|
- 25
dhjetor 2005 /TN
-
-
Vetė
shprehja jemi pėr pavarėsinė e Kosovės, e nėnkupton se nuk je
pėr bashkimin me tė. Ky ėshtė qėndrimi ynė politik aktual. E, tė
shprehesh se nuk je pėr bashkimin me Shqipėrinė, do tė thotė qė
nesėr a pasnesėr ti nxjerrėsh probleme politikės pasardhėse tė
Kosovės qė tė mos mund tė kėrkojė tė bashkohen dy pjesėt e njė
trungu, sepse pėrgjigja e politikės ndėrkombėtare do tė pasojė:
Politika juaj, kur ua kemi dhėnė pavarėsinė, ka garantuar se
nuk ėshtė pėr kėtė bashkim. Dhe, pėr kėtė, ju kemi mbėshtetur...
-
-
Shkruan:
Nazmi LUKAJ
-
-
1.
-
Edhe politikanėt tanė, edhe ata tė Shqipėrisė po shkasin kur po
deklarohen se ne nuk jemi pėr bashkimin me Shqipėrinė, por
vetėm pėr pavarėsinė e Kosovės.
Kėtė po e
bėjnė pėr ta bindur botėn qė ajo tė mos e ketė kėtė shqetėsim.
Madje, ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaji, para
dy-tri ditėsh shkoi edhe mė larg se kaq. Ai u shpreh
perifrazisht nė perėndim, para tri-katėr ditėsh, se do tė
dekurojohen tė gjitha pėrpjekjet e atyre individėve dhe grupeve
qė synojnė bashkimin e Kosovės me shtetin amė!
-
-
-
As ky, as tė tjerėt nuk duhet tė shprehen kėsisoji.
Mjafton tė thonė se ne jemi pėr pavarėsinė e Kosovės. Kaq. Asgjė
mė shumė. Kjo shprehje ėshtė garantuese se ky ėshtė synimi i
politikės shqiptare pėr statusin e Kosovės andej e kėndej
kufirit. Ministri Mustafaji, veē qė u deklarua kėshtu, edhe njė
herė e pėrsėriti se e pėrkrah pavarėsinė e kushtėzuar, pėr ēka
ėshtė kritikuar qe sa e sa herė. Kėshtu po e trashė gabimin e
vet, sepse po i nxjerr nė pah dy politika karshi Kosovės-atė tė
shtetit dhe tė veten. Kjo shpėrputhje nuk ėshtė diplomaci, siē
mendojnė shumica prej nesh.
-
-
Pėrkundrazi, e nxjerr shumė joserioze politikėn e Shqipėrisė nė
perėndim, sa i pėrket problemit tė statusit tė Kosovės.
Mustafaji sikur ende vazhdon tė jetojė me botėn e letėrsisė, ku
romanet mund ti kenė dy e mė shumė linja tematike. Ai ėshtė
diplomat, dhe nė diplomacinė e sotme mbahet vetėm njė qėndrim
pėr ta bėrė serioze qeverinė qė e pėrfaqėson, por edhe veten.
-
-
2.
-
Nuk ka dyshim se ministri Mustafaji ėshtė nga intelektualėt mė
tė zotė qė ka Shqipėria. Por, politika, krahaz intelektualizmit,
do edhe seriozitet tė qėndrimit. Kjo kohė do mendim tė
qėndrueshėm. Nuk ėshtė mė ajo, kur diplomatėt komunistė kishin
njėqind qėndrime. Duke mbajtur diplomacitė e tyre kaq shumė
qėndrime, edhe komunizmi mori nė thua, dhe e theu qafėn. Por,
ti kthehem temės: pse nuk duhet tė thuhet se ne nuk jemi pėr
bashkimin me Shqipėrinė, por jemi pėr pavarėsinė e Kosovės?.
-
-
Vetė shprehja jemi pėr pavarėsinė e Kosovės, e nėnkupton se
nuk je pėr bashkimin me tė. Ky ėshtė qėndrimi ynė politik
aktual. Njė qėndrim jo i plotė, por i pėrshtatur pėr ta fituar
mė lehtė shtetin. E, tė shprehesh se nuk je pėr bashkimin me
Shqipėrinė, do tė thotė qė nesėr a pasnesėr ti nxjerrėsh
probleme politikės pasardhėse tė Kosovės qė tė mos mund tė
kėrkojė tė bashkohen dy pjesėt e njė trungu, sepse pėrgjigja e
politikės ndėrkombėtare do tė pasojė: Politika juaj, kur ua
kemi dhėnė pavarėsinė, ka garantuar se nuk ėshtė pėr bashkimin e
Kosovės me Shqipėrinė. Dhe, pėr kėtė, ju kemi mbėshtetur.
-
-
3.
-
Nė
kėtė kuptim, tė gjithė politikanėt tanė duhet tė kenė kujdes
tash e tutje qė tė mos e pėrsėrisin mė kėtė frazė politike, se
ėshtė e dėmshme pėr rrjedhat e ardhshme kombėtare. Tė gjitha ato
shtete qė kėrkojnė garanci prej politikės sonė se nuk e kemi
synim bashkimin me Shqipėrinė, kėtė e nėnkuptojnė edhe kur themi
vetėm se synim yni ėshtė pavarėsia e Kosovės.
Ta forcosh argumentin edhe me shtesėn tjetėr, ėshtė tepėr e
panevojshme. Dhe, kėtė shtesė, nga ne nuk e ka kėrkuar askush.
Atėherė, pse ne e shprehim?! Pse ne ia japim rastin diplomacisė
ndėrkombėtare ta krijojė bindjen se jemi larg seriozitetit tė
mendimit politik?!
|
|