|
-
Prishtinė,
3O dhjetor 2005 /TN /QIK
- Kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci nėpėrmjet njė
mesazhi uron tė gjithė qytetarė tė Kosovės Vitin e Ri, me
dėshirat mė tė mira qė kėtė festė ta kalojnė me gėzime dhe nė
harmoni me familjet, me tė afėrmit, miqtė, shokėt dhe
dashamirėt.
-
-
Poashti Daci uron qė Presidenti
Ibrahim Rugova ta mposhtė sėmundjen dhe tė prijė nė proceset
vendimtare pėr tė mirėn e gjithė popullit tė Kosovės.
-
Nė kėtė mesazh thuhet:
-
"Viti qė e lamė pas ishte njė vit i rėndėsishėm, njė vit i
sprovave tė cilat Kosova dhe populli i saj i kaluan me sukses.
Viti qė po vjen ėshtė vit i pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė vit i
vendimeve mė tė mėdha historike, vit i kthesės pėr tė hyrė nė
periudhėn e prosperitetit dhe zhvillimit tė pėrgjithshėm
ekonomik dhe nė tė gjitha fushat e tjera.
-
Kosova aspiron tė jetė njė vend i Unionit Evropian, njė vend
demokratik i sundimit tė ligjit, njė vend nė tė cilin tė gjithė
qytetarėt pa dallim, nė kushtet normale tė jetės, punės,
mėsimit, veprojnė dhe angazhohen qė tė ndėrtojnė ardhmėrinė e
lumtur pėr vete dhe pėr brezat qė vijnė.
-
Uroj qė viti 2006 tė na gjejė tė gjithėve tė bashkuar rreth
qėllimeve dhe synimeve tona pėr Kosovėn shtet tė pavarur e
sovran.
-
Urojmė qė Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, ta mposhtė
sėmundjen dhe ashtu, si edhe deri mė tash, tė na prijė nė
proceset vendimtare pėr tė mirėn e gjithė popullit tė Kosovės",
thuhet nė kėtė mesazh urimi pėr Vitin e Ri 2OO6, tė Kryetarit tė
Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci.
|
|