|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Mbrėmė persona tė panjohur kanė shtėnė me armė zjarri nė njė nga tre rrokaqiejt nė Mitrovicė

 
 

 
Mitrovicė, 27 dhjetor 2005 /TN /QIK - Mbrėmė pas mesnatės, persona tė panjohur kanė shtėnė me armė zjarri nė njė nga tre rrokaqiejt qė gjenden nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, duke shkaktuar vetėm dėme materiale nė tri banesa, por nuk ka pasur tė lėnduar.
 
Incidenti ka ndodhur rreth orės 1.3O dhe me atė rast ėshtė hapur zjarr nga armėt automatike. Kėtė incident e ka konfirmuar edhe zėdhėnėsi rajonal i SHPK-sė Sami Mehmeti.

Njoftohet se ėshtė qėlluar banesa e Zllata Marjanoviqit, e cila ndodhet nė katin e katėrt, ku janė thyer xhamat nė dy dhoma. Po ashtu me disa plumba ėshtė qėlluar edhe banesa e Xhevdet Haxhiut.
 
 
Sulmi nė veri tė Mitrovicės nuk ėshtė incident me motive etnike, thotė policia ndėrkombėtare
 
Mitrovicė, 27 dhjetor 2005 /TN /QIK - Nė dy sulmet e veēanta me armė zjarri nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, janė plagosur dy serbė. Zyrtarėt spitalorė kanė konfirmuar se pas mesnatės sė ditės sė diel tė dy tė plagosurit janė sjellė nė spital dhe se njėri nga ata ėshtė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore dhe sipas mjekėve mund tė priten komplikime tė mėtejme.

Policia ndėrkombėtare thotė se nuk ka indikacione qė sulmi nė veri tė Mitrovicės tė jetė incident me motive etnike. Nė anėn tjetėr, i ashtuquajturi "kėshilli kombėtar serb", i veriut tė Mitrovicės ka paralajmėruar protesta pėr sot nė mesditė.
 
Ndėrkaq, anėtari i ekipit negociues tė Beogradit pėr statusin e Kosovės, Goran Bogdanoviq, i ka dėnuar incidentet, duke i cilėsuar ato, siē ėshtė shprehur "njė porosi se dikush nuk i do serbėt nė Mitrovicė dhe as nė Kosovė nė tėrėsi".
 
 
Policia ndėrkombėtare thotė se ka penguar arratisjen e 14 tė burgosurve nga burgu i Dubravės
 
Istog, 27 dhjetor 2005 /TN /QIK - Policia e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė ka njoftuar se 14 tė burgosur nė burgun e Dubravės parėmbrėm vonė kanė bėrė pėrpjekje tė arratisėn nga oborri i kėtij burgu, por forcat e rendit kanė arritur tė pengojnė arratisjen e tyre.
 
Njoftohet se gjatė intervenimit tė organeve tė burgut nuk ka pasur tė lėnduar dhe se gjendja ėshtė e qetė. Pas tentativės pėr ikjen e grupit tė tė burgosurėve nė kėtė burg janė shtuar masat e sigurisė.

Ky ėshtė rasti i dytė brenda dy javėsh. Mė 12 dhjetor 14 tė burgosur janė pėrpjekur tė arratisen nga burgu i Dubravės me ndihmėn e disa bashkėpunėtorėve, tė cilėt patėn shkėmbyer zjarr me forcat e rendit. Ndryshe, nga burgu i Dubravės pas kėtij incidenti janė pezulluar tre gardianė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.