|
24 dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (24.12.2005) -
Rajmond Kola
Dogana e Kakavijės nė Jug tė Shqipėrisė sekuestroi sot rreth 1,4
tonė kafe kontrabandė .Kafja u gjet e fshehur nė dyshemenė e njė
makine tregėtare qė kishte hyre dje nga Greqia.
Sipas burimeve zyrtare tė doganės, sasia e kafesė , nė vlerėn e disa
dhjetėra mijė dollarėve, u zbulua nga dogana nė njė makinė tregėtare
qė ishte deklaruar se transportonte hekur. Zyrtarėt e doganės sė
Kakavijės thanė se kafeja ishte porositur nga njė shtetas shqiptar
nga Gjirokastra , i cili ėshtė vėnė nėn hetime. Kjo ėshtė hera e
parė gjatė kėtij viti qė autoritetet doganore nė kėtė pikė-kalim
sekuestrojnė sasi tė kafesė , njė mall qė ka taksim mjaft tė lartė
doganor.
Ndėrkaq , nė pikat e kalimit te Shqipėrisė me Greqinė nisėn tė
shfaqen sot radhė tė gjata tė emigrantėve qė po kthehen nga Greqia
pėr tė kaluar festat e fundivitit. Nė pikėn e Kakavijės vlerėsohet
se kanė hyrė nė 24 orėt e fundit mbi 3000 autovetura, ndėrkohė qė nė
Pikė e Kapshticės rreth 1000 autovetura.
Drejtoritė e policise nė Gjirokastėr dhe nė Korcė njoftuan shtimin e
pikave tė shėrbimit policor, por megjithė kėto masa, infrastruktura
e pikėkalimeve kufitare nuk arrin tė pėrballojė kėtė ritėm tė
fund-vitit. Lėvizja e emigrantėve qė mbėrrijnė nė kufi me
autoveturat e tyre vėshtirėsohet edhe prej qarkullimit te madh
tregėtar me Greqinė qė realizohet pėrmes kėtyre dy pikė-kalimeve .
Nė
pika tė tjera kufitare tė Shqipėrise me Greqine ,atė tė Qafėbotės ne
rrethin e Sarandės dhe tė Tri Urave nė rrethin e Pėrmetit , ka
probleme pėr funksionimin normal ėe lėvizjes sė mjeteve tregėtare.
Dogana e Tri Urave nė rrethin e Pėrmetit nuk ka ende furnizim me
energji elektrike, ndersa ne Doganen e Qafebotes nė Sarandė prej
moskrijimit te kushteve pėr administatėn doganore, Ministria
shqiptare e Financave ka vendosur kėto ditė moslejimin e qarkullimit
te mjeteve tregėtare.
Levizja e emigranteve ditet e fundit nga Greqia po kryhet normalisht
edhe pėrmes rrugeve detare nė saj tė favorizmit tė motit tė mirė.
Keshtu nė portin e Sarandės ėshtė rritur numri i trageteve qė
kryejnė udhėtime nga Ishulli gek i Korfuzit.
Nga
burime jozyrtare vlerėsohet se mbi 30 mijė emigrantė shqiptarė janė
kthyer ditėt e fundit nga Greqia pėr tė kaluar pranė familjeve
festat e fundvitit, krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
|