|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

David Bellos: Kadareja mė pranė Balzakut sesa shkrimtarėve bashkėkohorė

 
 

 

3 janar 2006 /TN

(Zėri i Amerikės, mė 1.01.2006), Intervistoi Keida Kostreci

Libri i fundit i botuar nė anglisht i shkrimtarit Ismail Kadare, Pasardhėsi u vlerėsua me kritika pozitive kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Profesori David Bellos, qė pėrkthen veprat e Kadaresė nga frėngjishtja, thotė se nė Shtetet e Bashkuara interesi pėr Kadarenė sė fundmi ishte njė kombinim i faktit qė ai mori ēmimin Man Booker International dhe botimi i Pasardhėsit pak muaj mė pas. Profesor Bellos thotė se Kadareja radhitet mė shumė mes shkrimtarėve tė kaluar si Balzaku, sesa mes atyre bashkėkohorė.

Zėri i Amerikės: Profesor Bellos ju keni pėrkthyer disa nga veprat e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare nga frėngjishtja nė anglisht. Si njeri qė merreni me letėrsinė, cili mendoni se ėshtė roli i tij nė letėrsinė botėrore bashkėkohore?

David Bellos: Mendoj se vendi i Kadaresė ėshtė unik dhe i pazakontė pėr shekullin e 21-tė. Nė letėrsi Kadareja siē e shoh unė, radhitet me shkrimtarėt e sė kaluarės mė shumė se ata tė kohės sė sotme. Nė njė farė mėnyre unė e shoh atė si njė Balzak tė Shqipėrisė, qė shkruan njė komedi njerėzore ku njė numėr i jashtėzakonshėm personazhesh, fillesh dhe historish ndėrthuren me njėra tjetrėn.

Nė drejtime tė tjera ai ėshtė si Dante qė shkruan njė pasardhės tė Ferrit. Nga ana tjetėr ai sigurisht qė u kujton njerėzve Kafkėn, pėr shkak tė mėnyrės sė ēuditshme, tė palogjikshme dhe groteske me tė cilėn ai pėrshkruan tiraninė dhe efektet e saj tek shpirti njerėzor. Por mendoj se tipari mė i pazakontė i Kadaresė ėshtė se nė sytė e botės sė huaj, ai shkruan pėr Shqipėrinė, megjithėse si jo-shqiptar, si njė lexues qė nuk e njeh atė, unė e di shumė mirė se ajo Shqipėri, ėshtė Shqipėria e Kadaresė dhe jo tamam Shqipėria reale.

Nė botėn anglishtfolėse, mendoj se interesi dhe entuziazmi pėr Kadarenė ka ardhur ngadalė. Ai ėshtė shumė i ndryshėm nga autorėt e letėrsisė sė gjuhės angleze. Mendoj se para sė gjithash ai ngjall interes tek publiku anglishtfolės, sepse ai ėshtė njė tregimtar i shkėlqyer dhe qė di ta mbajė interesin tė gjallė. Sė dyti, sepse nga pikėpamja jonė ėshtė diēka ekzotike, njė pėrvojė krejt e re dhe kur e lexon dhe i hyn thellė veprės sė tij, e kupton qė ai po flet edhe pėr ne. 

Zėri i Amerikės: Ju thatė se Ismail Kadare megjithėse ka vite qė vepra e tij botohet nė anglisht vetėm tani po fillon tė njihet vėrtet nė botėn anglishtfolėse. Duket se kjo njohje ka ardhur me ēmimin ndėrkombėtar Man Booker. Si e shpjegoni ju faktin qė duhet njė ngjarje e tillė, njė ēmim i tillė qė bota anglishtfolėse, ose mė saktė publiku amerikan tė njihet me tė dhe tė marrė kritikat qė po merr zoti Kadare tani?

David Bellos: Amerikanėt nuk lexojnė libra tė autorėve tė huaj. Vėshtirėsia pėr njė autor qė shkruan nė njė gjuhė tjetėr, pėr tė siguruar lexues amerikanė, ėshtė jashtėzakonisht e madhe dhe janė tė paktė ata qė hyjnė nė kėtė treg. Ēmimi Man Booker International bėri qė Kadare tė tėrhiqte vėmendjen nė botėn anglishtfolėse, por mė duhet tė them qė mė shumė kjo u vu re nė Britani dhe nė Australi, sesa nė Shtetet e Bashkuara.

Ajo qė duket se ka funksionuar kėtu ėshtė kombinimi i ēmimit me daljen nė qarkullim nė anglisht tė librit “Pasardhėsi”, tė cilin kritika e e ka vlerėsuar, dhe pėrveē kėsaj njė tregim i tij u botua edhe nė revistėn The New Yorker (“Pėrballė pasqyrės sė njė gruaje”). Megjithatė, megjithėse tani profili i Kadaresė ėshtė ngritur kėtu nė Shtetet e Bashkuara, nuk mendoj se do tė arrijė nė statusin e emrave qė mbajnė industrinė e librave nė Amerikė. Mė vjen keq qė e them kėtė, por nuk mė duket se kjo prirje do tė ndryshojė.

Zėri i Amerikės: Ju pėrmendėt faktin qė Kadareja me veprėn e tij ka demaskuar, ka sulmuar regjimin komunist nė Shqipėri, por nga ana tjetėr ka pasur edhe shumė polemika pėr rolin e Kadaresė gjatė viteve tė kėtij regjimi dhe kėto polemika kanė kaluar edhe kufijtė e Shqipėrisė. Pse edhe mes kritikėve, mes botės letrare, mes lexuesve ka kaq shumė rėndėsi roli qė ka pasur Kadareja nė regjimin komunist? 

David Bellos: Mund tė jap tri arsye pėr njė gjė tė tillė: E para ėshtė se njerėzit qė shkruajnė artikuj nė gazeta, shpesh thjesht sa lexojnė artikuj tė tjerė nė gazetė dhe nuk lexojnė nė tė vėrtetė librat. Dhe shpesh ka pėrsėritje nė gazeta lidhur me kėtė ēėshtje. Ėshtė pėr tė ardhur keq, por kėshtu ndodh shpesh. E dyta ėshtė se vetė Kadareja flet pėr kėtė temė, pėrmes letėrsisė sė tij nė mėnyrė shumė prekėse, nė kapituj si pėr shembull ai pėr Arkitektin tek Pasardhėsi.

Mendoj se edhe nė librin qė po pėrkthej tani Vajza e Agamemnonit, personi qė tregon historinė ndjehet disi gjysmė fajtor, sikur vret mendjen se ēfarė mendojnė njerėzit pėr tė. Mendoj se sikur njerėzit vetėm t’i lexonin librat e Kadaresė, do tė shihnin se subjekti themelor pėr tė cilin ai shkruan, ėshtė se nuk mund tė jesh krejtėsisht i shkėputur nga njė gjendje qė po tė shtyp.

Drama dhe tmerri i shtypjes, ėshtė se bėhesh pjesė e tij, thjesht pėr faktin qė je i pranishėm. Por ai e shpreh njė gjė tė tillė shumė mė mirė pėrmes romaneve tė tij, pėrfshirė ato historike, sesa ē’mund ta bėjė me ēfarėdo qė tė thotė direkt. Mua personalisht mė duket se ai ėshtė njė njeri modest, tė cilit nuk i pėlqen tė replikojė. Ai ėshtė poet dhe shkrimtar dhe nėse do qė tė kuptosh sesi arriti Kadare tė jetojė nė ato 40 vjet tė regjimit tė Hoxhės, ėshtė e gjitha brenda librave tė tij, por duhet t’i lexosh me dashamirėsi dhe jo me idenė e pėrpjekjes pėr tė gjetur se ku ėshtė faji.

Arsyeja e tretė ėshtė se ne kėtu, tė paktėn nė Shtetet e Bashkuara, jemi ende tė formuar ideologjikisht nga periudha e Luftės sė Ftohtė gjatė sė cilės njerėzit mendonin se kishte vetėm dy anė: E drejta dhe e gabuara dhe se duhet tė ishe ose nga njėra anė, ose nga tjetra. Kėshtu, artikuj tė keqinformuar nė shtypin amerikan pėr Kadare, e kanė origjinėn pikėrisht tek ky kėndvėshtrim, pra qė nėse ai nuk ishte atje duke hedhur granata dhe duke luftuar, atėherė ai duhet tė ketė qenė bashkėpunėtor i tyre. Sigurisht qė nuk ėshtė kėshtu, por ka ende njerėz qė e mendojnė kaq thjesht.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.