|
24
dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (24.12.2005)
Zėri i Amerikės:
Imzot Rroku, si do ta pėrshkruanit
zhvillimin e lirive fetare nė Shqipėri gjatė vitit 2005?
Imzot Rrok
Mirdita:
Ky ka qenė viti eukaristik i shpallur prej Atit tė Shenjtė, dhe kjo
ėshtė shoqėruar me veprimtari tė ndryshme, me tubime shumė tė mėdha
nė vende tė ndryshme qoftė brenda Dioqezit, si edhe nė nivelin
kombėtar.
Gjatė kėtij viti ėshtė vu re njė lloj energjizimi, njė interesim
shumė i madh i njerėzve, nė pėrmasa shumė mė tė mėdha se ato qė janė
tė rėndomta pėrsa i pėrket manifestimeve fetare. Nė vitin 2005
Arqipeshkvia e Tiranė-Durrėsit u shpall edhe si Arqipeshkvi
Metropolitane.
Zėri i
Amerikės:
Imzot Rroku, a mund tė na tregoni nėse pengesa tė
ndryshe administrative ose shtetėrore e kanė penguar punėn tuaj nė
Shqipėri?
Imzot Rrok
Mirdita:
Edhe kisha, ashtu si e tėrė shoqėria, ka vuajtur dhe vazhdon tė
vuajė nga burokracia dhe tė tjera dukuri negative, tė cilat shoqėria
shqiptare gjithnjė i vuan. Shpeshherė ato reflektohen edhe nė jetėn
nė zhvillimin e veprimtarisė tonė si kishė, qoftė pėrsa i pėrket
ēėshtjes sė pronave, qoftė pėrsa i pėrket lejeve tė qėndrimit, tė
cilat janė pengesa qė shfaqen nė tėrėsi nė Shqipėri, jo vetėm pėr ne
si komunitete fetare.
Megjithatė gjithmonė ėshtė paraqitur vullneti dhe mirėkuptimi me
autoritetet e shtetit, si nė tė kaluarėn edhe tani me administratėn
e re pėr njė bashkėpunim, pėr njė mirėkuptim, pėr njė zgjidhje sa mė
tė favorshme.
Por, e theksoj kėtė se, edhe ne jemi viktimė e asaj burokracie qė
ėshtė aq tipike pėr vendin tonė dhe, jo vetėm kėtu tek ne, por edhe
nė vendet qė sa kanė dalė nga komunizmi kėto vitet e fundit.
Zėri i Amerikės:
Imzot Rroku, cili do tė ishte komenti juaj lidhur me jetėn sociale
nė Shqipėri. A mendoni se shoqėria dhe autoritetet shqiptare kanė
filluar tė mendojnė pėr shtresat nė nevojė?
Imzot Rrok
Mirdita:
Ky kujdes ende lė shumė pėr tė dėshiruar. Me tė vėrtetė, sė paku siē
e pėrjetoj unė, klasa e atyre qė pasurohen me shpejtėsi aq
marramendėse sa qė mund ta kenė lakmi edhe vende tė tjera
kapitaliste nė njė anė, dhe varfėrimi i tė tjerėve nė anėn tjetėr mė
duket se ka krijuar njė hendek, i cili ka pėr tė kėrkuar shumė kohė
dhe shumė pėrpjekje dhe angazhim me tė vėrtetė tė veēantė pėr ta
mbyllur disi, ose pėr ta ngushtuar kėtė hendek tė krijuar, pra, nga
kjo klasė qė pasurohet shumė shpejt, dhe tjetrės qė varfėrohet dita
pėr ditė.
Zėri i
Amerikės:
Imzot Rroku, cili ėshtė mesazhi juaj pėr
qytetarėt dhe besimtarėt shqiptarė me rastin e Krishtilindjes?
Imzot Rrok
Mirdita:
Unė dėshiroj tu shpreh urimet e mia mė tė pėrzemėrta tė gjithė
shqiptarėve, kudo qė janė, duke dėshiruar qė kėto festa tė jenė pėr
tė gjithė burim gėzimi e lumturie dhe rritje e shpresave tė tyre pėr
njė jetė mė tė bukur, mė premtuese, njė jetė me harmoni brenda
familjeve, si edhe brenda njė vendi, njė kombi kudo ato jetojnė.
Ndėrsa pėr ata qė e kanė nė dorė fatin e vendit tonė, pėr drejtuesit
e shtetit, do tė dėshiroja qė Krishtlindja tė bėhet burim frymėzimi
pėr dėshira tė sinqerta, pėr drejtėsi, pėr paqe e pėrparim. Dėshiroj
qė angazhimet e tyre tė jenė me tė vėrtetė tė pėrkushtuara dhe me tė
gjitha energjitė dhe me tė gjitha mundėsitė qė kanė, tė mundohen pėr
ta pėrmirėsuar jetėn e qytetarėve tanė pa dallim, nė mėnyrė qė nė
Krishtlindjen e ardhshme tė jemi sadopak mė pėrpara, mė tė lumtur,
mė tė gėzueshėm dhe nė njė gjendje e me prosperitet mė tė mirė.
Me
kėto mendime dėshiroj t'u shpreh urimet mė tė mira tė gjithėve dhe
t'u uroj Gėzuar Krishtlindjet! //az//
|