|
23
dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (22.12.2005) -
Intervistoi: Vehbi Bajrami
Ligjvėnėsi demokrat i shtetit Virginia, Xhim Moran, i tha Zėrit tė
Amerikės se ka shumė besim tek i dėrguari amerikan pėr bisedimet mbi
statusin e Kosovės, Frank Wisner. Nė njė intervistė qė i dha Zerit
te Amerikes, zoti Moran tha se Kosova duhet tė jetė e pavarur dhe se
ajo nuk do tė mund tė funksiononte si shtet nėn Serbinė.
Zėri i Amerikės:
Zoti Moran,
Shtetet e Bashkuara kanė emėruar pėrfaqėsuesin e tyre nė bisedimet
pėr statusin e Kosovės. Si e shikoni ju rolin e Shteteve tė
Bashkuara nė zgjidhjen e problemit tė Kosovės?
Jim Moran: Shpresoj
se Shtetet e Bashkuara do tė luajnė njė rol mė tė fuqishėm. Mendoj
se ato kanė bėrė njė hap prapa nė kėtė aspekt. Shtetet e Bashkuara
luajtėn njė rol kryesor nė vendosjen e paqes midis serbėve dhe
shumicės shqiptare nė Kosovė. Tani ne duhet tė bėjmė atė qė duhet
dhe tė pėrmbushim detyrėn. Pėr fat tė keq administrata ėshtė
tėrhequr. Megjithatė, i dėrguari amerikan Frank Wisner ėshtė njė
njeri shumė kompetent dhe profesional. Si diplomat, ai ka patur
pėrvojė tė gjerė, nė Egjipt, Indi dhe nė Zambia. Kam shumė besim tek
ai dhe nėse ai lejohet tė bėjė atė qė duhet bėrė, mendoj se
ndryshimi do tė ishte pozitiv.
Zėri i Amerikės:
Janė hedhur disa ide nė tryezė pėr zgjidhjen e problemit tė
Kosovės. Shqiptarėt duan pavarėsi, serbėt duan autonomi dhe njė
opsion tjetėr ėshtė pavarėsia e kushtėzuar. Cili duhet tė jetė sipas
jush statusi i Kosovės?
Jim Moran: Deri
tani, politika ka qenė qė Kosova tė krijonte njė qeveri tė
qendrueshme, njė shtet juridik qė tė zbatohej pėr tė gjithė, qė
dhunės etnike ti jepej fund dhe qė popullata serbe tė mbrohej.
Standarde tė tilla konsideroheshin njė domosdoshmėri para se Kosova
tė merrte statusin qė meriton. Mendoj se Kosova duhet tė jetė e
pavarur. Kėtė e kam thėnė vazhdimisht dhe mendoj se zoti Richard
Holbrooke veproi gabim kur nuk e shtroi ēėshtjen e Kosovės nė
Marrėveshjet e Daytonit.
Zėri i Amerikės:
Sipas mendimit tuaj, a mund tė funksionojė Kosova si shtet i
pavarur?
Jim Moran: Ajo nuk
mund tė funksionojė tani, por natyrisht qė nuk do tė funksiononte
nėn Serbinė. Serbėt vepruan si banditė ndaj shumicės nė Kosovė, ku
95 pėr qind janė shqiptarė. Prandaj Serbia nuk ka tė drejtė tė
qeverisė Kosovėn dhe me duket se Kosova duhet tė bėhet e pavarur.
Zėri i Amerikės:
Njė nga
problemet kryesore ėshtė pozita e pakicave nė bisedimet e ardhshme.
Si e shikoni kėtė ēėshtje?
Jim Moran: Pakica
serbe ėshtė vetėm 5 pėr qind dhe unė nuk do ta kundėrshtoja idenė qė
disa pjesė tė Kosovės tė administrohen nga serbėt, pėr shembull disa
enklava qė janė mė afėr Serbisė, por po tė kemi parasysh historinė,
nuk besoj se diskriminimi ndaj serbėve do tė marrė fund plotėsisht,
sepse kur serbėt kishin pushtetin dhe ushtrinė, ata e imponuan kėtė
pushtet nė mėnyrė brutale. Serbia ishte njė shtet shumė jo
demokratik. Serbėt vepruan nė njė mėnyrė tė tillė qė nuk e
pėrfillnin fare ligjin prandaj do tė duhet tė paktėn njė brez
njerėzish pėr tė kapėrcyer kėtė pakėnaqėsi ndaj serbėve. Natyrisht,
do tė ishte mirė tė shikonim njė pjesemarrje dhe pranim tė plotė tė
pakicės, por mendoj se kjo nuk do tė ishte realiste. Kosova duhet tė
jetė nė gjendje tė funksionojė nė mėnyrė autonome dhe tė pavarur.
Mendoj se Serbia humbi ēdo tė drejtė pėr tė qeverisur Kosovėn kur
ajo masakroi 2 mijė 500 njerėz dhe la rreth 400 mijė njerėz pa
shtėpi.
Zėri i Amerikės:
Dy palėt kanė
pikepamje mjaft tė ndryshme pėr zgjidhjen e statusit. Ēfarė do tu
kėshillonit ju atyre pėr tė arrritur njė marrėveshje?
Jim Moran: Mendoj se
Kosova ka nevojė tė jetė e pavarur. Palėt mund ti kėshillosh tė
tregohen tė mira me njėra-tjetrėn por kjo nuk mund tė funksionojė,
nuk ėshtė realiste. Po tė isha unė pjesė e shumicės shqiptare dhe tė
kisha vuajtur pėrndjekjet dhe shtypjen qė serbėt u shkaktuan
kosovarėve, ndoshta do tė kisha falur, por natyrisht qė nuk do tė
kisha harruar. Unė nuk mendoj se bota ka shumė detyrime ndaj
Serbisė. Ata ende nuk kanė arrestuar dy kriminelėt, Karaxhiēin dhe
Mlladiēin. Nuk shikoj ndonjė arsye se pėrse Serbisė duhet ti jepet
shumė zė nė bisedime. Mendoj se pa dhėnė njėfarė llogarie pėr atė qė
bėnė gjatė lufterave ballkanike, ata nuk duhet tė kenė shumė peshė
nė tryezėn e bisedimeve.
Zėri i Amerikės:
Cili ėshtė
interesi i Shteteve tė Bashkuara nė kėtė pjesė tė Ballkanit?
Jim Moran: Siē e ka
thėnė disa herė edhe ish Presidenti Clinton, Shtetet e Bashkuara
kanė interesa kudo nė botė sepse vendet e ndryshme janė tė lidhura
me njėra-tjetrėn. Por, interesi ynė kryesor ėshtė jo i
drejtpėrdrejtė. Ai ka tė bėjė me qendrueshmėrinė nė Evropė, me
faktin qė ne duam tė shikojmė njė Evropė paqėsore.
Zeri i Amerikes:
Ēfare
interesimi ka ne Kongresin e Amerikės pėr tė zgjidhur problemin e
Kosovės?
Jim Moran: Nė
Kongresin amerikan Kosovės nuk po i kushtohet mė ndonjė interesim i
madh. Dhuna nė Kosovė nuk ka qenė aq e madhe sa qė ta bėjė Kongresin
ta drejtojė vemendjen nė Ballkan. Por nė Ballkan ka miliona njerėz
qė jetojnė nė njė situatė tė paqendrueshme. Ajo qė ėshtė pozitive,
ėshtė tė paktėn fakti se sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs ka
emėruar njė person me peshė, siē ėshtė zoti Frank Wisner, si
ndėrmjetės nė bisedime. Nuk jam i sigurt nėse zoti Wisner do tė mund
tė veprojė i pavarur nėse nuk ka njė farė mbėshtetjeje nė Kongres.
Pėr fat tė keq, Kongresi nuk po tregon shumė interes pėr Ballkanin
dhe kjo ėshtė zhgėnjyese.
|