|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Zhvillimet kryesore nė mjekėsi dhe shkencė gjatė vitit 2005

 
 

 

28 dhjetor 2005 /TN 

Zėri i Amerikės (27.12.2005), Astrit Lulushi, Uashington

Gjatė vitit 2005, nė fushėn e shkencės dhe mjekėsisė u arritėn shumė rezultate, por edhe disa objektiva mbetėn tė pa realizuara. Pėr shembull, u arrit klonimi i qenit, sėmundja e poliomelitit nė shumė vende u zhduk dhe vaksina kundėr malaries u provua me sukses. Por shkencėtarėt nuk mundėn tė parashikonin me saktėsi vėrshimin e uraganėve, organizatat shėndetsore nuk i pėrmbushėn premtimet e tyre pėr trajtimin me ilaēe kundėr virusit tė gjithė personat e prekur nga Sida, ndėrsa gripi i shpendėve pritet tė jetė njė nga sfidat mė tė mėdha pėr vitin 2006 nė fushėn e mjekėsisė.

Klonimi i kafshėve

Qeni Snupi doli pėr herė tė parė gjatė njė konference shtypi nė Seul gushtin e kaluar. Edhe pse kafshė tė tjera janė klonuar mė parė, klonimi i qenėve ka qenė mė i vėshtiri. Meqenėse qentė vuajnė nga njė numėr sėmundjesh qė prekin edhe njerėzit, shkencėtarėt shpresojnė se kėrkimet gjenetike tek qentė do tė rezultojnė nė pėrmirėsimin e shėndetit pėr tė dy palėt. Biologu amerikan, Gerald Schatten, ka punuar me professorin Huang Uoo Suk nė kėtė eksperiment: “A nuk do tė ishte e mrekullueshme qė miku mė i ngushtė i njeriut tė pėrfitojė nga mjekėsia e qelizave embrionale. Po tė zbulojmė nėse kėto metoda janė tė sigurta dhe tė efektshme tek qentė, ne gjithashtu mund tė kuptojmė nėse janė tė sigurta dhe tė efektshme pėr njeriun”.

Profesori Huang, kėrkimet e tė cilit rezultuan nė klonimin e Snupit, ka njoftuar gjithashtu se ka arritur tė krijojė koloni qelizash embrionale nga pacientė pėrmes klonimit; arritje qė konsiderohet njė hap mė afėr objektivit pėr riparimin e indeve tė dėmtuara. Por nga fundi i vitit pati pretendime se njė pjesė e kėsaj pune ishte e falsifikuar. Kėto zėra janė hedhur poshtė, por njė studim mbi kėtė ēėshtje u tėrhoq nga qarkullimi deri sa profesori Huang tė mund tė riprodhojė eksperimentet e tij.

Gripi i shpendėve

Gripi i shpendėve ėshtė njė problem tjetėr qė shqetėson si mjekėt edhe shkencėtarėt. Sėmundja po pėrhapet pėrmes shtegtimit tė zogjve. Shpendė tė infektuar janė gjetur nė Azi dhe Evropė dhe mendohet se ėshtė vetėm ēėshtje kohe kur virusi vdekjeprurės do tė arrijė tė pėrhapet nga njeriu tek njeriu. Ekziston frika qė njė epidemi e gripit tė shpendėve mund tė pėrhapet me shpejtėsi, siē ndodhi me gripin e shpendėve nė vitin 1918, kur 20 milionė deri nė 50 milionė njerėz humbėn jetėn pėr shkak tė kėsaj sėmundjeje. Deri tani nuk ėshtė zbuluar ndonjė vaksinė kundėr kėtij virusi.

Ngrohja globale

Ndėr zhvillimet e tjera, kemi alarmin lidhur me ndryshimin e klimės. Ministri  kanadez pėr ēėshtje tė mjedisit tha kėto fjalė nė njė konferencė ndėrkombėtare mbi ngrohjen globale: “Delegatė tė nderuar, ju e keni justifikuar besimin qė banorėt e globit na kanė dhėnė. Pėrballė kėrcėnimit mė tė rėndė ekologjik ndaj njerėzimit, ju jenė shprehur se bota ėshtė e bashkuar dhe dora-dorės ne do ta fitojmė kėtė betejė”.

Mė shumė se 150 vende ranė dakord pėr bisedime lidhur me standarde tė detyrueshme pėr pakėsimin e gazeve-serė. Shtetet e Bashkuara kanė pranuar tė marrin pjesė nė njė dialog pėr gjetjen e rrugėve dhe marrjen e masave kundėr ndryshimeve klimatike. Pėr ngrohjen globale, disa shkencėtarė kanė fajėsuar fuqinė dhe numrin e madh tė uraganeve tė rrezikshme. Tė tjerė e kanė hedhur poshtė kėtė ide. Por askush nuk mund tė mohojė faktin qė paraqiti Kondrad Lautenbauher i Administratės Oqeanike dhe Atmosferike Kombėtare amerikane.

“Kaluam njė stinė rekord pėrsa u pėrket uraganėve. Nė vitin 2005 pati 28 stuhi tropikale, ndėr tė cilat 13 uragane, 3 prej tyre ishin tė kategorisė pesė. Ndoshta kjo ishte stina mė shkatėrrimtare e uraganeve nė histori”.

Misionet nė hapėsirė

Nė muajin korrik, anija pėr vajtje-ardhje nė hapėsirė, Diskovery filloi misionin e duke i dhėnė kėshtu fund pezullimit prej mė shumė se dy vjetėsh tė misioneve amerikane nė hapėsirė. Tė gjitha fluturimet hapėsinore amerikane ishin anulluar pas shpėrthimit tė anijes Kolumbia nė vitin 2003 gjatė kthimit tė saj nė Tokė.  Nė zhvillimet e tjera lidhur me hapėsirėn, astronomėt amerikanė thonė se kanė zbuluar planetin e 10-tė tė sistemit tonė djellor, shumė pėrtej Plutonit.

Sėmundja e poliomelitit

Nė vitin 1988, bota shėnoi 350 mijė raste tė prekjes nga poliomeliti. Me kalimin e kohės, rastet kėsaj sėmundjeje u pakėsuan dhe nė vitin 2005 u regjistruan vetėm 1mijė e 500 raste. Sėmundja e poliomelitit tani  ėshtė e pranishme nė vetėm 6 vende; Egjipt, Niger, Nigeri, Afganistan, Pakistan dhe Indi.  India parashikon qė nė vitin 2006 tė mos ketė asnjė rast tė kėsaj sėmundjeje. Por shqetėsimi ėshtė se 11 vende dikur tė prekura nga kjo sėmundje, si Indonezia, Somalia dhe Jemeni, tė njoftojnė mbi raste tė reja poliomelitit nė vitin 2006.

Sėmundja Sidės

Nė luftėn kundėr Sidės, Oganizata Botėrore e Shėndetėsisė nuk arriti tė realizojė objektivin e saj pėr pėrfshirjen 3 milionė pacientėve tė sidės nė programin pėr trajtimin e sėmundjes me ilaēe kundėr virusit HIV. Nė botė ka rreth 40 milionė persona tė prekur nga virusi HIV dhe 14 vende tė prekura mė rėndė nga kjo sėmundje tani ofrojnė terapi anti-virale pėr tė paktėn 50 pėrqind tė atyre qė kan nevojė pėr tė.

Sėmundja e malaries

Kundėr sėmudjes sė malaires u bė pėrparim. Nė vitin 2005, shkencėtarėt njoftuan pėr sukses nė luftėn kundėr mushkonjės anofele dhe parazitėve tė malaries, ndėrsa njė vaksinė eksperimentale e provuar nė Mozambik po ofron imunizimin e parė tė suksesshėm kundėr kėsaj sėmundjeje. Malaria vazhdon tė prekė vendet e varfėra duke shkaktuar ēdo vit vdekjen e 1 milonė vetave.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.