|
-
Prishtinė, 3O dhjetor 2005 /TN
/QIK -
Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova u ka drejtuar sot njė
mesazh tradicional urimi qytetarėve tė Kosovės me rastin e Vitit
tė Ri 2OO6. Nė urimin e tij, Presidenti Rugova shpreh urimet e
pėrzemėrta, me dėshirat mė tė mira pėr lumturinė e tė gjithė
qytetarėve.
-
"Edhe nė kėtė natė gėzimi, e themi se njohja mė e shpejtė e
drejtpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA dhe BE, do t'i
shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do
tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės si dhe vetė
popullin e qytetarėt e vendit tonė", shprehet Presideniti
Rugova.
-
Mė poshtė po e japim tekstin e plotė tė mesazhit tė Presidentit
tė Kosovės Ibrahim Rugova.
-
Qytetarė tė nderuar tė Kosovės,
-
Zonja dhe zotėrinj,
-
Nė natėn e gėzimit tė Vitit tė Ri, kur tė gjithė gjendemi nė
frymėn e festės, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta me
dėshirat mė tė mira pėr lumturinė Tuaj dhe tė Familjeve Tuaja.
-
Viti qė po lėmė pas ishte njė vit i progresit tė vendit tonė.
Suksesi mė i madh i vitit qė po lėmė pas ishte hapja e bisedave
nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės. Unė
insistoj qė pavarėsia e vendit tonė tė njihet drejtpėrdrejt nga
miqtė tanė sa mė parė.
-
Zonja dhe zotėrinj,
-
Viti nė tė cilin po shkelim do tė jetė njė vit i progresit mė tė
madh tė Kosovės, njė vit mė efikas, mė veprues i institucioneve
tona pėr njė zhvillim mė tė hovshėm ekonomik dhe pėr njė
mirėqenie tė qėndrueshme pėr tė gjithė qytetarėt. Njėherėsh do
tė punojmė sė bashku me UNMIK un pėr njė bartje mė tė madhe tė
kompetencave, qė tashmė ka filluar. Do tė bėjmė pėrpjekje tė
kultivojmė marrėdhėnie tė mira me fqinjtė tanė me interes tė
ndėrsjellė.
-
Nė planin e brendshėm do tė punojmė mė fuqishėm nė mbrojtjen dhe
integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve nė shoqėrinė dhe nė
shtetin e Kosovės.
-
Edhe nė kėtė natė gėzimi, e themi se njohja mė e shpejtė e
drejtpėrdrejtė e pavarėsisė sė Kosovės nga SHBA dhe BE, do t'i
shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do
tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės si dhe vetė
popullin e qytetarėt e vendit tonė. Pra, njė Kosovė e pavarur
demokratike e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente
me SHBA, ēfarė do tė hapte perspektiva tė reja pėr zhvillimin
ekonomik dhe do tė bėnte Kosovėn anėtare tė kombeve tė lira tė
botės sė lirė.
Qytetarė tė nderuar,
-
Nė kėtė orė gėzimi i kujtojmė me krenari tė gjithė ata qė ranė
pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės. Do tė bėjmė
njė angazhim mė tė madh pėr ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve.
-
Zonja dhe zotėrinj,
-
Nė kėtė natė gėzimi, urime tė pėrzemėrta u shprehim Kosovarėve
nė SHBA dhe nė vendet e Europės, qė po ndihmojnė progresin e
vendit tonė.
-
Zonja dhe zotėrinj,
-
Nė kėto momente gėzimi, urime tė sinqerta i shprehim UNMIK ut
dhe Zotit Petersen, OSBE sė dhe Ambasadorit Vnent, si dhe
ushtarėve tė KFOR it/NATO s dhe Gjeneralit Valotto qė po bėjnė
mbrojtjen dhe sigurinė e Kosovės.
-
Urime tė sinqerta u shprehim pėrfaqėsive diplomatike nė
Kryeqytetin e vendit tonė.
-
Zonja dhe zotėrinj,
-
Nė gėzimin e ndėrrimit tė moteve, urime tė pėrzemėrta pėr Vitin
e Ri i dėrgojmė Presidentit Bush, Kryeministrit Blair,
Presidentit Chirac, Kancelares Merkel dhe Kryeministrit
Berlusconi.
-
Urim tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Benedikti XVI, qė
tė lutet pėr pavarėsinė e Kosovės.
Qytetarė tė dashur,
-
Nė kėtė natė gėzimi t'i bėjmė bashkė dėshirat, vullnetin e mirė
dhe veprimet pėr njė Kosovė me prosperuese, mė tė fortė e mė tė
lumtur.
-
Dhashtė Zoti qė sa mė shpejt tė gėzojmė njohjen formale tė
pavarėsisė dhe viti qė po vjen tė mbetet nė histori si vit i
ndritur i njohjes sė pavarėsisė tė vendit tonė tė shtrenjtė.
-
Me fat Viti i Ri 2006.
-
Gėzuar.
Zoti Ju bekoftė.
-
Zoti i bekoftė miqtė e Kosovės.
-
Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė
ēmuar.
-
Ju falemnderit.
-
Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovės.
|
|