|
- 24
dhjetor 2005 /TN
-
-
Ndue
Ukaj
-
-
Derisa
bota e civilizuar para Krishtlindjeve gjendet nė kulmin e
gėzimeve dhe hareve, shoqėrinė shqiptare e ka mbėrthyer
politika, tek e cila i ka sytė, dhe prej sė cilės pret: pret qė
dekada, qė kėto festa vitin e ardhshėm tė festohen me njė Baba
Dimėr, qė gjithėve do ju sjell njė mirėqeni solide pėr
ekzistencė, pėr liri tė komunikimit dhe tė bindjes. Nė kėtė fund
vit, ende ka nevojė pėr urime elementare, teksa botėn e
pėrparuar, nė tė cilėn proklamojmė tė integrohemi, bėn bilancet
marramendėse tė pėrparimeve.
-
-
Pėr ta
thelluar kėtė absurd, retorika politike e shqiptarėve, si nė
Tiranė ashtu nė Prishtinė, dhe gjetiu nė hapėsirat shqiptare,
vazhdon avazin e vetė tė vetėkėnaqėsisė. Nuk mundoj se donė
koment mė tė thellė ēėshtja e vetėkėnaqėsisė: mjaft tė
analizohen disa pika qė formėsuan shoqėrinė tonė kėto ditė: atė
ditė kur organizata Freedom House nga SHAB-atė, nė raportin e
saj vjetor thotė se Shqipėrinė ėshtė vend me liri tė kufizuara.
-
-
Pra,
shoqėrisė shqiptare, nėsė vetėm pjesėrisht ėshtė real vlerėsimi,
i mungon elementi esencial pėr demokraci, pa tė cilin nuk mund
tė ec asnjė proces. Sa i pėrket Shqipėrisė, vėzhgimi konstaton
se ajo vazhdon tė mbetet njė vend pjesėrisht i lirė, pa ndonjė
ndryshim nga vitet 2002, 2003 dhe 2004. Ajo renditet nė vendet
qė janė demokraci elektorale dhe pėrsa u pėrket tė drejtave
politike, ajo ėshtė nė tė njėjtin nivel si Maqedonia dhe Serbia
e Mali i Zi, por mė poshtė se Bullgaria dhe Rumania.
-
-
Po tė
njėjtėn gjė, kjo organizatė e thekson edhe pėr Kosovėn. Pėr tė
shtuar se nė Kosovė ka rėnie. Ėshtė koha e ndryshimeve pėrflitet
mė bujė andej e kėndej, nėpėr oda dhe godina politike. Por kėto
ndryshime, qytetari ynė nuk i ndjenė. Pėr shqiptarėt, edhe pse
kaherė pritet ndryshime, ky fundvit karakterizohet me tema tė
mėdha tė politikės, tė cilat shfaqin vetėm ca shpresa pėr vitin
e ardhėm.
-
-
Nė
Tiranė e Prishtinė, Shkup, Malėsi e Preshevė, pėrflitet pėr ēdo
gjė qė ka tė bėj me politikėn, me proceset, por mė sė paku pėr
hare, gėzim e mirėqeni qytetare. Nė Shqipėri, qeveria pėr tė
treguar dhėmbėt e pushtetit, merret me problemin e gurit tė
zi, ndėrsa organizata Freedom House nga SHAB-atė e shpallė
Shqipėrinė si vend me liri tė kufizuara.
-
-
Pėr tė
thelluar mjerimin e kėsaj, si dhe pėr tė paraqitur tė vėrtetėn e
procesit tė integrimeve pėr tė cilėn qeveria llomotitet me njė
retorikė folklorike, vetėm njė ditė pas, sondazhet nė BE
tregojnė se Shqipėria ėshtė e parafundit, pra vetėm para
Turqisė, nė radhėn e vendeve tė preferuar pėr anėtarėsim.
-
-
Ēėshtje kėto qė sdonė koment. Nė gjithė kėtė mishmash, kreu i
Qeverisė spekulon, me njė retorikė tė tipit orientalo-komunist
pėr pėrparimet e 100 ditėshit tė qeverisjes sė tij, qė pėr
hallet e mėdha tė qytetarit tė Shqipėrisė, ka kaq kuptim: njė
humor i zi, si dhuratė pėr festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit
tė Ri.
-
-
Nė
Kosovė vazhdojnė pėrpėlitjet u mundimshme tė shoqėrisė pėr
pavarėsi.
-
-
Fesat
e fundvitit iu sollėn njė dhuratė nga Baba Dimri, dy ministri
tė reja: atė tė Brendshme dhe tė Drejtėsisė, dy shtylla mbi tė
cilat ngritėt demokracia dhe shteti ligjor, vlerat demokratike
dhe ku bazohet dinjiteti i personit brenda shoqėrisė. Kėtė
dhuratė mė shumė sė ēdo kush, po e shfrytėzojnė politikanėt tė
cilėve ju vetėmjafton pėr ti sforcuar pozitat dhe zhytur
qytetarin, pėr tė thelluar filozofinė e vetėkėaqėsisė, tė
korrupsionit, tė nepotizmit dhe injorancės.
-
-
Ndėrsa
qytetarėt, tashmė tė lodhur me kėto zvarritje, janė tė prirur
pėr tė pritur kėtyre institucioneve, edhe pse nė masė tė madhe
janė tė bindur se edhe nė festimet e vitit tė ardhshėm, do tė
mungon njė mirėqenie elementare qytetare, pra nuk do tė ketė
rrymė (drita), nuk do tė ketė pastrim tė rrugėve, nuk do tė ketė
njė tro kulturė, nuk do tė ketė, ca mė pak korrupsion, nuk do tė
ketė gropa nėpėr kryeqytete, nuk do tė ketė veprime konkrete pėr
tė ndryshuar gjendjen, por vetėm retorike pompoze, pra, nuk do
tė ketė shumė gjėra themelore tė cilat duhet tė formėsojnė jetėn
e tij.
-
-
Ska
dilemė se edhe dy ministritė e reja do kenė analogji me shumė tė
tjera qė dominohen nga injoranca, nepotizmi dhe korrupsioni. Sot
ėshtė njė ditė e rėndėsishme pėr rendin dhe ligjin, pėr tė
drejtat njerėzore dhe pėr ngritjen e sigurisė pėr tė gjitha
komunitetet nė Kosovė- u tha nga pėrfaqėsues ndėrkombėtar dhe
vendor nė ceremoninė e rastit. Fjalė tė mėdha, pas sė cilave
fshehėn veprime tė dyshimta.
-
-
Teksa
perėndimi feston, ambientin shqiptar ėshtė i zhytur edhe mė
tutje nė prapambetur, nė anarki tė brendshme, nė dhunė tė
brendshme, nė konflikte tė cilat shkojnė pėr tej natyrės sė
absurdit, me njėri tjetrin: shkurt, nė njė gjendje qė ska
pandehem nė civilizim perėndimor, nė tė cilin synojmė tė
integrohemi. Dhe, sot e gjithė ditėn, mungojnė interpretimit
reale tė shkakut tė kėsaj gjendje, edhe nga politikanėt, edhe
nga mediat, edhe nga pozita, edhe nga opozita, edhe nga
intelektualėt.
-
-
Nga e
gjithė kjo anarki, paraqiten mendime naive, tė cilat vetėm
hedhin fajin tek tjetri. Ctė thuhet tjetėr, pos tė urohet qė
edhe nė tė ardhmen tė kihet kujt tiu adresohen dėshtimet tona,
pra tė kemi kjt tia hedhim fajin pėr vetėn tonė?
-
-
Ėshtė
ky mjerimi ynė, qė pėr pandehmė ska asnjė komponentė tė
rėndėsishme qė ka formėsuar civilizimin perėndimor dhe shoqėritė
e hapura tė kėtij civilizimi. Ėshtė ky mjerimi i injorancės
sonė, qė vazhdon tė pėrdhosė dinjitetin e personit dhe liritė
elementare tė tij, kudo nė hapėsirat shqiptare, nė tė cilat mė
tepėr zhvillohet luftė kundėr njėri tjetrit, se sa luftė pėr
pėrparim, pėr emancipim dhe mirėqenie.
-
-
-
Muaji
dhjetor pėr shoqėritė e lira perėndimore ėshtė muaji i festave:
ėshtė muaj i gėzimit tė rilindjes sė jetės. Nė ēdo metropol
perėndimor fytyrat e njerėzve ngazėllejnė, bashkė me ndriēimet e
shumta, zbukurimet dhe dhuratat e shumta qė janė njė praktikė
pėr festime. Lindja e Jezu Krishtit, pėr tej njė feste tė
rėndomtė tė krishtere, popujve tė perėndimit ju rikujton fitoren
e dinjitet tė njeriut.
-
-
Dhe ky
dinjitet e pėrparim nė perėndimit, nė esencė ndėrlidhet me
kulturėn kristiane, kulturė kjo qė sė bashku me dijet antike
transformoj njeriun perėndimor, emancipoj atė pėr tė kundruar
jetėn, shoqėrinė, familjen, punėn, shtetin, pėrparimin: nė
dritėn e kulturės sė dashurisė, mirėqenies dhe zhvillimit.
-
-
Pėr ta
ndėrtuar kulturėn e jetės, qė ėshtė kulturė e dashurisė, siē
thotė biografi mė i madh i Nėnės Tereze, Dr. Don Lush Gjergji
Janė kėto strumbullarėt qė formėsuan njė shoqėri tė lirė, njė
shoqėri funksionale, njė shoqėri me vlera pėrparimtare, njė
shoqėri ku funksionon ligji, njė shoqėri ku secili qytetar i saj
kontribuon dhe trashėgon nga shteti, njė shoqėri ku secili
qytetar angazhohet pėr ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e
kėtyre virtyteve fisnike. Ėshtė kjo kulturė e jetės dhe
qytetėrim i dashurisė, principe tė perėndimit pėrparimtar.
-
-
Tė
shpresojmė se vitin e ardhshėm, do tė diskutohet mė pak pėr
politikė, e mė shumė pėr festime e hare. Pėr kėtė kanė nevojė
qytetarėt e shumtė. E, pėr politikanėt lutemi pėr njė
vetėdijesim, pėr pėrgjegjėsitė qė kanė ndaj sė tashmes e sė
ardhmes. Le tė jetė ky fund vit, moment pėr njė trokitje nė
ndėrgjegjen e klasės politikė, tė akullta: pėr angazhim tok, nė
pėrparimin e shoqėrisė dhe rikthimin nė Familjen Perėndimore.
|
|