|
-
Mosul/Tiranė,
22 dhjetor 2005 /TN /QIK - Kryeministri i Shqipėrisė Sali
Berisha, i shoqėruar nga ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe
Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura
Shqiptare gjeneral Pėllumb Qazimi u takuan dje me 120 trupat
komando shqiptare tė dislokuara nė Mosul, Irak. Nėn masa tė
rrepta sigurie, delegacioni shqiptar udhėtoi nga Kuvajti me njė
avion tė posaēėm drejt aeroportit tė Mosulit, ku shėrben dhe
kontigjenti shqiptar.
Sapo kanė mbėrritur nė Mosul kryeministri Berisha, ministry i
Mbrojtjes Mediu dhe Shefi i Shtabit Qazimi janė takuar me trupat
tona komando. Nė njė brifing pėr delegacionin, komandanti i
kontigjentit tė 6 tė tė forcės paqeruajtėse shqiptare, major
Besnik Sokoli raportoi rreth aktivitetit tė kontigjentit
shqiptar.
Sipas tij, komandot shqiptare kanė kryer operacione tė vėshtira
po aq sa dhe kolegėt e kombėsive tė tjera. Disa nga detyrat, tha
Sokoli, janė ruajtja e njė pjese tė bazės ushtarake tė
aeroportit tė Mosulit, si dhe patrullime dhe kontrolle nė qytet.
Deri tani, tha ai, nuk ėshtė regjistruar asnjė incident me
trupat shqiptare, edhe pse rreziku i grupeve guerrile vazhdon tė
jetė i lartė.
-
-
Ndėrsa Shefi i Shtabit tė Forcave Aleate pėr Irakun Verior e
Perėndimor, gjeneral Kevin Bergner e cilėsoi tepėr tė lartė dhe
profesionale punėn e bėrė nga kontigjenti shqiptar, nė Irak.
Duke iu drejtuar z.Berisha dhe z.Mediu, gjeneral Bergner tha: "Ju
duhet tė jeni krenar pėr kėta ushtarė. Ata janė pjesė e
barabartė e koalicionit kėtu, nė Irak, qoftė nė vlera, ashtu dhe
nė kontribut". (RD)
|
|