|
26 dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (25.12.2005) -
Ilirian Agolli
Flota Detare e ushtrisė shqiptare pėrkujton sot 80 vjetorin e
themelimit tė saj, me njė seri veprimtarish dhe dekorimesh tė disa
pėrfaqėsuesve tė saj tė njohur. Brezat e detarėve shprehėn
vlerėsimet pėr punėn dhe kontributin e kundėradmiralit Abdi Mati dhe
shumė komandantėve tė tjerė nė flotėn shqiptare. Me kėtė rast u
pėrurua edhe ndėrtesa e re e komandės sė Distriktit detar tė
Durrėsit, qė u ngrit nga njė financim i pėrbashkėt shqiptaro-turk.
Historia e re Flotės shqiptare fillon pikėrisht nė 25 dhjetor 1925,
qeveria e Tiranės bleu dy anije nga Italia pėr tė ndjekur
kontrabandistėt.
Kjo ėshtė njė ditė e shėnuar pėr Flotėn Shqiptare, sepse pikėrisht
nė 25 dhjetor 1925 u blenė dy anije nga Italia, tė cilave ju vunė
emrat domethėnės Shqipėria dhe Skėnderbeu, pėr tė patrulluar
ujėrat shqiptare dhe pėr tė luftuar kondrabandėn. Nė kronikat e
shtypit tė kohės shkruhet se anijet e ankoruara njė milje larg
bregut zbrazėn tre herė topat pėr tė pėrshėndetur qytetarėt e shumtė
qė kishin dalė nė breg pėr tė ndjekur ceremonitė e kėsaj ngjarjeje
tė veēantė dhe mė pas nisėn lundrimin. - thotė njė zoti Kėrcelli.
Shefi i marrėdhėnieve civilo - ushtarake nė Distriktin detar tė
Durrėsit, Shefqet Kėrcelli, thotė se nga rradhėt e marinės shqiptare
doli edhe dėshmori i parė i rezistencės antifashiste, Mujo Ulqinaku,
qė ishte kapter i marinės mbretėrore. Pas mbarimit tė Luftės sė Dytė
Mbretėrore marina shqiptare u ringrit me disa anije trofe tė luftės
mė 15 gusht 1945. Pak vite mė vonė, nė shtator 1958, u krijua njėsia
e nėndetėseve dhe nė vitet 60 u ēel edhe Akademia e Detarisė.
Por historia e detarisė shqiptare ėshtė shumė e lashtė jo vetėm nė
ndėrtim anijesh me konstruksione tė rralla, por edhe me lundrimin e
shqiptarėve nė hapėsirat e detrave Adriatik e Jon, dhe mė gjerė nė
Mesdhe. Zoti Kėrcelli thotė se Flotes i nevojitet njė muzeum i
mirėfilltė i detarisė dhe kjo ėshtė shumė e mirėpritur nga banorėt e
qyteteve bregdetare. Nė tė gjitha qytetet bregdetare tė Mesdheut
janė ngritur muzeume tė mėdha detarie, dhe njė i tillė i duhet edhe
Shqipėrisė. Njė muzeum i tillė do tu tregonte shumė vizitorėve mbi
traditat shqiptare tė lundrimit.
Nga ana tjetėr, kjo do tė rivlerėsonte dhe do tė plotėsonte muzeumet
e tjera qė janė nė qytetin e Durrėsit, dhe mjaft qytetarė e
intelektualė tė bregdetit janė tė interesuar dhe e mirėpresin kėtė
nismė. Po ashtu edhe njė muzeum i Luftės sė Ftohtė nė Vlorė do tė
ishte mėse i nevojshėm - thekson zoti Kėrcelli.
Ashtu si gjithė ushtria, edhe Flota shqiptare po punon pėr tė
plotėsuar standartet e anėtarėsimit nė NATO. Zyrtarėt shqiptarė
veēojnė si investimet mė tė spikatura nė Forcat Detare marrėveshjen
me kompaninė amerikane Lockhed Martin pėr modernizimin e sistemit tė
vėzhgimit tė hapėsirės detare, si dhe pajisjen nė vitet e ardhshme e
Forcave Detare me anije tė reja.
|