|
- 28
dhjetor 2005 /TN
-
-
Shkruan:
Naser Rugova*
-
Telefoni mė binte pandėrprerė dhe njerėz tė ndryshėm, vendor e
tė huajė, ma bėnin tė njėjtėn pyetje, "Naser, na vjen shumė keq,
por a ėshtė mirė Presidenti"?. Nuk mund ta kuptoja pse tė gjithė
pėrnjėherė e bėnin kėtė pyetje, por edhe mė shumė u shqetėsova
kur e kuptova se tė gjithė ata ishin duke u frikuar pėr diēka
edhe mė tė keqe.
-
-
Qytetarė tė thjeshtė e deri te
pėrfaqėsues seriozė partish e institucionesh ndėrkombėtare
kishin rėnė pre e kėtyre spekulimeve. Edhe sikur tė doja, mė nuk
mund ta bindja as veten se e tėrė kjo ishte njė shaka e dikujt.
Jo! Kjo ishte njė luftė speciale johumane pėr tė lėnduar
Presidentin, familjen e tij dhe qytetarėt e Kosovės.
-
Le ta paramendojė dikush njė situatė kur je i detyruar t'u
pėrgjigjesh qindra thirrjeve rreth fatit tė dikujt shumė tė
afėrt pėr ju. Kėshtu janė ndjerė anėtarėt e familjes sė
Presidentit ato ditė dhe me tė drejtė kanė bėrė pyetjen pse
njerėzit mund tė jenė kaq tė ligė? Familja Rugova ėshtė mėsuar
qė tė kalojė nėpėr sfida tė rėnda dhe tė sakrifikojė vazhdimisht
kėshtu qė ata qė e kanė menduar kėtė lojė tė fėlliqur janė
gabuar nėse kanė menduar se do ta thyejnė vendosmėrinė tonė.
-
-
Tė vetmen qė ata kanė arritur ėshtė
qė ta turpėrojnė veten dhe gjithēka qė ata pėrfaqėsojnė. Njė
ditė pas valės sė madhe tė spekulimeve mu kujtuan fjalėt e
dikurshme tė Presidentit, "mos u merrni me ta". "Disa kanė 15
vite qė merren me ligėsi, kurse unė kam punuar pėr ndėrtimin e
shtetit tė pavarur tė Kosovės".
-
Duke i kujtuar kėto fjalė edhe njėherė e kuptova se njerėzit nuk
vijnė rastėsisht nė pozitat nė tė cilat janė dhe e ndjeva se
Presidenti shumė vite mė parė kishte bėrė paqe me veten duke e
koncentruar tėrė energjinė e tij nė realizimin e projektit tė
vet pėr shtet tė Kosovės dhe si rezultat i kėsaj ai tash ishte
pothuaj se i paprekshėm nga fyerjet dhe spekulimet.
-
Pėr disa ditė mendova se ata qė kanė iniciuar kėtė luftė
speciale ndoshta edhe vetė e kanė ndjerė se kanė gabuar dhe se
ajo qė ata kanė bėrė nuk ėshtė njerėzore, por nuk vonoi shumė
dhe tė shtunėn nė mėngjes mė bie nė dorė titulli bombastik me
njė pikėpyetje nė fund me aludimin se Presidenti kishte ndėrruar
fe.
-
-
Pėrsėri u ndjeva keq, jo pėr
situatėn, por pėr njerėzit qė janė prapa kėtyre gjėrave, por
ėshtė interesant se atė ditė mė ra ta lexoja kėtė shkrim sė
bashku me disa miq qė janė, si thuhet, myslimanė pesėvaktli dhe
tė gjithė thonin "Sa tė ulėt, pse nuk po e lėnė njeriun rehat"?.
U ndjeva krenar sepse ideologėt e kėsaj propagande me mjete
logjistike tė siguruara nga fushat e bardha tė Afganistanit dhe
disa tė tjerė nga plantazhat e Bolivisė, po arrinin kundėr efekt
mu te ata njerėz ndjenjat e tė cilėve kishin dashur t'i
manipulonin.
-
Nė njė gazetė tjetėr, pa menduar aspak pėr anėn njerėzore dhe
pėr traditėn e kamotshme tė shqiptarėve, pa fije turpi
publikohen foto tė varrezave. A kanė familjarė kėta njerėz?
Ēfarė gjene kanė kėta njerėz apo nė Kosovė duhet sjellur
traditėn e Karpateve tė lojės me tė vdekur dhe varreza.
-
Dikush mund tė thotė pse Presidenti nuk i demanton tė pavėrtetat
qė lansohen pėrditė, kurse unė ju them se sikur Presidenti tė
demantonte gjithēka qė secili misionar i sė keqes flet poshtė e
pėrpjetė atėherė nuk do tė kishte letėr tė mjaftueshme pėr tė
shkruar tė gjitha demantet. Unė nuk dėshirojė qė ta demantojė
kėtė shkrim sepse nuk vlen qė tė bėhet njė gjė e tillė, por dua
tė merrem me njė ēėshtje tė fakteve tė forta.
-
-
Presidenti e ka emrin Ibrahim,
mbiemrin e ka Rugova dhe ky emėr ėshtė ai qė do tė shėnohet nė
histori. Nė shkrim po ashtu lexova se Presidenti kishte iniciuar
ndėrtimin e njė kishe katolike nė fshatin tim Cerrcė! U habita
shumė sepse po atė ditė isha kthyer nga Cerrca dhe nuk kisha
parė e as nuk kisha dėgjuar gjė pėr kėtė.
-
Dikush mund tė pyesė, ku ėshtė problemi? Unė do e marr guximin
dhe ta them se problemi nuk ėshtė nė asnjė prej detajeve qė
pėrmenden paftyrėsisht nėpėr spekulime, por problemi qėndron nė
faktin se pėr herė tė parė Kosova ka institucione qė e
respektojnė njėri tjetrin, pėr herė tė parė njerėzit janė bindur
se armiqtė e deridjeshėm sot mund tė ulen dhe tė punojnė bashkė
pėr tė mirėn e Kosovės.
-
-
Njerėzit e kanė parė se problemet e
sė kaluarės nuk kanė qenė probleme tė natyrės "kush ėshtė mė
shumė shqiptarė"? por tė natyrės "dua tė jem me ēdo kusht
bajraktar". Fatkeqėsisht nuk ėshtė kėtu vetėm njė pjesė e
opozitės qė nuk e do kėtė zhvillim pozitiv, por janė edhe disa
hiena brenda LDK sė qė me vite tė tėra kanė ngjyer nė konakun e
Presidentit dhe kanė shfrytėzuar pėr tė ndėrtuar imixhe
personale dhe sot e kanė parė rrezikun se maskat e tyre mund tė
bien. Tė tillė ndoshta edhe mund tė dėshirojnė qė spekulimet e
ditėve tė fundit edhe tė ishin tė vėrteta.
-
-
------------------------------------------------------------------
*Autori ėshtė
kėshilltar i Kryeministrit tė Kosovės
-
|
|