|
-
Prishtinė,
23 dhjetor 2005 /TN /QIK
Lidhja Demokratike e Kosovės ka shėnuar 16-vjetorin e
themelimit tė saj, ndėrsa nė kėtė pėrvjetor tė pranishmit i ka
pėrshėndetur Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova dhe nėnkryetari
Kolė Berisha.
-
Presidenti Rugova, nė njė urim tė
lexuar nga Fatmir Sejdiu, vlerėson gjatė 16 vjetėve tė saj se
LDK-ja ėshtė udhėhequr nga ēėshtja e lirisė, pavarėsisė dhe
demokracisė. Presidentir Rugova e vlerėson kėtė pėrvjetor si njė
ditė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, pasi kjo parti nuk pushoi sė
vepruari fuqishėm nė realizimin e synimeve madhore.
"LDK-ja, pėr kėto 16 vjet, u tregua si parti e veprimit tė gjerė,
me njė strategji efikase dhe tė urtė pėr Kosovėn dhe tė gjithė
shqiptarėt. Pėr kėto 16 vjet, LDK-ja u tregua parti e fuqishme,
mė vitale nė Kosovė dhe nė botėn shqiptare, parti e tolerancės e
mirėkuptimit dhe parti shtetformuese. Pėr kėto 16 vjet, LDK-ja
veprim udhėheqės e pati lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e
Kosovės", theksoi nė urimin e tij Presidenti Rugova.
Presidenti Rugova thekson se edhe nė kėtė 16 vjetor LDK-ja
objektiv qendror ka njohjen sa mė tė shpejtė tė shetit tė
Kosovės. "Nė kėtė 16 vjetor, mund tė themi se LDK-ja objektiv
qendror e ka njohjen e pavarėsisė mė tė shpejtė tė Kosovės nga
miqt tanė", thuhet nė fund tė urimit, i cili pėrmbyllet me
urimin pėr bekimin e LDK-sė dhe tė Kosovės, i cili ėshtė
pėrcjellė me duartrokitje nė shenjė pėrkrahjeje nga anėtarėt dhe
simpatizantėt e LDK-sė pėr Presidentin e tyre dhe tė Kosovės.
Ndėrkaq,
nėnkryetari i LDK-sė Kolė Berisha pasi pėrshėndeti
kryekuvendarin Nexhat Daci, kryeministrin Kosumi, pėrfaqėsuesit
e korit diplomatik dhe anėtarėt dhe simpatizantėt e LDK-sė, tha
se ua pėrcjell me kėnaqėsi, pėrshėndetjet mė tė ngrohta dhe
urimet mė tė sinqerta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
Ai tha se tė shėnosh dhe tė kremtosh pėrvjetorin e krijimit, tė
rritės, tė zhvillimit, tė punės dhe tė sakrificės sė cilėsdo nga
partitė politike shqiptare nė kėtė pjesė tė Ballkanit, nė
pėrgjithėsi, e atė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nė veēanti,
do tė thotė, "nė radhė tė parė, t'i kujtosh pėr pak ēaste ato
vite tė stuhishme dhe tė shėnosh njė datė, jo thjeshtė partiake;
ta kujtosh me respekt njė ngjarje qė shėnon fillimin e njė epoke
tė re, tė pashembullt deri atėherė nė historinė tonė kombėtare;
do tė thotė, tė flasėsh apo tė shkruash pėr fillimin e njė
epoke, e cila, i ndryshoi rrjedhat e historisė nė kėtė pjesė tė
Evropės".
-
-
Z.Berisha tha se popullin shqiptar para 16 vjetėve po e priste
fati qė e pėrjetuan popujt tjerė tė ish-jugosllavisė, duke
rrezikuar qė Kosova "tė shndėrrohej e tėra nė njė varrezė
masive, ose nė njė park nacional serb, ku do tė mbillej njė barė
i ri". "Do tė ngatėrroheshin shekujt.
-
- Do
tė pėrsėritej viti 1878. Do tė pėrgjysmohej atdheu, edhe ashtu i
pėrgjysmuar. Kosova do tė shndėrrohej nė njė Toplicė tė dytė
serbe. E, ata qė do tė arrinin tė mbijetonin - do tė
shndėrroheshin nė shėrbėtorė tė engjėjve tė luftės, tė
zotėrinjve serbė", tha ai.
"Dhe, pikėrisht nė atė kryqėzim fatesh e fatkeqėsish, 16 vjet mė
parė, njė grup intelektualėsh shqiptarė nga Prishtina, tė tubuar
rreth njė programi, mė shumė kombėtar - se sa partiak, dhe tė
prirė nga intelektuali Ibrahim Rugova urtia e fjalės,
madhėshtia e veprės dhe vizioni i qartė i tė cilit, edhe sot e
kėsaj dite, i tejkalojnė pėrmasat kombėtare, nė kėto hapėsira tė
stėrkequra nga Mortaja e Kuqe pesėdhjetėvjeēare, formoi Lėvizjen
e parė legale demokratike shqiptare Lidhjen Demokratike tė
Kosovės", tha ai.
-
-
Berisha pėrkujtoi mė pas suksesin e rrufeshėm tė LDK-sė qė
kishte tė arritur tė shndėrrohej pėrnjėherė nė lėvizje
kombėtare, duke artikuluar kėrkesat e ligjshme kombėtare;
aplikoi metodėn e rebelimit kolektiv, tė injorimit dhe tė
mosnjohjes totale tė pushtetit aktual serb; pastaj organizoi
jetėn krejtėsisht tė pavarur shoqėrore, politike, juridike,
ekonomike etj dhe, ndėrtoi mekanizmat e para tė njė shteti tė
ardhshėm tė Kosovės; iu shmang, pėr aq sa ishte e mundur,
konfliktit tė hapur, me qėllim tė ruajtjes sė faktorit
demografik, si armėn mė tė fortė qė kishte, pėr ta mbrojtur
karakterin pėrherė shqiptar tė Kosovės; krijoi dhe zgjeroi
rrjetin e miqve, pėrmes tė cilėve, ndėrkombėtarizoi ēėshtjen e
Kosovės, dhe duke e promovuar, kėshtu, pėr herė tė parė, njė
frymė tė re filozofike nė politikėn e kėsaj pjese tė Ballkanit
dhe tė Evropės, dėshmoi sė, mė nė fund, ne ishim pėrcaktuar tė
rirreshtoheshim aty ku duhej, aty ku pėrherė e kishim vendin,
por, aksidentalisht, nė njė moment tė caktuar historik, e kishim
devijuar rrugėn, dhe pastaj, pėr disa shekuj me radhė, u gjendėm
aty ku, nė fakt, nuk e kishim vendin; u gjendem nė anėn tjetėr
tė historisė".
Z.Berisha pėrkujtoi se si rezultat i kėsaj pune, Bushi plak,
pėrmes tė ashtuquajturit "kėrcėnimi i Kėrshėndellave", e tėrhoqi
"vijėn e kuqe".
"Dhe, mu atėherė kur lakorja e fatit tonė arriti buzė zhbėrjes
tonė totale, kur kjo pjesė e atdheut dhe e kombit u gjend nė
prag tė pėrmbytjes apokaliptike, falė Zotit, kėsaj fryme tė re
filozofike, gjakut tonė tė derdhur, dhe mbrojtėsve tė vlerave tė
civilizimit kudo nė botė - pra, miqve tanė tė shumtė, ndodhi,
... kthimi i shpejtė, dhe ngritja jonė, pothuajse biblike", tha
ai.
Lidhja Demokratike e Kosovės, po i finalizon objektivat e saj tė
profilizuara edhe pėr kėtė fazė, tha mes tjerash Kolė Berisha.
|
|