|
- 26
dhjetori 2005 /TN
-
-
Shkruan: dr.Besnik R. BARDHI
-
-
Shtrohet pyetja: A e meriton Kosova dhe populli i saj nje
tretman kaq jo human kur ėshtė nė pyetje pėrcaktimi i fatit dhe
ardhmėrisė sė saj. Populli shqiptarė nė Kosovė, doli i stresuar
dhe i dėrmuar nga lufta e vitit 1999. Humbjet nė njerėz ishin
jashtėzakonisht tė mėdha. Zhdukja e njė numri tė madh tė
njerėzve mbetėt ende plagė e hapur dhe e pa shėruar.
-
-
Dėmet materiale qė shkatoj Serbia nė Kosovė, ende askush nuk i
llogariti me saktėsi. Tė mirat materialeu plaēkitėn pa mėshirė
nga okupatorėt serbė.Aktualisht Kosova kalon njė krizė tė rėndė
ekonomike, popullata e saj qė moti ballafaqohet me varfėri tė
skajshme.
-
-
Gjashtė vite qė pasuan, kishin nė vehte elemente tė
diskriminimit kolektiv dhe provokime nga mė tė ndryshmet. U
zhvillua njė politikė hipnotizuese e cila kishte pėr qėllim
zbehjen dhe frenimin e kėrkesave vitale tė popullit shqiptar pėr
realizimin e synimevetė tyre. Dhunohej nė mėnyrė tė vazhdueshme
dhe institucionale dėshira dhe kėrkesa e drejtė pėr
vetėvendosje.
-
-
Si gjithnjė, pėr ēdo problem nė Kosovė, akuzohej pala shqiptare
pa asnjė argument. Edhe pse resorėt kryesor te pushtetit nuk i
mbanin shqiptarėt, ata ishin adresa ku drejtoheshin akuzat e
fajėsisė !. Pas gjithė asaj ēka ndodhi nė Kosovė gjatė
shekullit tė kaluar, janė tė tmerrshme dhe neveritėse shantazhet
qė u bėhėn shqiptarve si mazhorancė, nė emėr tė disa
standardeve qė kinse duhet plotėsuar !!!.
-
Nė kėtė rast, viktimės (lexo: shqiptarėve) i bėhej presion i
madh qė tė lėshoj pe ndaj bandave jashtė insitucionale serbe
qė veprojnė lirshėm nė Kosovė.
-
-
Kosova ka kaluar ēaste tė tmerrshme gjatė historisė 600 vjeēare,
sė pari nėn perandorinė otomane dhe sidomos nė 100 vjetėt e
fundit, nėn thundrėn e egėr dhe primitive sllave. Gjatė gjithė
kėsaj kohe ky popull luftoj nė formė permanente pėr tė realizuar
synimet e veta pėr liri dhe shtetėsi. U sakrifikuan gjenerata tė
tėra nė njė luftė tė pa barabart me fuqi ushtarake okupatore.Tė
gjitha ato projekte qė shkojnė ndesh me aspiratat e popullit
shqiptarė nė Kosovė do tė dėshtojnė dhe sėrish do tė hapen
problemet e vjetra nė Ballkan.
-
-
Qėshtja e Kosovės, duhej tė zgjidhej menjėherė pas pėrfundimit
tė luftės nė Kosovė nė vitin 1999.
Gjashtė vite ishin shumė tė gjata dhe tė pa nevojshme pėr tė
zgjidhur statusin e Kosovės. Pėr popullin e Kosovės, kjo pritje
ishte e pakuptimtė.
-
-
Serbia, edhe njė herė dėshmoj aftėsinė e saj intrigante nė
politikėn ndėrkombėtare. Si gjithnjė, manipulimet me tė pa
vėrteta dhe prezantimi i tė dhėnave fallso, ishin kontinuitet i
politikės serbe nė raport me Kosovėn. Pėr kėto vite tė
pasluftės, ajo kthej vetėbesimin dhe sėrish ngreu kokėn lartė
me paturpėsi, dhe kėrkon tė vendos pėr fatin e Kosovės.
-
-
Si ish okupatore e Kosovės, ajo ka shumė pėr tė paguar pėr
luftėn e vitit 1999. Masakrat ndaj mijėra njerėzve tė pa
fajshėm, pastrimi etnik dhe dėbimi I afėr 1 milion shqiptarėve
nga trojet e veta , djegiet dhe plaēkitjet e tė mirave
materiale, e shndėrruan Kosovėn nė njė tokė tė djegur dhe tė
shkatėrruar tėrėsisht.
-
-
Provokimi mė i rėndė aktualisht ėshtė kėrkesa imponuese qė tė
ulemi dhe tė bisedojmė me kasapėt e popullit tonė. Millosheviqi
ndodhet ne Hagė pėr krimet qė u bėnė nė kohėn sa ai ishte nė
krye tė Serbisė. Por tash, nė periudhėn e demokratėve tė rinj
serbė dhe periudhėn post Millosheviqiane, dihet kush luan dhe
tallet me ndjenjat e familjarėve tė cilėt kanė shumė anėtar tė
zhdukur.
-
-
Gjashtė vite me rradhė ato familje dhe mbarė Kosova janė nė
ankth pėr fatin e mė tė dashurve tė tyre,ndersa Serbia bėnė
spektakėl nga kjo ēėshtje ! Qeveria aktuale serbe heshtė pėr
fatin e mijėra tė zhdukurve shqiptarė gjatė agresionit serb nė
Kosovė nė vitet 1998/99. Ende nuk u dėgjua zėri i arsyes sė
shėndosh nga askush nė Sėrbi pėr krimet nė Kosovė.
-
-
Me Tadiqin, Koshtunicėn, Drashkoviqin dhe klyshėt e tėrbuar dhe
primitiv tė Sheshelit, nuk mund tė bisedohet nė frymėn e
civilizuar europiane. Edhe kėta si babai i tyre Millosheviqi,
respektojnė vetėm argumentin e forcės. Me vrasėsit e foshnjave
dhe tė pleqve nuk ka sens tė bisedohet, ėshtė turp historik tė
ulemi nė njė tryezė tė bisedimeve me kriminelė tė tillė, e aq mė
tepėr tė presim nga ata tė. pajtohen me mėvetėsinė e Kosovės.
-
-
Ėshtė iluzion dhe pa pjekuri politike tė sillemi me ta si me njė
palė tė barabartė nė bisedime. Ne jemi ata tė cilėt duhet
diktuar kushtet e bisedimeve, sepse ne jemi pala e dėmtuar nė
luftė. Ne duhet kėrkuar pėrgjegjėsi ndaj atyre qė shkrumbuan
Kosovėn. Nėse ėshtė fjala pėr tė drejtat e minoritarėve tė cilat
jetojnė nė Kosovė , ky problem duhet tė zgjidhet sipas normave
ndėrkombėtare, pa asnjė dallim.
-
-
Serbia si ish okupatore dhe humbėse e luftės nė vitin 1999, si
gjithnjė edhe tani manipulon dhe brengosėt pėr fatin e objekteve
fetare ortodokse nė territorin e Kosovės. Duhet ditur se ato
objekte janė pronė e Kosovės dhe si tė tilla janė ruajtur nga
vetė shqiptarėt me shekuj. Incidentet e Marsit tė vitit 2004,
duhet studiuar mirė dhe tė nxirren konkludime tė ēarta dhe tė
thuhet hapur kush ishin autorėt e vėrtetė dhe nga kush ishin tė
paguar. Realitetin pėr kėto ndodhi mė sė miri i dinė agjencitė
e ndryshme informative qė veprojnė nė Kosovė!
-
-
Objektet e vjetra kishtare artodokse qė ndodhėn nė Kosovė, janė
tė ndėrtuara mbi themelet dhe gėrmadhat e kishave autoktone,
pėr kėtė ka dėshmi tė bollshme. Pėr kėtė duhet ti referohemi
Akademik Mark Krasniqi, i cili prezanton dhe shtjellon nė
mėnyrė shkencore kėtė problematikė, ai thotė: Historia e
Kosovės nuk fillon me Nemanjiqėt. Manastirėt ortodokse nė Kosovė
merren sot si argumente pėr tė treguar lashtėsinė e
popullatės serbe nė kėto vise. Por shkenca e mirėfilltė dhe e
vėrteta historike i hedhė poshtė edhe kėto pretendime, sepse
kėto manastire ( kisha ) siē janė Graēanica ( Prishtinė ) dhe
Shna Prenda ( Sveta Petka, Lenishka, nė Prizren ) nuk i ka
ndėrtuar kral Millutin Nemanjiqi nė shek. XIV, por ato janė aty
shumė mė herėt, nga koha e sundimit tė Bizantit ( Greqisė ) nė
kėto vise, kurse Millutini vetėm ka bėrė nė to disa meremetime,
shtresa e zbukurime. Mandej studiuesi serb Pero Sljepēeviq
shkruan se : Ėshtė vertetuar se nga numri shumė i madh i
kishave tė vjetra serbe, emri I tė cilave ėshtė shkruar nė to
serbėt nuk kanė pasur fare traditė tė vetėn as nė ndėrtimtari,
as nė artin e pikturės ( Rilindja , e datės 2 qershor 1990,
faqe 10 ).
-
-
Lotėt e krokodilit qė derdh Serbia pėr trashėgiminė
kulturore nė Kosovė, janė veē se njė gėnjeshtėr e kulluar, e
cila ka pėr qėllim qė nė Kosovė tė lė jo vetėm njė Kalė tė
Trojės !. Serbisė i konvenon ēdo prolongim i zgjidhjes sė
ēėshtjes sė Kosovės. Ajo kėto 6 vite tė pasluftės i shfrytėzoj
nė shkallėn maksimale pėr tė inskenuar dhe plasuar gėnjeshtra nė
dėm tė popullatės shqiptare nė Kosovė. Kjo kohė doemos ndikoj qė
tė bie edhe pluhuri i harresės mbi gjenocidin serb nė Kosovė nė
vitet 1998/99.
-
-
Nė qarqe tė pa informuara si duhet, kėto gėnjeshtra filluan tė
zbehin imazhin pozitiv tė shqiptarėve. Duhet pranuar faktin se
pala shqiptare, pėr shkak tė rrethanave tė njohura nė Kosovė,
sidomos nga pa mundėsia e fjalės nė qendra vendim marrėse
ndėrkombėtare, nuk ka qenė nė gjendje tė kundėr pėrgjigjėt nė
formė adekuate ofanzivės sė ashpėr propagandistike serbe.
-
-
Mėkati mė i madh qė i bėhet popullit shqiptarė nė Kosovė, pas
vitit 1999, ėshtė trysnia qė i bėhet pėr kompromise tė ndryshme
dhe bisedime tė imponuara me Serbinė. Pavarėsia e Kosovės ėshtė
e panegociueshme, sidomos me Serbinė si agresore, e cila ka
humbur ēdo tė drejtė morale tė pyetet pėr gjėrat edhe mė tė
imta pėr ardhmėrinė e Kosovės. Ligjvėnėsi amerikan Xhim Moran,
kėto ditė dha njė intervistė ku nė mes tjerash tha:
-
-
Serbėt vepruan si banditė ndaj shumicės nė Kosovė prandaj
Serbia nuk ka tė drejtė tė qeverisė nė Kosovė .
-
-
Serbia, pėr ti ikur obligimeve tė kompensimit material pėr
dėmet dhe plaēkitjet qė bėri nė Kosovė, ka filluar tė aktrojė
rrolin e viktimės dhe kėrkon sėrish tė ketė ndikim tutorial nė
Kosovė !!.
-
-
Shqiptarėt e Kosovės e konsiderojnė si kaptinė tė mbyllur tė
drejtėn e rikthimit tė ish kolonizatorėve serbė nė Kosovė.
Perspektiva e Kosovės ėshtė nė mėvetėsinė e saj.
|
|