|
29
dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (2812.2005) -
Intervistoi:Laura Konda,
Uashington
Pėr tė biseduar
pėr disa nga arritjet dhe problemet e Shqipėrisė gjatė vitit 2005,
Zėri i Amerikės zhvilloi njė intervistė me Presidentin e Shqipėrisė,
Alfred Moisiu.
Zėri i
Amerikės:
Zoti President, pas 8 vjet qeverisjeje nga
socialistėt, Shqipėria tani udhėhiqet nga njė qeveri e sė djathtės.
Nė kushtet kur sapo kanė perfunduar 100 ditet e para tė kėsaj
qeverie, si do t'i vlerėsonit perpjekjet e para pėr realizimin e
programit te saj?
Alfred Moisiu:
Kėtė pyetje mua ma kanė bėrė kėto ditėt e fundit edhe shumė gazetarė
dhe unė kam deklaruar dhe sigurisht edhe juve do tu them qė kjo nuk
ėshtė detyra ime si president. Nė radhė tė parė i takon qeverisė e
cila dhe e bėri mbrėmė, ku kryeministri foli pėr arritjet e kėtyre
ditėve. U takon sigurisht instituteve dhe medias.
Megjithatė unė mund tė them qė ky
rotacion qė u bė nė mėnyrė paqėsore dhe pėrfundoi mė datėn 2 shtator
tė kėtij viti ishte njė arritje shumė e madhe e demokracisė
shqiptare, e politikės shqiptare por nė mėnyrė tė veēantė e
elektoratit shqiptar. Pėr herė tė parė neve vėrtet arritėm ta
kapėrcejmė kėtė tabunė e ashtuquajtur tė zhvillimit me sukses tė
zgjedhjeve qė nuk mund tė them qė patėn tė meta, por mė nė fund u
arrit qėllimi pėr zgjedhjet dhe patėm njė rotacion tė qetė dhe shumė
paqėsor.
Nuk mund tė them qė 100 ditė nuk janė
shumė pėr njė qeveri qė e ka njė mandat katėr vjeēar. Megjithatė,
unė shpresoj qė objektivat qė ka planifikuar qeveria e Partisė
Demokratike me nė krye zotin Berisha tė arrihen. Ai ėshtė njė
program vėrtet ambicioz dhe unė atė e kam mbėshtetur qė nė fillim
dhe vazhdimisht kėshtu qė shpresoj se kėto objektiva ta ēojnė vendin
tonė pėrpara drejt integrimit euro-atlantik.
Zėri i
Amerikės:
Marrėdhėniet pozitė-opozitė vazhdojnė tė
jenė tė acaruara. Sa e vėshtirė bėhet detyra juaj nė kushtet e
zhvillimit tė njė politike konfliktuale?
Alfred Moisiu:
Pėrpara se tė shtjelloj pyetjen tuaj, dėshiroj tė shtoj se ėshtė e
vėrtetė qė unė jam zgjedhur me konsensus, por aty edhe mbaron
konsensusi, nė kuptimin e mirė tė fjalės, pra bėhet zgjedhja me
konsensus, por presidenti duhet tė veprojė e tė zbatojė kushtetutėn
dhe kėrkesat e tjera ligjore qė janė tė detyrueshme pėr kėdo qoftė
dhe sido qė tė zgjidhet. Sigurisht qė unė kam patur njė avantazh
nėse mund ta quajmė tė tillė, qė nuk kam patur asnjė forcė politike
mbas shpine.
Por nuk mund tė them qė unė nuk i pėrkas
asnjė partie. Unė i pėrkas njė partie qė ėshtė partia kryesore dhe
unė gjatė gjithė kohės jam pėrpjekur qė tė marrė vendime, tė bėj
veprime tė tilla qė tė pėrputhen plotėsisht me interesat e vendit
dhe tė popullit tim. Nuk mund tė them qė gjithmonė kjo ka qenė e
lehtė sepse ēdo vendim, ēdo veprim i marrė, dikujt i pėlqen e dikujt
jo.
Patjetėr ka qenė njė pėrvojė e madhe jo
vetėm pėr mua por nė tėrėsi mendoj se ishte edhe njė arritje e
politikės shqiptare nė kuptimin e asaj qė nė fund tė fundit, ka
situata tė cilat duhen pėrballuar me forcat e politikės shqiptare
dhe unė mendoj se ky eksperiment dhe kjo arritje tregoi qė politika
shqiptare i ka mundėsitė pėr tė zgjidhur dhe kapėrcyer situatat sido
qė tė jenė ato.
Zėri i
Amerikės:
Zoti president, lufta kundėr korrupsionit
kėrkon njė sistem gjyqėsor tė pakorruptuar dhe efikas. A mendoni se
janė ndėrmarrė hapat e duhur nė luftėn kundėr kėtij fenomeni gjatė
vitit 2005?
Alfred Moisiu:
Ėshtė e vėrtetė qė korrupsioni ėshtė njė brengė qė gėrryen dhe bluan
nga brenda ēdo sistem dhe ēdo shoqėri nėse nuk ndėrpritet dhe nuk
luftohet. Korrupsioni dihet qė ėshtė njė fenomen fatkeqėsisht i
pėrhapur tek ne dhe do tė thoja jo vetėm nė gjyqėsor por nė shumė
qeliza tė shtetit dhe tė shoqėrisė shqiptare. Dhe sigurisht lufta
mbi tė duhet bėrė nė vazhdimėsi.
Diku ka patur suksese, diku jo por ėshtė
njė fenomen qė duhet ta luftojmė dhe me kėtė jam pajtuar qė nė
fillim me programin e qeverisė sė re dhe kam deklaruar mbėshtetjen
time totale nė luftėn kundėr korrupsionit. Pėrsa i pėrket gjyqėsorit
ai vėrtet qė cilėsohet jo vetėm nga opinioni i brendshėm por edhe
nga opinionet e analistėve dhe institucionet ndėrkombėtare, sepse
gjyqėsori ėshtė shumė mė i ndjeshėm dhe pastrimi i gjyqėsorit ose
vendosja e gjyqėsorit nė vijat kryesore tė luftės kundėr
korrupsionit ka tė bėjė me shėndoshjen nė tėrėsi tė drejtėsisė
shqiptare dhe shtetit dhe drejtimit nė vend.
Gjatė kėsaj kohe janė luftuar tre
kollonat kryesore nė radhė tė parė pėrsa i pėrket ēėshtjes sė
formėsimit tė gjyqtarėve nė mėnyrė tė veēantė duke krijuar shkollėn
e magjistraturės; nė radhė tė dytė pėrsa i pėrket pėrsosjes sė
organizimit, i cili do tė vazhdojė dhe vazhdimisht unė kam kėrkuar
qė nė kėtė drejtim tė jemi sa mė kėrkues dhe tė pėrsosim edhe mė
tej. Ka patur njė program qeveria pėr organizimin e gjyqėsorit qė
pėr fat tė keq nuk mund tė realizohej por shpresoj qė tani tė
realizohet.
Nė tė njėjtėn kohė, krahas kėtyre ėshtė
ndjekur edhe ajo qė nuk mund tė quhet kryesorja por qė ėshtė e
rėndėsishme nė tė njėjtėn kohė: ndjekja dhe masat ndaj gjyqtarėve,
tė cilėt nuk janė korrekt nė kryerjen e detyrės. Nė kėtė drejtim
janė marrė shumė masa dhe vazhdojnė tė merren.
Vetė fakti qė ne kemi arritur tė kemi
njė gjykatė tė krimeve tė rėnda, e cila tani nė janar mbush dy vjet
nga puna me gjyqtarė djem dhe vajza tė reja tė cilėt kanė mbaruar
kryesisht shkollėn e magjistraturės, tregon se nė gjirin e juristėve
shqiptarė veēanėrisht nė gjirin e gjyqėsorit shqiptar ka njerėz tė
cilėt vėrtetė punojnė me vendosmėri, me pėrshkushtim dhe me ndjenjė
tė lartė pėrgjegjėsie. Mund tė pėrmend diēka qė ēuditėrisht kundėr
kėsaj gjykate janė ngritur disa tė dėnuar qė kėrkojnė shkrirjen e
saj. Kjo ėshtė qesharake por qė njėkohėsisht tregon efikasitetin e
kėsaj gjykate.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Moisiu, kthimi i pronave ka tė bėjė direkt me
krijimin e njė sistemi tė drejtė social dhe me zhvillimin e
ekonomisė sė tregut. A mendoni se janė tė mjaftueshėm hapat e marrė
deri mė sot dhe si duhet zgjidhur ky problem?
Alfred Moisiu:
Dua tė them qė ēėshtja e pronave ka dy plagė tė rėnda, plagė tė
rėnda nga sistemi diktatorial dhe deformime tė pėsuara gjatė kėtyre
15 vjetėve, sepse nė fakt Shqipėria ka patur pėr tė kompensuar tė
gjithė ata pretendojnė se u ėshtė bėrė padrejtėsi dhe u ėshtė marrė
toka dhe nė fakt tė tillė ka shumė. Por fatkeqėsisht qė nė fillim ky
problem nuk u kap mirė pėr mendimin tim dhe po tė krahasohemi me
vendet e tjera tė Lindjes qė kanė pasur tė njėjtat fenomene dhe janė
zgjidhur.
Ndėrsa tek ne akoma nuk ėshtė zgjidhur.
Megjithatė, unė mendoj qė ky problem po ecėn me ngadalė dhe me
vėshtirėsi do tė gjejė njė zgjidhje. Ky ėshtė njė ligj qė unė
gjithashtu nuk e kam dekretuar pėr vetė faktin se unė e ktheva pėr
mangėsitė e tija.
Parlamenti i gjykoi pa vend vėrejtjet e
mija, nuk i mori parasysh dhe ligji hyri nė fuqi dhe ėshtė nė fuqi
pa dekretin e presidentit. Unė mendoj qė zgjidhja e kėtij problemi
ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr vetė faktin se ka tė bėjė me
zhvillimin e vendit tonė. Ne kemi vėshtirėsi tė presim e tė kėrkojmė
tė vijnė investitorė tė huaj sepse nė fund tė fundit, pyetja e parė
qė bėhet ėshtė: e kujt ėshtė kjo tokė dhe me kė kam tė bėj.
Sigurisht qė na duhet akoma tė pėrballemi me kėtė punė dhe shpresoj
tė arrihet zgjidhja e kėsaj detyre.
Zėri i
Amerikės:
Njė nga arritjet e vitit 2005 ėshtė caktimi
pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė asocim-stabilizimit nė pranverėn e
2006-ės. A jeni optimist se Shqipėria do ti pėrmbushė kushtet e
Bashkimit Evropian pėr nėnshkrimin e marrėveshjes?
Alfred Moisiu:
Sigurisht qė unė jam optimist sepse kam qenė prej kohėsh dhe unė dhe
veten e kam kritikuar nė kėtė mes nė kuptimin e mirė tė fjalės si
njė optimist i pakorrigjueshėm. Gjykoj se do tja arrijmė qėllimit.
Duhet thėnė qė Shqipėria ėshtė njė nga vendet e para qė ka hedhur
hapat e para drejt integrimit. Fatkeqėsisht, ngjarjet ndodhėn, tė
cilat njihet se si janė, dhe nuk ėshtė vendi tė pėrsėriten, dhe na
kthyen mbrapsht.
Po tė shikojmė, vende tė tjera fqinje si
Maqedonia, qė nisi mbas nesh, pėr fatin e tyre tė mirė kanė ecur
pėrpara, kurse ne mbetėm pas. Megjithatė kam bindje tė plotė nga
takimet qė kam patur me personalitete tė huaja ndėrkombėtare qė janė
tė angazhuar nė vėzhgimin dhe drejtimin e kėtyre proceseve se
Shqipėria i ka tė gjitha mundėsitė qė gjashtė mujorin e parė tė
vitit qė vjen tė arrijmė tė nėnshkruajmė marrėveshjen. Sigurisht
puna ėshtė nė dorėn tonė nė radhė tė parė sepse ata nuk i komandojmė
dot dhe ata do tė na vlerėsojnė sipas punės qė do tė bėjmė.
Nė kėtė drejtim duhet tė jemi mė tė
kujdesshėm nė tė gjitha veprimet dhe vendimet qė marrim ti peshojmė
mirė, tė mos nxitohemi pasi kėto punė po u nxitove, tė lenė nė mes
tė rrugės. Nė tėrėsi shoqėria shqiptare, shteti shqiptar ėshtė e
bindur katėrcipėrisht qė duhet punuar pėrsa i pėrket integrimit. Dhe
kjo nuk ėshtė meritė e asnjė partie politike pėr mendimin tim, por
nė radhė tė parė ėshtė meritė e popullit, e elektoratit shqiptar dhe
e gjithė forcave politike dhe kjo ka njė vazhdimėsi dhe dihet, kohė
pas kohe, vit pas viti dhe gurė mbi gurė do tė arrijmė tė ndėrtojmė
rrugėn e nevojshme pėr tė arritur lidhjen me Bashkimin Evropian.
Krahas kėsaj po punojmė edhe pėr
integrimin nė NATO dhe qė shpresojmė qė nė vitin 2008 tė marrim
ftesėn nga aleanca pėr tu integruar nė tė dhe nė kėtė drejtim
Shqipėria ka bėrė shumė hapa, veēanėrisht punės sė saj me forcat
paqeruajtėse nė Bosnje, Afganistan dhe nė luftėn kundėr terrorizmit
ndėrkombėtar.
|