| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Qė nga viti i ardhshėm
nė Itali do tė punėsohen 4.500 punonjės sezonalė shqiptarė, tha
ministri i jashtėm italian |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Tiranė,
29 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Ministri i Jashtėm i Italisė Xhankfranko Fini deklaroi nė
Tiranė se "midis Shqipėrisė dhe Italisė ekziston njė marrėdhėnie
e lartė miqėsie, e cila ėshtė rinovuar nė kohė".
-
-
"Dhe nuk hezitoj aspak kur
konfirmoj se midis qeverisė sė re tė z. Berisha dhe qeverisė
sonė, ka patur me tė vėrtetė njė pėrmirėsim shumė tė dukshėm tė
kėtyre marrėdhėnieve. Italia ėshtė njė partner ekonomik e
tregtar shumė i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė", u shpreh Fini pas
takimit me kryeministrin Sali Berisha.
-
Fini paralajmėroi se Shqipėria do tė bėhet njė treg shumė
tėrheqės pėr investimet dhe kapitalet e huaja dhe sidomos pėr
ato italiane. "Dua tė theksoj se bashkėpunimi mes dy qeverive
tona ėshtė njė bashkėpunim shumė i fuqishėm dhe real, pėr tė
luftuar nė radhė tė parė kriminalitetin dhe fenomenet e tjera
negative".
-
Fini tha se Italia ditė mė parė mori njė vendim shumė tė
rėndėsishėm pėr tė rritur kuotat e punonjėsve sezonalė
shqiptarė, me mė shumė se 30% , tė cilat do tė hyjnė nė fuqi nga
viti qė vjen. "Pra nuk do tė jetė mė ajo kuotė prej 3.000
punonjėsish por do tė bėhen 4.500 punonjės sezonalė", tha Fini.
-
-
-
Ministri i Jashtėm italian Fini ėshtė takuar
mbrėmė nė Tiranė me Kryeministrin Berisha
-
-
Tiranė, 29 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Ministri i Jashtėm i Italisė, Xhanfranko Fini ėshtė takuar
mbrėmė nė Tiranė me kryeministrin e Shqipėrisė, Sali Berisha.
Gjatė takimit, Berisha ka theksuar rėndėsinė qė ka zgjidhja e
statusit tė Kosovės pėr tėrė rajonin. Kryeministri i Shqipėrisė
ka pėrsėritur se Tirana kėmbėngul nė tė drejtave tė pakicave nė
Kosovė, pėrfshirė edhe atė tė serbėve.
-
Nga ana e tij, ministri i Jashtėm italian, sipas agjencive tė
lajmeve, ka deklaruar se mbėshtet qėndrimin e kryeministrit Sali
Berisha. Fini ka theksuar rolin aktiv qė BE ja ka nė procesin e
zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.
Vizita nė Tiranė i jep fund turneut ballkanik tė shefit tė
diplomacisė italiane.
Berisha thotė se janė marrė tė gjitha masat
pėr ndėrtimin e autostradės Durrės
Prishtinė
Tiranė, 29
dhjetor 2005 /TN /QIK
- Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha ka thėnė se janė marrė
tė gjitha masat pėr tė pėrfunduar ndėrtimin e autostradės Durrės
- Prishtinė.
Ai ka theksuar se Qeveria e
Shqipėrisė ka pėrmbushur premtimet dhe veēoi dokumentin kryesor
ekonomiko financiar tė vitit 2006, buxhetin e shtetit i cili do
tė diskutohet sot nė Parlamentin shqiptar.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|