|
-
Prishtinė,
22 dhjetor 2005 /TN /QIK -
Kryeministri Bajram Kosumi dhe zyrtarė tė lartė tė Kosovės kanė
pėruruar dje godinėn e re tė qeverisė sė Kosovės, e cila ndodhet
pranė KLuvednit tė Kosovės. Ajo gjatė bombardimeve tė NATO s nė
vitin 1999 u dėmtua rėndė.
Kryeministri Kosumi tha se ky objekt ėshtė njė shtyllė nė
shtetin e Kosovės dhe njė hap pėrpara drejt Evropės.
Kryeministri dhe stafi i tij, sė shpejti pritet tė zhvendosen
nga ndėrtesa e Kuvendit tė Kosovės, nė ndėrtesėn e re tė
Qeverisė sė Kosovės. Zyrtarėt thanė se objekti i ri pėrmbush tė
gjitha standardet e nevojshme pėr punė efikase tė qeverisė.
"Nuk e kemi ndėrtuar pėr t'u rehatuar nė tė, por qė tė punojmė
mė shumė", u shpreh Kosumi, duek shtuar se ky objekt ėshtė edhe
njė argument pėr imazhin e ri tė Kosovės sė re. "Eshtė njė
shtyllė nė shtetin e Kosovės dhe njė hap pėrpara drejt Evropės",
tha ai.
Ndėrkaq kryeparlamentari Nexhat Daci tha se "Kosovės nė kėtė
fund vit dhe nė fillimin e vitit tė ardhshėm i duhet paqe e
qetėsi".
Ministrja e Shėrbimeve Publike, Melihate Tėrnkolli tha se
objekti ėshtė nė funksion tė punės mė tė mirė tė institucioneve
tė Kosovės.
Rindėrtimi i objektit ėshtė financuar nga Agjencia Evropiane pėr
Rindėrtim me 6.5 milionė euro dhe nga buxheti i konsoliduar i
Kosovės me 3.3 milionė euro. Nė tė do tė vendosen kryeministria
dhe njė pjesė e Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave.
|
|