|
24
dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (24.12.2005) -
Ndėrmjetėsi mė i lartė
ndėrkombėtar nė Bosnjė Hercegovinė thotė se nuk mund tė ketė paqe tė
vėrtetė nė vend deri sa dy tė dyshuarit kryesor pėr krime lufte tė
arrestohen dhe tė ekstradohen nė Hagė.
Paddy Ashdown,
i cili largohet nga posti i tij si Pėrfaqėsues i Lartė nė Bosnjė
muajin e ardhshėm, i tha Radios Britanike se vendi ka arritur
pėrparim tė mahnitshėm gjatė viteve tė fundit.
Por ai
shprehu shqetėsim se ish udhėheqėsi serb i Bosnjės Radovan Karaxhiq
dhe komandanti i tij ushtarak Ratko Mladic gjenden ende nė arrati,
duke e quajtur kėtė dėshtim tė tė gjitha palėve.
Zoti Ashdown
paralajmėroi se vendi nuk mund tė stabilizohet deri sa tė arrihet
drejtėsi dhe dy tė dyshuarit tė dalin para gjykatės ndėrkombėtare
pėr krime lufte nė Hagė. Kjo gjykatė ngriti akuzat kundėr tyre nė
vitin 1995 pėr rolin nė sulmet kundėr civilėve gjatė konfliktit nė
Bosnjė.
|