|
-
Prishtinė,
30 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike tė Kosovės e pėrmbyll vitin
2005 me tė paktėn tri ngjarje kryesore tė zhvilluara nga ai, si
procesi zgjedhor nė vetė organizatėn, hartimi i strategjisė
zhvillimore pėr tri vitet e ardhshme dhe planifikimi i
aktiviteteve dhe projekteve pėr vitin 2006, vlerėsoi sot Sejdė
Tolaj, kryetar i kėtij subjekti rinor.
-
"FR LDK-ja gjatė 2005 ka realizuar me sukses projekte tė cilat
kanė qenė tė njė rėndėsie kapitale pėr tė rinjtė e Kosovės", tha
Tolaj dhe se sipas tij, qė tė gjitha kanė bėrė qė "me mburrje tė
mund tė vlerėsohet qė FR ta gėzojė epitetin si organizata mė
serioze, mė masive dhe mė e fuqishme rinore politike nė vend".
-
Tolaj, nė takimin me gazetarė nė pėrmbyllje tė vitit tė ri,
numėroi disa nga aktivitetet mė tė rėndėsishme tė Forumit Rinor,
si bashkėpunimet me pėrfaqėsues tė organizatave rinore shqiptare
dhe ndėrkombėtare, organizimin e konferencave, tryezave e
debateve nė lėmin e politikės, edukimit, demokratizimit,
sigurisė etj.
-
-
Ai poashtu ka pėrkujtuar organizimet
e bėra nė fushėn e kulturės si tė festivaleve tė ndryshme, tė
panaireve e spektakleve. Poashtu Forumi, tha Tolaj, ka
organizuar aktivitete rinore pėr luftimin e dukurive negative te
tė rinjtė, ndėrsa qė ky Forum nuk ka harruar as sportin duke
organizuar aktivitete tė shumta sportive.
-
-
Sipas Tolajt, Forumi i ka kushtuar
rėndėsi edhe edukimit dhe trajnimit tė vetė anėtarėsisė sė vet,
duke organizuar trajnime si nė planifikimin strategjik tė
buxhetit, menaxhimin nė fushatat zgjedhore etj.
-
Aktivitete tė tjera qė FR ka kryer gjatė kėtij viti ishin edhe
manifestimet kushtuar festave tė rėndėsisė kombėtare, si 24
marsi, dita e ndėrhyrjes ushtarake tė NATO-s dhe 10, 11, 12
qershori si ditėt e ēlirimit, pastaj 2 korrikun ditėn e
Republikės dhe 7 shtatorin ditėn e Kushtetutės sė Kaēanikut, 28
nėntorin Ditėn e Flamurit Kombėtar etj.
|
|