|
-
24
dhjetor 2005 /TN
Sabit Abdyli, Zelandė e Re
-
-
Hasan Ahmeti u lind nė vitin 1922 nė fshatin Lubishtė komuna e
Vitisė. U rrit dhe u edukua nė familjen Ahmetaj, e cila shquhej
pėr ruajtjen e traditave kombėtare. Qė nė rini tė hershme u
dallua pėr zgjuarsi e trimėri. Nga tė parėt kish mėsuar se si
duhet tė mbrohet nderi e atdheu.
-
-
Nė
moshėn 22 vjeēare /1944/ e mobilizojnė me dhunė, nė aradhet
partizane. Hasani duke parė tmerret, torturat, padrejtėsitė qė
bėheshin nga serbėt, qė tani nė shapkat e kralit kishin vu
yllin pesėcepėsh, kundėr shqiptarėve dezerton nga aradhe
partizane e stacionuar nė kishėn e Deēanit dhe kthehet nė shtėpi
pėr tju bashkangjitur forcave balliste qė luftonin nė malet e
Anamoravės.
-
-
Nė kėtė lojė tė ndytė antishqiptare, pėr fatin tonė tė keq, nė
aradhet partizano-ēetnike kishte edhe shqiptarė tė shitur, tė
mashtruar nga propaganda sllavokomuniste.
-
-
Ata, pėr serbėt e kishte fjalėn, ishin tė njėjtit qė mė 1913
masakruan e vranė 90 lubishtas, nė mesin e tyre 8 tė familjes
sonė duke i gropos, disa prej tyre edhe pėr sė gjalli nė
Livadhet e Podgorcit, ishin tė njėjtit qė nė vitin 1918 na
dogjėn shtėpinė, na konfiskuan 5 hektarė tokė pjellore rreth
lumit Gėrqarica, ishin tė njėjtit qė e vranė kushėririn
Rexhepin, ishin dhe mbetėn, ata qė ishin edhe mė vonė;
masakruan, rrahėn pėr vdekje shqiptarė tė pafajshėm gjatė
aksionit pėr mbledhjen e armėve nė vitin 1956, burgosėn,
persekutuan e vranė edhe nė vitin 1968, 1981, 1989, tė njėjtit
me dhunėn e policisė e tė ushtrisė nė vitin 1990 e shuan
parlamentin, qeverinė e Kosovės.
-
-
Elaboratet, skenarėt pėr asgjėsimin e shqiptarėve dhe popujve
tjerė jo serb, serbėt i kanė qė nga koha e Millosh Obrenoviqit,
bacoo...! - mė pat thėnė xha Hasani, kur isha nė vizitė te ai
nė Australi, nė vitin 1991, rrėfen nipi i tij Nexhmedin Ahmeti.
-
-
Hasan
Ahmeti merr pjesė me pushkė nė dorė nė tė gjitha betejat e
zhvilluara nė malet e Kopilaēės (1944 1945) kundėr forcave
ēetniko-partizane.
-
-
Pėr shkak rrethanave tė krijuara nė nėntor tė vitit 1945, Hasan
Ahmeti bashkė me ushtarėt tjerė tė lirisė pas njė udhėtimi 14
ditėsh nė kėmbė dalin nė Greqi.
-
-
Nė
njė takim tė organizuar, nė Delemount tė Zvicrės nė vitin 1986
me komandantin e forcave balliste tė Karadakut z. Hysen Tėrpeza,
i cila sa mori vesh se kush jam, mė tha: Hasani ishte i
pėrgjegjshėm, serioz nė kryerjen e detyrave, ushtar i
devotshėm i Shqipėrisė Etnike, njohės i shkėlqyeshėm i terenit
ku vepronim, i shkathėt, i zhdėrvjellėt nė aksione, i zoti i
pushkės, patriot i flakėt...
-
-
Nė
vitin 1980 u takova me Hasanin nė Turqi... Ai, edhe nė
Australi po punon nė dobi tė shqiptarizmit. Nė malet e
Lubishtės (1944 -1945) na kanė ndihmuar edhe vėllai i Hasanit,
Destani dhe xhaxhai i tij Ruhani duke na furnizuar me ushqim e
gjėra tjera tė nevojshme nga dyqani i Lencit nė Letnicė.
(Sipas Nexhmedin Ahmetit, gasterbajter nė Zvicėr, i lindur
1955).
-
-
Nė
Greqi nga forcat anglo-amerikane pėrgatiten pėr ta rrėzuar
regjimin komunist nė Shqipėri. Pas desantit nė Shqipėri
kusheriri i Hasanit Sejdi Ahmeti dhe nipi Muharrem Topllana bien
nė duar tė sigurimit shqiptar, kurse Hasani falė gjindshmėrisė,
fatit, greqishtes qė e fliste mirė arrin disi ta braktisė
Shqipėrinė bashkė me Muharrem Bajraktarin dhe pėrkrahėsit e tij.
Nė Serafin afėr Athinės punon shėrbėtor nė njė familjeje greke.
-
-
Gjatė kėsaj kohe e kidnapojnė njerėz tė panjohur dhe e detyrojnė
pėr tė kryer punėn e qymyrxhiut nė vapor pa pagesė.
Me ndėrhyrjen e Muharrem Bajraktarit policia greke pas 6 muajve
e gjejnė dhe arrijnė ta lirojnė Hasanin. Hasan Ahmeti i
demoralizuar pėr dėshtimin e aksioneve kundėr regjimit komunist
nė Shqipėri, pas atij dekonspirimi tė kryer nga agjenti i
dyfishtė Kim Fillb, pas 11 vjetėve qėndrimi nė Greqi, mė 24
korrik 1956 vendoset nė Australi.
-
-
Nė
Australinė e largėt Hasani nuk e pushoi veprimtarinė e vet pėr
bashkimin e gjitha trojeve shqiptare. Nė shtėpinė tonė -
tregon e bija e vetme e Hasanit, tani e martuar me banim nė
Victoria, Australi - babai kishte njė dhomė tė veēantė pėr
shokėt e tė njėjtit ideal: Adem Gllavicėn, Isuf Ukėn, Azem
Bytyqin... me gjasė aty erdhi edhe kreu i Legalitetit Abaz Kupi,
tė cilėt i priste dhe i pėrcjellke si e ka zakon shqiptari.
-
-
Pėr shkak kėsaj veprimtarie patriotike tė tij, anėtarėt tjerė tė
familjes Ahmetaj, tė mbetur nė Lubishtė persekutoheshin
pareshtur. Destanin, vėllain e Hasanit e kishin urdhėruar qė
vazhdimisht tė paraqitej nė zyrėn e sigurimit shtetėror nė
Gjilan ku maltertohej fizikisht derisa mė 24 korrik 1998
kriminelė tė porositur nga UDB-eja, dy polic serbė dhe njė femėr
po ashtu serbe futėn nė shtėpinė e Destan Ahmetit, nė Ferizaj,
pasi i marrin tė gjitha gjėrat me vlerė; parat, arin e gjėsendet
tjera, Destanin e vrasin mizorisht.
-
-
Hasani
vdiq mė 1995 e u varros nė Victoria, Australi. Nė varrim
morėn pjesė shumė shqiptarė tė ardhur nga tė katėr anėt e
Australisė dhe nga Kosova.
-
-
Pėr jetėn, veprimtarin e tė ndjerit folėn, veteranėt e Lėvizjes
pėr Ēlirimin Kombėtar; Kadri Muka e Kapllan Mala.
Hasani la pas vetės, nė Australi, vajzėn, tre nipa dhe njė
ditar prej 32 faqesh fletoreje tė shkruar me dorė, ku paraqet
opinionin e vet pėr luftėn nė vitin 1944, propagandėn
sllavokomuniste duke pėrmend edhe emra konkret tė shqiptarėve,
tė cilėt siē thotė Hasan Ahmeti: ... kishin tradhtuar interesat
kombėtare dhe ishin vu nė shėrbim tė komunizmit...
|
|