|
-
Beograd, 27 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Anėtari i ekipit serb pėr bisedime politike pėr statusin e
Kosovės Leon Kojen thotė se ka fundi i janarit nė Vjenė do tė
fillojnė bisedimet pėr decentralizimin. Sipas tij, me
ndėrmjetėsimin e ndėrkombėtarėve pėr herė tė parė pranė tryezės
sė bisedimeve do tė gjenden pala serbe dhe shqiptare.
-
Kojen, i cili ėshtė edhe kėshilltar i Presidentit serb Boris
Tadiq, ėshtė shprehur pėr njė gazetė tė Beogradit se Ahtisari
dhe ndihmėsi i tij Rohan kanė pranuar propozimin e Beogradit qė
"tema e parė tė jenė autorizimet e reja dhe dukshėm mė tė gjera
tė vetėqeverisjes lokale nė Kosovė".
-
-
Qė nė takimin e Vjenės nė shtator
pala serbe ka shtruar tė gjitha ato qė duhet tė hyjnė nė ato
autorizime, thotė Kojen. Por sipas tij, hapi tjetėr do tė jetė "pėrcaktimi
i komunave tė reja me shumicė serbe, gjithkund nė Kosovė ku
ekzistojnė kushtet - nė veri tė Mitrovicės, nė Kosovėn qendrore,
nė Anamoravė dhe nė Dukagjin". Ai thotė se kėto tema janė "njė
test pėr Rugovėn dhe ekipin e tij negociator".
-
"Pas Vjenės do tė shihet nėse pėrbetimi i tij pėr tė drejtat e
njeriut, pėr demokraci dhe pėr vlera evropiane ėshtė retorikė e
zakonshme, siē ka qenė deri mė tash, apo pėr herė tė parė ka
edhe gatishmėrinė qė problemet thelbėsore tė bashkėsisė serbe,
siē janė siguria, liria e lėvizjes dhe kthimi tė zgjidhen nė
mėnyrė tė civiluzuar", tha ai.
-
Ndėrkaq zyrtarėt e Kosovės kanė kundėrshtuar qė tė bisedohet pėr
temėn e decentralizmit, duke thėnė se decentralizimi ėshtė
ēėshtje e Kosovės dhe se kjo ēėshtje mund tė diskutohet pas
pavarėsimit tė Kosovės.
Presidenti Rugova ėshtė shprehur tė premtėn e kaluar se "decentralizimi
ėshtė ēėshtje e Kosovės. Mund t'i dėgjojmė edhe palėt tjera".
|
|