|
28 dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (27.12.2005) -
Besim Abazi,
Prishtinė
Nė
njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, kryeministri i Kosovės Bajram
Kosumi theksoi rendėsinė qė qeveria e tij i kushton ndėrtimit tė
marrėdhėnieve tė mira me fqinjėt dhe ndėrtimit tė njė shoqėrie
demokratike ku do tė garantoheshin tė drejtat e barabarta pėr tė
gjithė qytetarėt e saj.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Kryeministėr, ėshtė bėrė e zakonshme qė nė fund
tė vitit tė bėhet njė bilanc i punės qė ėshtė bėrė gjatė vitit. Po
tu kėrkohej njė bilanc i tillė, si do ta vlerėsonit vitin 2005.
Kosumi:
Viti 2005 pėr Kosovėn ėshtė vit i qartėsimit tė shpresės sė madhe tė
popullit tė Kosovės dhe vit i ecjes sė popullit tė Kosovės me hap tė
sigurt kah e ardhmja e tij. Ėshtė vit i suksesit nė fushėn politike,
sepse hapi deren pėr statusin final tė Kosovės. Por ėshtė vit edhe i
suksesit nė fushėn e stabilizimit, funksionalizimit tė
institucioneve demokratike sepse nė kėtė vit u vu rregull nė shumė
prej kėtyre institucioneve, nė shumė struktura tė shoqėrisė sonė,
duke filluar nga buxheti i Kosovės, nga arsimi i lartė dhe nė fushėn
e legjislacionit, administratės publike etj. Po ashtu duke vazhduar
me suksese tė mėdha nė fushen ekonomike qė krijon njė shpresė tė
madhe te populli i Kosovės pėr njė tė ardhme ndryshe.
Zėri i
Amerikės:
Tashmė po hyjmė nė vitin 2006. Zoti
kryeministėr, ēfarė prisni nga ky vit?
Kosumi:
Si e thashė, viti 2005 ishte vit i qartėsimit tė shpresės sė madhe
tė popullit tė Kosovės. Viti 2006 do tė jetė vit i vendimeve
historike pėr Kosovėn. Nė vitin 2006, populli i Kosovės do tė
shkruaje dhe do tė nėnshkruaje faqen mė tė lavdishme tė historisė sė
vet. Do tė bėjė shtetin e Kosovės dhe nė kėtė mėnyrė do tė hap
perspektivėn pėr veten, pėr familjen evropiane, pėr progresin
ekonomik, politik e demokratik tė popullit tė Kosovės.
Zėri i
Amerikės:
Keni thėnė dhe mė herėt madje disa herė se
me bashkėsinė ndėrkombėtare madje edhe me Beogradin mund tė bisedoni
se si tė bėhet Kosova shtet. Zoti kryeministėr si mendoni vėrtetė ta
bėni Kosovėn shtet?
Kosumi:
Bėrja e Kosovės shtet, nuk e besoj dhe nuk kam besuar asnjėherė se
do tė jetė rezultat i njė marrėveshjeje njėorėshe ose i njė
konference tė vetme. Ėshtė rezultat i investimit tė madh tė popullit
tė Kosovės pėr dekada tė tėra. Ėshtė rezultat i investimit te
popullit shqiptar nė pėrgjithėsi dhe mė shumė se kaq, rezultat i
investimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare nėn udhėheqjen e Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės dhe Britanisė sė Madhe pėr tė ndėrtuar lirinė
nė Kosovė, pėr tė ndėrtuar shansin pėr popullin e Kosovės ashtu si
pėr tė gjithė popujt tjerė, qė populli vete tė krijojė tė ardhmen e
vet dhe prosperitetin e vet.
Dhe unė mendoj
se kjo do tė bėhet. Duhet tė bisedohet pėr kėtė, duhet tė negociohet
pėr tė dhe tė arrihen marrėveshje pėr tė, sepse ky fakt krijon
relacione tė reja me fqinjėt, me Serbinė, relacione tė reja pėr vetė
qytetarėt e Kosovės, relacione tė reja ndėrmjet Prishtinės dhe
Brukselit ose Prishtinės dhe NATO-s dhe tė gjitha kėto duhet tė
bisedohen dhe negociohen. Por, tė gjitha kėto biseda, tė gjitha kėto
negociata bėhen pėr tė vetmin qėllim, qė tė bėhet shteti i Kosovės.
Zėri i
Amerikės:
Janė dy ēėshtje tė rėndėsishme qė janė shtruar nė
vazhdimėsi edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare si detyrime para
institucioneve tė Kosovės: qėndrimi i institucioneve kundruall
pakicave kombėtare por edhe kundruall pranisė sė bashkėsisė
ndėrkombėtare edhe pas zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės. Si
i shihni ju kėto?
Kosumi:
Ėshtė e saktė. Pozita e grupeve tė vogla etnike nė Kosovės,
veēanėrisht e grupit etnik serb, ėshtė dhe do tė jetė ēėshtja
kryesore nė bisedat pėr statusin final tė Kosovės. Qeveria e Kosovės
dhe delegacioni i saj do tė ofrojnė ashtu sikurse nė tėrė kėto vitet
e pasluftės, njė perspektivė evropiane pėr grupet e vogla etnike.
Shteti qė po duam tė krijojnė nuk u pėrngjan shteteve nė tė kaluarėn
nė kėto hapėsira. Qeveria dhe shteti qė po duam tė krijojmė, nuk do
tė jetė nė luftė me grupet e vogla etnike, por do tė bėjė tė
kundėrtėn, do tė ofrojė shansin pėr grupet etnike, shansin pėr ēdo
qytetar tė Kosovės. Politikat e Beogradit pėr dekada tė tėra kanė
ofruar koncepte pėr shtetet monoetnike, pėr enklavat etnike pėr
korridoret etnike, pėr ndarjen e territoreve pėr luftėrat pėr
territore etj etj.
Ne po ofrojmė
njė bashkim tė diversiteteve, njė shoqėri tė shumė kulturave, njė
shoqėri shumetnike, njė shoqėri nė tė cilėn serbi i Graēanicės,
shqiptari i Kosovės, turku nė Mamushė, romėt boshnjakėt etj, e
shikojnė njėri tjetrin nė radhė tė parė si njerėz, si miq dhe pastaj
kulturat e tyre mund tė bashkėjetojnė. Kjo ėshtė perspektiva qė ne
ofrojmė pėr shoqėrinė qė ėshtė nė pėrputhje me vlerat evropiane tė
krijuara nė shekujt e fundit. Sa i pėrket ēėshtjes sė dytė, ne jemi
shumė tė hapur dhe kjo ėshtė ēėshtje qė duhet tė diskutohet ndėrmjet
Prishtinės dhe Brukselit, ose bashkėsisė ndėrkombėtare.
Prezenca
ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė dhe do tė jetė besoj nė dy forma:
prezencė ushtarake qė ka njė konsensus tė gjerė tė faktorit politik
tė Kosovės pėr prezencė afatgjatė tė NATO-s qė ndikon jo vetėm nė
Kosovė, por nė tėrė rajonin si faktor stabilizues dhe faktor
garancie pėr stabilitet, por ne angazhohemi tė kemi njė prezencė
civile qė do tė jetė rezultat i marrėveshjes nė mes tė qeverisė sė
Kosovės, Komisionit Evropian dhe Uashingtonit. Nė ato fusha ku ne
kemi nevojė pėr ndihmė, pėr pėrkrahje tė vazhdueshme. Ne do tė ulemi
dhe do tė bėjmė marrėveshje me Komisionin Evropian, me Uashingtonin
dhe me faktorė tė tjerė pėr prezencė civile nė tė ardhmen.
Zėri i
Amerikės:
Zoti kryeministėr, njė cėshtje e zakonshme
pėr raste tė tilla festash. Cili ėshtė mesazhi juaj pėr qytetarėt e
Kosovės?
Kosumi:
Mesazhi im ėshtė plot shpresė dhe optimizėm. Nė kėtė vit do tė bėjmė
realitet ėndrrėn tonė shekullore. Por dhe mė shumė se kaq. Ne do tė
fitojmė shansin dhe mundėsinė tė jetojmė si njerėz tė lirė, si
shtetas tė Kosovės, si njerėz qė mund tė krijojmė jetėn tonė shumė
mė tė mirė se sa e kishim, tė krijojmė paqen tonė shumė mė tė mirė,
tė krijojmė standardin ekonomik dhe jetėsor se sa qė e kemi pasur
deri tani dhe pėr kėtė na duhet njė angazhim edhe mė i madh, na
duhet njė bashkim edhe mė i madh, njė tolerancė edhe mė e madhe, njė
respekt pėr njėri tjetrin, njė besim tek njėri tjetri, dhe bashkė me
bashkėsinė ndėrkombėtare tė gjejmė forma mė tė mira, mė tė lehta dhe
mė tė shpejta, pėr tė hapur derėn pėrfundimisht pėr kėtė shans
historik pėr popullin e Kosovės.
|
|