|
-
Pejė,
23 dhjetor 2005 /TN /QIK -
Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi bashkė me kryetarin e KK tė
Pejės Ali Lajēin, ka vizituar fshatin Brestovik tė komunės sė
Pejės, i banuar me pjesėtarė tė pakicės serbe.
-
- Ai u
shpreh i inkurajuar me procesin e kthimit tė tė zhvendosurėve
nga kjo anė. Fillimisht kreu i Qeverisė sė Kosovės ka biseduar
me kryetarin e KK tė Pejės Ali Lajēin pėr proceset aktuale dhe
pėr ecurinė e jetėsimit tė standardeve.
Gjatė vizitės nė Brestovik, Kryeministri Kosumi ėshtė takuar me
njė pjesė tė banorėve tė fshatit Brestovik tė kthyer nė shtėpitė
e tyre dhe u ka premtuar atyre pėrkrahje tė vazhdueshme
institucionale. Sipas tij, procesi i kthimit tė tė zhvendosurėve
nė rajonin e Pejės ka filluar shumė kohė mė parė dhe po
realizohet me sukses, mirėpo nėnvizoi se ėshtė e nevojshme qė ky
proces tė vazhdojė.
"Njerėzit qė kthehen nė pronat e tyre janė mirėpritur prej
qeverisė komunale dhe prej fqinjėve tė tyre", ka thėnė Kosumi.
Banorėt serbė gjatė takimit me Kryeministrin Kosumi u shprehėn
qartė se do tė pranojnė ēfarėdo zgjidhje pėr statusin e Kosovės,
qė do t'i kontribuonte jetės mė tė mirė tė tė gjithė qytetarėve.
Serbėt kanė kėrkuar nga Kryeministri i Kosovės qė t'u kthehen
pronat e uzurpuara, ndėrkaq Kosumi tha se Qeveria do tė
garantojė tė drejtat pronėsore tė tė gjithėve. Sipas tij prona
dhe pronari janė tė mbrojtura me ligj dhe nuk ka forcė qė vepron
ndryshe.
Pėrfaqėsuesi i fshati Brestovik Milorad Jashoviq pasi falėnderoi
Kryeministrin dhe Qeverinė qė ai e drejton pėr kontributin e
dhėnė nė ndėrtimin e shtėpive tė reja pėr personat qė janė
kthyer, tha se banorėt e Brestovikut dhe tė Sigės lėvizin
lirisht nga fshati nė qytet dhe anasjelltas pa kurrėfarė
problemesh.
Ndėrkaq, Ali Lajēi, kryetar i Kuvendit komunal tė Pejės ka
premtuar se pakicat do tė kenė mbrojtje institucionale.
Kohė mė parė, Qeveria italiane nė kuadėr tė projekteve tė tė
zhvendosurėve ka ndarė 3.5 milionė euro pėr rindėrtimin e 49
shtėpive tė kėtij fshati.
Nė kėtė fshat ėshtė ndėrtuar edhe shkolla multietnike nė tė
cilėn sė shpejti pritet tė mėsojnė edhe fėmijėt shqiptarė dhe
ata serbė.
|
|