|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Letra pėrtej jetėvdekjes
Rekuiem tejdimensional

 
 

 
3 janar 2006 /TN
 
Pse ne nuk dėshmojmė...!? A mos jemi shndėrruar tė gjithė nė vrasės ngase pėrditė e vrasim tė vėrtetėn?!
Dhe me tė drejtė shtrohet pyetja para Zotit: kush po e pėrgjon dashurinė, pse vdekja troket nė krenarinė dhe egon e poetit, intelektualit, luftėtarit dhe tė gjithė atyre qė lirinė e kishin projektuar ndryshe...?!”
 
S
hkruan: Bekim Toēani
 
 
Portat e hapura tė Enverit
 
Shumė vjet e shumfish mė tepėr dhembje do tė kalojė nga vrasja para shtėpisė e Enver Malokut dhe pos luleve, fjalėve, kujtimeve dhe heshtjes, asgjė nuk do ta zbardhė vrasjen makabre tė janarit 1999...Tė janarėve qė jo krejt pahetueshėm janė bėrė pjesė e ftohtė e jetės qe shumė vjet...
 
Tė asaj jete dhe tė mozaikut tė pėrgjysmuar tė lirisė, heshtjes tonė dhe mospėrgjegjėsisė sė organeve qė do tė duhej ta thonin fjalėn e vet pėr vrasjet, plagosjet dhe pėrgjithėsisht pėr dhunėn politike qė ka lėnė fėmijė jetimė dhe plagė tė gjalla...tė vrasjeve qė kanė lėnė domosdoshėm edhe porta tė hapura e gjysmė tė hapura pėr ndriēimin e kėtyre akteve tė zeza tė dorės vrastare e kriminele...
 
Qė nga viti 1999 e deri sot, Kosova ka ndryshuar dhe ka pėrparuar bashkė me lirinė, ecjen drejt progresit dhe realizimin e plotė tė pavarėsisė. Por pėrsėri kanė ndodhur vrasjet politike sikur qė, pėrsėri vrasėsit kanė mbetur “tė pa identifikuar” ... Pėrsėri o Enver Maloku, kapuqonėt vrasin nė dritė me diell e para shtėpisė dhe askush nuk “guxon” t’ua pėrplasė tė  vėrtetėn nė sy atyre qė edhe pas gjithė kėsaj kanė shtėpi e pallate, biznese e para tė pista me tė cilat pėrsėritshėm falsifikojnė historinė, krimin e quajnė ende patriotizėm dhe gjithēka tė zezė e veshin me ngjyrėn sterrė...
 
E ti amanet ma pate lėnė qė tė shkruaj pėr tė vėrtetėn, pėr tė mirėn dhe pėr portat qė duhet t’i hapi qė njerėzimi tė pėrparojė. Qė ne tė kemi orėn e 25-tė me familjet tona dhe lirinė e Kosovės!
 
“Mos u dėshproni sepse pėr gjithė punėn qė bėjmė ndoshta i vetmi shpėrblim do tė mbetet likudimi, por kam shpresė tė madhe se e vėrteta pėr Kosovėn do tė ngadhnjejė, me ose pa ne”, na pate thėnė duke qeshur pak orė pas atentatit tė parė nė TY.
 
A thua cili do tė mbetet “shpėrblimi” i brezit tė Republikės qė me aq pėrkushtim humbi tėrė njė jetė pėr Kosovėn, me LDK-nė dhe miqt dhe nga ajo sakrificė dje, sot ka vetėm njė satisfaksion moral: pavarėsia po bėhet, pavarėsisht qė individė e jonjerėz pėrpiqen me grushta e prapa shpinės tė pėrvetėsojnė merita, humbjet t’i numėrojnė fitore, historinė ta shkruajnė pėr vete dhe  sėrish tė premtojnė fitore zgjedhjesh tė lira pa zgjedhur mjetet.
 
A thua krejt pyetjet pa pėrgjigje bashkė me heshtjen tonė dhe mozaikun e pėrgjysmuar tė lirisė ndodhin vetėm pse ka mungesė dashurie dhe harresė tė padurueshme. Apo pse duke heshtur e ndrydhur tė vėrtetėn ruajmė privilegjin e quajtur jetė...?! Ndėrkohė qė ne jetojmė heshtjen dhe realitetin e jetės e tė lirisė, pyetjeve pa pėrgjigje, portat mbeten tė hapura pėr tė vėrtetėn qė do ti jepte tjetėr formė e pėrmbajtje kėsaj jete, krejt tjetėr kuptim lirisė, fjalės dhe ardhmėrisė sė Kosovės pėr tė cilėn aq shumė flasim e “gėnjeshtėrisht betohemi”!?
 
  
Dialogu tejdimensional
 
Enveri nuk i besoi vrasjes tėnde pothuaj vetėm pak ditė para se ai tė pėrballej me vrasjen e vet...As Xhema nuk bindej dot qė plumbat tė morėn Ty nė Kryeqytet...A vritet gazetari dhe fjala bre...?!
 
- Miku im i panjohur, pse kėto dimensione komunikimi vijnė kėshtu e dhembja nuk pushon as sot e mot!?
- Ti sėrish me budallallėkun tėnd...eh i mjeri djalė...”, ėshtė njė zė pėrtej ndėrgjegjes, pėrtej varrit libėr... Eh, llapi, mendova unė dhe as qė mė bėhej pse njerėzit mund tė mendonin ashtu. Fundja askush nuk e ka shpikur legjendėn e shotės sė egėr!
- More djalė, cilėn vdekje do ta zgjedhnim sot, kur na vrasin e na plagosin edhe ata qė i kemi pas kujtuar miq?
- Po ēfarė ke pritur oi mjerė? Tė tė ngrisin pėrmendore pėrsėgjalli?!
- Jo, por i besoj idealit!
- Je i gjykuar tė vdesėsh idealisht, prandaj vuaj, digju nga dhembja dhe shtegto kot pėr tė vėrtetėn qė kurr nuk do ta shkruash!
- Na e vranė dashurinė e vuajtja po na e fisnikėron shpirtin!
- Ani de, pastaj mos ma thuaj qė Enveri e as Kujtimi a Fadili s’i besojnė amshimit tim! Lermani qunin rehat nesėr!
 
Pse o Zot ky tundim?! Nuk jam ėndėrr dhe fare hiq zhgėndėr! Nė retrospektivė mė kujtohet qė vdekshmėrisht pata shkruar: Ne kurrė nuk i kemi njohur rolet tona, pavarėsisht parandjenjave dhe shenjave qė gjithėmonė i kemi dėshifruar qė mė parė, sepse ishte gjithėmonė pyetja: Kush e ka radhėn? Ky bashkėbisedim mė ėshtė mė i rėndi. Tmerrėsisht mė dhemb e nuk e di ēfarė tė bėjė me lapsin. Nėse nuk shkruajė, atėherė do tė mė plasė lukthi dhe do tė vetvritem me lapsin tim dhe shkarravinat e mia ...
 
Mėkatėnisht edhe sot mund ta thyej heshtjen e bardhė mbi librin-pėrmendore dhe nė tė njėjtėn kohė po bėj njė mėkat tė madh qė ta barti mbi supe si Jezusi Kryqin...Por, jemi mėsuar kėshtu ky soji ynė prej fjale...Prandaj s’kam mė lukth se ma ka djegur thartina edhe trurin e budallėm!
 
 
Njė lutje pėr tokėn e Kosovės
 
Nė njė tubim tė mbajtur nė Llap, inteketuali dhe veprimtari unikat i shqiptarėve, dr. Sabri Hamiti pati thėnė se vrasja e Bekim Kastratit dhe e Besim Dajakut (jo vetėm si njerėz po si koncepte) ėshtė frikė se njė tokė po hyn nė mallkimin e njeriut e tė Zotit. Aty ku vritet dija dhe truri i kombit, aty ēilet udha pėr tė hyrė barbari, pati deklaruar njeriu qė u plagos nga maska tė njėjta qė vranė Afrimin, Enverin e Xhemėn.
 
Po udha pėr barbari ishte ēelė shumė mė heret o Xhemė! Nė varrezat e Lepajve ne kemi pas biseduar pse e vranė Enverin e Afrimin dhe pse Jusuf Gėrvalla i kėndonte rekuim vendlindjes!
 
Miku im i fjalės, ne nuk besonim se plumbi i njėjtė do tė tė gjakosė edhe TY.
 
E megjithate ndodhi nė pikė tė ditės, para shtėpisė pėrsėritshėm dhe tė gjithė sot e kėsaj dite kemi futur veshėt nė lesh dhe presim nė mes tė alternativės: A tė shkruajmė pėr vrasjet politike apo tė ngarendim pėr pushtet e pasuri. Mirėpo askush nuk e ndau shapin prej sheqeri edhe nė lėvizjen e partinė tonė o Xhemė!
 
Nė emėr tė saj dhe tė Presidentit njerėz kanė bėrė pasuri e karrierė!
 
Megjithate mirė e ka thėnė profesori Sabri Hamiti:
 
“Nėse ju thotė dikush se punon pėr shtet e jo pėr pushtet mos i besoni, sepse nuk ka shtet pa pushtet, e nuk ka as pushtet pa shtet. Tė dytė janė tė lidhur dhe i duhen Kosovės si buka. Nėse ju thotė dikush se digjet pėr lirinė e Kosovės dhe para kalon i kuq si trėndafili, pa therrė nė kėmbė, mos i besoni.
 
Ai qė kalon nėpėr flakė, do ta ketė sė paku njė shenjė nė faqe. Nėse ju thotė dikush qė do tė krijojė drejtėsi sociale dhe pa asnjė ditė pune ndėrton shtėpi personale njėmijė metrash katrorė, mos i besoni. Kėshtu mund tė ndėrtohet vetėm me pasuri tė rrėmbyer. Nėse pėrbehet dikush vetėm nė njė program tė njė partie pėr Kosovėn, vėshtirė t’i besohet. Ai qė ndėrron krahun politik mbrenda natės, kurrė nuk ka pasur pikėpamje, por vetėm llogari dhe interes”.
 
Prandaj lutu hyjnisht edhe pėr Kosovėn o Xhemė! Tė lutemi bashkėrisht pėr shpėtim!
 
 
Parafundi i njė dialogu
 
Po bėhen mė se 6 vjet dhe vargut tė heronjve tė fjalės sė lirė dhe vrasjeve makabre nuk do t’u ndėrpritet hovi. Bardhyl Ajeti nuk i besonte vdekjes edhe pse kėrcėnimet i vinin palė-palė.
 
Gazetarėt e intelektualė, kurrė nuk shkruajnė pse ka individė e udhėheqės politikė e ushtarakė, qė para luftės luftonin pėr ekzistencė e sot kanė ndėrtuar alamet pallate e biznese.
 
A ka shkruar ndonjėherė ndonjė gazetė qė pretendon profesionalizmin dhe gazetarinė bashkėkohore ndryshe, pėr vrasjet e pandriēuara? A kanė pasur guxim njerėzor, moral e intelektual tė trajtojnė pasurimin pėrrallor tė disa “kumandantave” apo politikajve tė pasluftės?
 
Cili nga kėta Don Kishota, qė aq shumė thirren nė lirinė e fjalės, e ka kujtuar Enverin, Xhemėn, Afrimin dhe shumė njerėz tjerė qė u vranė veē pse i mbronin dhe i respektonin institucionet e Kosovės?!
 
Njė miku im mė pat thėnė qė nėse shkruaj kėshtu, s’do tė shkruaj aq gjatė dhe mė besoni qė jam lutur pėr tė, sikur pėr ata qė ditėn e natėn vrasin dashurinė dhe njeriun!
 
Kur na i merrnin baballarėt apo bijtė dhe i burgosnin ne vajtonim Kosovėn nėnė qė po na i merr bijtė e etėrit! A thua ēfarė bėnė ata qė na i morėn Enverin, Afrimin, Xhemėn?!
 
 
Apo si pretendohet ndėrtimi i shtetit me fėmijėt jetimė qė nuk e dinė pse iu vranė mė tė dashurit dhe kush i vrau?! Nėna qė i mbeten fėmijėt jetimė ėshtė me vaj nė buzė dhe mallkimi pėr vrasėsit do tė bjerė herėdokur!
 
Dhashtė Zoti e njerėzit e LDK-sė tė mbrojnė me pėrkushtim idealet e lirisė dhe tė programit nacional tė Presidentit Rugova!
 
Hiena e ēakej mund tė krijojnė dosje e tė shpifin e akuzojnė institucionet dhe bartėsit e lirisė e tė pavarėsisė, tė tillėt edhe sot ēirren se do t’i fitojnė zgjedhjet, por popullata nuk ha bar dhe nuk do tė bjerė pre e premtimeve dhe fjalimeve “patriotike” patetike pa kurrfarė mbulese. Mė kot tė tillė mund tė diplomojnė a magjistrojnė dhe doktorojnė ekspres apo tė fitojnė grada e poste, ata mbeten aq tė varfėr sa ishin kur ikėn nga LDK-ja pse nuk arritėn ndonjė post a karrige!
 
Deri nė ēastin kur do t’i zė gjaku kriminelėt dhe deri nė ēastin kur dikush tė shkruajė pėr pasuritė dhe pallatet e akcilit ushtarak apo politikan, neve na mbetet tė dialogojmė me miqtė dhe pėrmendoret e tyre... Deri atėherė, pėrsėritshėm shtrohet pyetja: Pse ne nuk dėshmojmė...!? A mos jemi shndėrruar tė gjithė nė vrasės ngase pėrditė e vrasim tė vėrtetėn?!


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.