|
-
Tiranė,
27 dhjetor 2005 /TN /QIK - Presidenti
i Shqipėrisė Alfred Moisiu ka kėrkuar qė institucionet shqiptare
tė kenė njė mendim unik pėr tė ardhmen e Kosovės. Ndryshe, thotė
Moisiu, Shqipėria do tė ketė njė qėndrim jo dinjitoz dhe do tė
dėmtojė problemin e Kosovės.
-
"Problemi i statusit tė
Kosovės ėshtė njė problem shumė i rėndėsishme. Pėr shumė arsye,
nė radhė tė parė, se ne jemi shqiptarė dhe ata janė shqiptarė,
ndaj dhe ne nuk mund tė rrimė indiferentė. Kushtetuta jonė duhet
tė dalė nė mbrojtje tė qytetarėve qė nuk banojnė nė territorin e
Republikės", ėshtė shprehur Presidenti Moisiu pėr gazetėn "Shekulli".
-
Presidenti shqiptar tha se Tirana zyrtare duhet tė interesohet
pėr njė zgjidhje sa mė tė qėndrueshme tė problemit tė Kosovės,
duke pėrsėritur qėndrimin tashmė tė njohur tė tij se "pavarėsia
ėshtė zgjidhja mė e drejtė".
"Ajo qė ka ndodhur ėshtė njė padrejtėsi qė ėshtė bėrė duke
filluar qė nga Kongresi i Berlinit dhe mė vonė. Kėto probleme
unė i kam thėnė hapur nė takimet ndėrkombėtare. Pavarėsisht se
kėto mund tė jenė tė njohura pėr publikun, por unė nuk kuptoj se
si mund tė quhet djep i njė kombi ky vend ku 95 % e popullsisė
janė qytetarė tė njė kombėsie tjetėr dhe vetėm 5% janė ata qė
pretendojnė se e kanė djepin e tyre".
-
Prandaj, thekson Moisiu, "kur vjen puna pėr divorcin e
shqiptarėve me serbėt qė janė njė popull krejt ndryshe, me gjuhė
tė ndryshme, histori e tė gjitha, kjo vihet nė diskutim".
-
"Kėtu politika shqiptare duhet tė nxjerrė konkluzionet e saj.
Duhet tė jetė mė problematike se me tė vėrtetė japim njė
shembull jodinjitoz pėr njė shtet demokratik dhe mund tė
dėmtojmė vėrtet dhe problemin e Kosovės".
-
I pyetur nėse janė planifikuar bisedime mes institucioneve tė
shtetit shqiptar dhe faktorin kosovar pėr njė pėrfaqėsim sa mė
tė mirė nė negociatat pėr statusin, Presidenti Moisiu tha se
Shqipėria nuk mund tė bėhet aktor nė kėtė mes, por vetėm aktive,
duke iu referuar pėrcaktimit qė ka bėrė Ahtisari.
-
"Duhet tė ndihmojmė pėr njė zgjidhje sa mė tė mirė, sa mė tė
qėndrueshme dhe sa mė tė pėrshtatshme nė pėrputhje dhe me
dėshirat e popullit tė Kosovės dhe kur themi populli i Kosovės,
kemi parasysh dhe tė gjithė banorėt e tjerė qė banojnė atje".
-
-
-
B.Mustafaj: "Kemi premtuar tė mbėshtesim
fuqimisht procesin e statusit final tė
Kosovės e qė duhet tė jetė Pavarėsia"
-
-
Tiranė, 27 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Kosova dhe ēėshtja e statusit tė saj kanė qenė dhe mbeten njė
nga prioritetet kryesore tė politikės dhe diplomacisė shqiptare,
tha Besnik Mudafaj. Shefi i diplomacisė shqiptare nė njė
analizė pėr 100 ditėt e para tė aktivitetit tė tij nė krye tė
Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, ritheksoi se nė kėtė proces
Shqipėria do tė jetė aktive, por jo aktore.
"Kemi premtuar tė mbėshtesim fuqimisht procesin pėr pėrcaktimin
e statusit final tė Kosovės e qė duhet tė jetė Pavarėsia. Dhe e
kemi mbajtuar premtimin. Pėr tė mos hyrė nė hollėsira tė njohura
pėr opinionin publik, po theksoj se arritėm shumė shpejt tė
pėrcaktojmė mėnyrėn e veprimit tonė nė kėtė proces e qė ėshtė:
Shqipėria do tė jetė aktive, por jo aktore", tha Mustafaj.
Mustafaj tha se rezoluta e miratuar pak kohė mė parė nga
Parlamenti shqiptar dhe qėndrimi i shprehur nga Presidenti,
Alfred Moisiu, ishin piketa finale drejt sė cilės, do tė synohej
tė arrihej gjatė kontributit qė do tė japė Tiranė zyrtare dhe
diplomacia shqiptare nė kėto negociata. "E kemi pėr detyrė qė tė
jemi pranė procesit, jo tė shohim ē'do tė ndodhė", tha Mustafaj.
Diplomacia shqiptare ėshtė shprehur pėr njė pavarėsi tė
shoqėruar nga prania e komunitetit ndėrkombėtar, civile e
ushtarake, e cila do tė sigurojė mbrojtjen e tė drejtave tė
minoriteteve dhe ndėrtimin e shtetit ligjor e demokratik nė
Kosovė.
"Kemi premtuar ta kthejmė Tiranėn nė njė adresė tė rėndėsishme
tė veprimit diplomatik ndėrkombėtar pėr rajonin. Dhe po e mbajmė
premtimin. Ardhja nė Tiranė e tė gjithė aktorėve ndėrkombėtarė
pėr tė shkėmbyer mendimet me ne gjatė kėsaj periudhe, dėshmon se
mendimi ynė ėshtė koherent dhe me ndikim pozitiv pėr paqen e
stabilitetin e rajonit", tha Mustafaj.
Mustafaj vuri nė dukje se qėndrimi dhe roli aktiv qė do tė luajė
Shqipėria gjatė negociatave nuk do tė kushtėzojnė marrėdhėniet
qė Tirana zyrtare ka me Beogradin.
"Ne kemi pjesė tė aktivitetit tonė intensifikimin e marrdhėnieve
me Beogradin. Kemi planifikuar nėnshkrimin e njė seri
marrėveshjesh bilaterale. Ēėshtja e Kosovės nuk mund tė
kushtėzojė marrėdhėniet tona", tha Mustafaj.
|
|