|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Parku Arktik Natyror i Alaskės po shihet pėrsėri si njė burim i mundshėm pėr energjinė

 
 

 

3 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (2.01.2006) - Greg Flakus

Senati amerikan po shqyrton pėrsėri projektligje pėr tė hapur Parkun Arktik Natyror tė Alaskės si dhe disa rajone nė brigjet e Paqėsorit dhe Atlantikut pėr kėrkim-shpim pėr naftė dhe gaz natyror. Dhoma e Pėrfaqėsuesve e ka miratuar kėtė projektligj. Rritja e kėrkesave pėr karburant nga konsumatorėt si pėr nevojat e transportit ashtu edhe pėr ngrohje gjatė dimrit e ka sjellė kėtė ēėshtje pėrsėri nė plan tė parė.

Nė janar tė vitit 1969 njė difekt nė njė platformė shpimi nė brigjet e Kalifornisė shkaktoi derdhjen e 4 mijė e 500 fuēive nafte nė ujėrat e Oqeanit Paqėsor, qė solli ngordhjen e mijėra shpendėve dhe kafshėve tė tjera. Kjo ishte njė ndėr shkėndijat qė i dha hov lėvizjes ambjentaliste e cila arriti tė siguronte ndalimin e shpimeve pranė brigjeve amerikane si nė Paqėsor ashtu edhe nė Atlantik. 17-vjeēari Josh Gowner, amator i sporteve tė ujit, e kundėrshton me forcė kthimin e punimeve pėr nxjerrje nafte nė brigjet ku ai bėn plazh.

 Trafiku i anijeve si dhe shanset pėr derdhje nafte rriten. Kjo do tė kėrkonte shtimin e operacioneve tė pastrimit. Por shumė ekspertė tė energjetikės si bankieri nga Houstoni, Matt Simmons, parashikojnė se vendi ėshtė pranė njė krize energjetike:

"Unė do tė hiqja menjėherė pengesat nė mėnyrė qė tė fillojnė shpimet nė brigjet e jashtme amerikane. Duhet tė fillojmė kėrkimet pėr rezerva gazi nė brigjet e Atlantikut dhe Paqėsorit si dhe nė pjesėn lindore tė Gjirit tė Meksikės, pasi ekonomia amerikane nuk ka tė ardhme nėse nuk gjejmė zgjedhje pėr krizėn e gazit natyror."-thot ė ai.

Gazi natyror i cili ka nivel tė ulėt ndotjeje, shihet si njė alternativė e pėlqyer ndaj qymyrgurit dhe naftės, por oferta nuk ka arritur tė pėrballojė kėrkesat. Pėr kėtė arsye shumė kompani energjetike duan tė fillojnė kėrkimet pėr naftė dhe gaz nė bregdetin e Floridės qė shtrihet nė Gjirin e Meksikės, nė Alaskė dhe nė ujėrat territoriale amerikane pėrgjatė brigjeve tė Atlantikut dhe Paqėsorit.

Por shumė ambjentalistė dhe disa ekspertė tė energjetikės preferojnė njė zgjidhje tjetėr. Amory Lovins, drejtor i Institutit Jofitimprurės Rocky Mountain nė Kolorado, thotė se metoda qė bazohen nė kursimin e energjisė dhe shpikja e teknologjisė qė pėrdor burime alternative do tė ishin mė pozitive pėr mjedisin dhe mė pak e kushtueshme pėr vendin:

"E gjithė nafta qė pėrdorim, apo qė do tė pėrdorim, mund tė kursehet dhe tė zėvendėsohet me ēmim mė tė lirė sesa tė blehet nė treg me ēmimin e tregut. Ai thotė se Shtetet e Bashkuara mund tė eliminojnė plotėsisht pėrdorimin e naftės brenda disa dekadash."-thotė ai.

 Zoti Lovins thotė se njė pjesė e kėsaj mund tė realizohet duke marrė hapa tė guximshėm pėr tė eliminuar humbjet dhe shpėrdorimet dhe duke pėrmirėsuar efikasitetin nė ndėrtesa, fabrika dhe makina.

Amory Lovins thotė se pėrdorimi i gjeneratorėve mė efikasė do tė ndihmonte nė kursimin e gazit nė centralet elektrike dhe se pėrparimet teknologjike nė industrinė e lėndėve djegėse biologjike do tė hapnin 750 mijė vende pune nė bujqėsi. Por disa ekspertė tė energjetikės i shohin me dyshim shifrat qė paraqet zoti Lovins dhe nuk janė tė bindur se prodhimi i lėndėve djegėse biologjike nė masė do tė ishte me leverdi. Ekspertėt, si Matt Simmons, parashikojnė njė gjendje tė vėshtirė energjetike nėse nė vitet tė ardhshme nuk ka ndonjė pėrparim tė rėndėsishėm teknologjik:

"Ndėrkohė ne duhet tė bėjmė ē’ėshtė e mundur pėr tė mbajtur nėn kontroll kėrkesėn dhe pėr tė menaxhuar mė sė miri ofertėn. Drejtues tė industrisė energjetike thonė se mbėshtesin idenė e masave pėr tė mbajtur nėn kontroll kėrkesėn pėrmes ruajtes sė energjisė, por shtojnė se e vetmja mėnyrė pėr tė menaxhuar ofertėn ėshtė tė krijohen kapacitetet e prodhimit nė tė gjitha rezervat e naftės dhe gazit."-thotė ai. 

Nė bregdetin kalifornian, edhe vetė banorėt si Mel Hester, e shohin si tė paevitueshėm fillimin e shpimeve tė reja nė det.

"Kam ndjenja tė pėrziera lidhur me kėtė. Nuk dua tė trazohet flora dhe fauna nė kėto zona tė papopulluara, por nga ana tjetėr, ne si komb nuk jemi treguar sa duhet tė kursyer pėr tė shmangur shpime tė tilla."- thotė banori i Kalifornisė.//lk 


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.