tė cilėt ēdokush e pranon se ata e kanė atė qė duket si e drejtė pėr tė vendosur pėr kėtė ēėshtje, pra ndėrkombėtarėt dėshirojnė lėvizje.
 
Nga ana tjetėr, konsideroj se ēėshtje negative ėshtė fillimi i bisedimeve para se nė Serbi tė mbahen zgjedhjet, qė priteshin tė mbaheshin gjatė vitit 2005. Zgjedhjet nė Serbi do tė jenė ēėshtje kryesore nė mendjen e politikanėve nė Beograd.
 
Pėr kėtė arsye ata nuk do tė bėjnė asgjė qė do ti dėmtoj gjasėt e tyre ndėr votuesit. Kėtu duhet tė pėrfshihen edhe politikanėt serbė tė Kosovės. Kjo do tė thotė se pėr aq sa bisedimet do tė vazhdojnė, me gjasė, nuk mund tė pritet mė tepėr fleksibilitet nga delegacioni i Beogradit, deri pas zgjedhjeve, kurdo qė ato tė mbahen.


RADIO EVROPA E LIRĖ
Pritet se procesi pėr statusin final do tė pėrfundoj gjatė vitit 2006. Nga kėndvėshtrimi juaj, a ėshtė kjo e arritshme dhe cili ėshtė pėrfundimi i mundshėm?

PATRICK MOORE
Siē thotė njė proverb "kur ekziston vullneti –ekziston edhe mėnyra", duket se ndėrkombėtarėt tash kanė njė gatishmėri pėr ta zgjidhur ēėshtjen nė rajon, ēėshtjen pėr tė cilėn ata kanė vėrejtur se sa mė gjatė tė pritet, aq mė vėshtirė zgjidhet. Siē e dimė tė gjithė, pėr shumicėn shqiptare nė Kosovė, ėshtė vetėm njė mundėsi qė do tė jetė e pranueshme dhe ēdo gjė qė duket si shtyrje serioze ose kompromis nė ēėshtjen e pavarėsisė, vlerėsoj se me gjasė do tė ēojė nė probleme siē ishin ato tė marsit tė vitit 2004.
 
Sa i pėrketė Beogradit, siē kam sugjeruar edhe mė parė, ata me gjasė do tė marin njė linjė tė fortė deri nė zgjedhje dhe ndoshta mė vonė do tė shohim se akulli pak do tė zbutet. Por, nė analizat pėrfundimtare, pasi ēėshtja e Beogradit tė jetė zgjidhur, e kjo do tė zgjidhet duke e kompensuar Beogradin nė mėnyra tė tjera, qoftė me para apo me ndonjė avantazh nė negociatat me Bashkimin Evropian, atėherė njerėzit nė Beograd do t'ua kthejnė shpinėn serbėve nė Kosovė, ashtu sikur vepruan me serbėt nė Kroaci dhe nė Bosnjė.
 
Le tė pėrkujtojmė se kur filluan problemet nė Kroaci dhe nė Bosnjė slogani ishte se popullata serbe, veēanėrisht nė Kroaci, dėshironte tė mbetej nė Jugosllavinė e dikurshme. Por, kur lufta mbaroi, kur njerėzit u larguan dhe shkuan nė Serbi, atje nuk kishte asgjė pėr ta, pos njė pritjeje tė ftohtė. Kėtyre njerėzve nuk u ėshtė dhėnė shtetėsia e as pėrfitime sociale, siē i kanė qytetarėt e Serbisė. Prandaj, ndjej fuqishėm se serbėt e Kosovės do tė shohin se Beogradi i ka shfrytėzuar ata pėr qėllimet e veta politike, ēfarėdo qofshin ato.Ata do t'ua kthejnė shpinėn kėtyre njerėzve, siē vepruan ndaj serbėve tė Kroacisė dhe tė Bosnjės.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.