|
-
Prishtinė,
28 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi, i shoqėruar nga
zėvendėskryeministri Adem Salihaj, priti nė njė takim tė veēantė
ministrin e Jashtėm tė Italisė, Xhanfranko Fini (Gianfranco Fini).
-
Siē thuhet nė njė komunikatė,
Kosumi dhe Fini kanė biseduar pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė
pas fillimit tė misionit tė kryenegociatorit Marti Ahtisari,
respektivisht rreth pėrgatitjeve qė janė bėrė pėr procesin
negociues pėr definimin e statusit final tė Kosovės, si dhe pėr
ēėshtjen e integrimit tė pakicave.
Kryeministri Kosumi e ka falėnderuar ministrin Finin pėr
interesimin dhe angazhimin e Italisė nė Kosovė, duke shtuar se
Qeveria e Kosovės ėshtė e pėrkushtuar pėr zgjerimin e
marrėdhėnieve midis tė dy vendeve nė fusha tė ndryshme, me theks
tė veēantė nė fushėn e ekonomisė.
Mė pas, Kosumi ka vlerėsuar se Qeveria dhe institucionet tjera
vendore kanė treguar pėrkushtim nė pėrmbushjen e standardeve dhe
si rezultat i kėtij angazhimi KS i KB sė ka dhėnė dritė jeshile
pėr fillimin e bisedave pėr statusin final tė Kosovės.
-
- "Ky
proces ėshtė rezultat i investimit afatgjatė i gjithė popullit
tė Kosovės, por edhe perceptim i yni se pėrmbushja e standardeve
ngritė shkallėn e demokracisė nė Kosovė, si dhe integrimin e saj
nė Bashkimin Evropian", ėshtė shprehur kryeministri Kosumi.
Duke folur pėr ēėshtjen e integrimit tė grupeve etnike nė
shoqėrinė dhe institucionet e vendit, kryeministri Kosumi ka
konfirmuar pėrkushtimin dhe vendosmėrinė e Qeverisė sė Kosovės
pėr ndėrtimin e njė shteti me vlera evropiane, ku tė gjithė
qytetarėt pa dallim etnie do tė jenė tė barabartė.
-
- Nė
kėtė drejtim, Kosumi ka njohur shefin e diplomacisė italiane
edhe pėr nismėn e tij pėr dialog me tė gjitha strukturat e
shoqėrisė nė kuadėr tė Planit tė Veprimit, pėrmes tė cilit
synohet krijimi i besimit te tė gjithė qytetarėt e Kosovės pėr
procesin e definimit tė statusit final tė Kosovės.
"Kur flasim pėr njė shoqėri demokratike, mendojnė pėr njė Kosovė
tė mirė pėr tė gjithė qytetarėt e saj", tha Kosumi, duke shtuar
se, "do tė krijojmė njė shtet me vlera evropiane, ku grupet
etnike do tė ndėrtojnė ardhmėrinė e tyre".
Po ashtu, ai ka theksuar pėrkushtimin e institucioneve tė vendit
se edhe gjatė bisedimeve pėr statusin, si dhe pas definimit tė
statusit do tė vazhdohet me pėrmbushjen e standardeve dhe ka
shtuar se ėshtė konsensus i pėrgjithshėm se edhe pas definimit
tė statusit Kosova ka nevojė pėr prezencėn e NATO s dhe
pėrkrahjen e vazhdueshme tė institucioneve tė Bashkimit
Evropian.
Gjatė kėtij takimi, Kosumi dhe Fini kanė biseduar edhe pėr
zhvillimet ekonomike nė Kosovė dhe rajon. Nė kėtė kuadėr,
kryeministri Kosumi ka theksuar se pa definimin e statusit final
tė Kosovės nuk mund tė ketė njė zhvillim tė hovshėm ekonomik,
ngase mungesa e statusit ėshtė faktor frenues pėr investimin e
kapitalit tė huaj.
Nė lidhje me raportet e Kosovės me vendet fqinje dhe zhvillimet
rajonale, Kosumi ka theksuar se ka njė avancim tė marrėdhėnieve
politike me vendet fqinje dhe nėnshkrimi i marrėveshjeve pėr
tregti tė lirė me kėto vende janė suksese tė mėdha tė Qeverisė
Kosovės, si dhe njė tregues tjetėr se shteti i Kosovės do tė
jetė faktor paqeje dhe stabiliteti nė rajon.
Ministri i Jashtėm italian, Xhanfranko Fini ka ndarė tė njėjtat
mendime me kryeministrin Kosumi se stabiliteti dhe
qėndrueshmėria nė rajon ėshtė parakusht pėr zhvillimin ekonomik.
Fini po ashtu ka vlerėsuar angazhimet e kryeministrit Kosumi dhe
tė Qeverisė pėr krijimin e besimit te tė gjithė qytetarėt e
Kosovės dhe pėr integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė
kosovare, thuhet nė fund tė komunikatės sė Zyrės pėr shtyp tė
Kryeministrisė.
Presidenti
Rugova pėr shkak tė terapisė, nuk ka takuar
ministrin e Jashtėm italian, Fini
Prishtinė, 28 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, nuk ka mundur tė
realizojė takimin e paraparė pėr sot (e mėrkurė) me ministrin e
Jashtėm tė Italisė, z. Xhanfranko Fini (Gianfranco Fini), pėr shkaqe
shėndetėsore.
Presidenti Rugova gjendet nė rezidencėn
e vet nė Velani, ku po i nėnshtrohet terapisė sė rregullt mjekėsore,
thuhet nė njė njoftim tė Zyrės pėr shtyp tė Presidentit Rugova.
Anulimi i kėtij takimi ka nxitur
spekulimet e disa mediave italiane pėr kinse pėrkeqėsimin e gjendjes
shėndetėsore tė Presidentit Ibrahim Rugova.
|
|