|
29 dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (2812.2005) -
Njė raketė ruse
lėshoi tė parin prej 30 satelitėve tė tipit Galileo nė orbitė, hapi
i parė ky i njė projekti tė Bashkimit Evropian qė synon krijimin e
njė sistemi tė ri tė pozicionimit global.
Nisja e satelitit nga qendra ruse e hapėsirės Baikonur u krye pa
probleme. Programi evropian shumėmiliardė dollarėsh, Galileo, ku
pėrfshihet Kina dhe 5 vende tė tjera jo-evropiane, synon tė
rivalizojė me Sistemin e Pozicionimit Global tė Shteteve tė
Bashkuara, qė pėrdor rrjete satelitorė me sinjale radioje pėr
navigimin. Ky sistem i lejon pėrdoruesit e tij nė Tokė tė masin
distancat dhe pozicionet me precizion tė madh.
Rrjeti Galileo pritet tė fillojė brenda 5 ose 7 vjetėve. Shtetet e
Bashkuara thonė se njė rrjet navigimi shtesė ėshtė i panevojshėm,
por vitin e kaluar u arrit njė marrėveshje pėr t'u siguruar qė tė dy
sistemete tė pėrdorin standarte tė pajtueshme.
|