|
-
Prishtinė,
22 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Nė njė tryezė tė organizar nga Forumi Rinor i LDK-sa sot nė
Prishtinė, u diskutua ne temėn: "Vlerėsimi analitik tė gjendjes
sė sigurisė nė fazėn e zhvillimit pėr pėrgatitjen e bisedimeve
pėr statusin final tė Kosovės".
-
Nisma pėr organizimin e tryezės, sipas Kryetarit tė Forumit
Rinor tė LDK-sė Sejdė Tolaj, ėshtė mbėshtetur nė vizionin e
Forumit, "shoqėria e zhvilluar dhe demokratike e Kosovės e
integruar nė Evropėn e bashkuar".
-
-
Ai tha se pėr t'u realizuar ky
qėllim, integrimi nė strukturat euroatlantike dhe evropiane, do
tė varet nga shkalla e reformimit tė brendshėm nė raport me
kushtet e Kopenhagės dhe tė NATO-s, tė cilat tha se pėrfshijnė
reformat demokratike, shtetin ligjor, ekonominė e tregut, tė
drejtat e njeriut dhe tė minoriteteve, harmonizimin e
legjislacionit si dhe reformimin e sistemit tė mbrojtjes.
-
Deputeti Agim Krasniqi, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė, tha se
Kosova sapo ka marrė disa kompetenca nė fushėn e sigurisė.
-
Gjendja e sigurisė ėshtė e mirė, edhe pse nė kohėn e negociatave
kėrkohet njė stabilitet mė i madhė, ndėrsa edhe janė ndėrmarrė
masa shtesė. Ai tha se aspekti i sigurisė tashmė ėshtė
veēanėrisht i rėndėsishėm duke pasur parasysh se Kosova po i
kalon muajt e fundit drejt pavarėsimit. Ai veēoi rolin e
Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė sapothemeluar, e cila tha
se do tė marrė kompetencat nė katėr faza.
-
Dr.Bejtush Gashi nga departamenti i menaxhimit tė sigurisė nė
Ministrinė e Shėrbimeve Publike, tha se globalizimi i
pėrgjithshėm ka rritur mundėsitė e aktivitetev kriminale,
veēanėrisht nga fenomeni i "lėvizjes sė lirė". Por, sipas tij,
problemi kryesor i sigurisė nė Kosovė tha se ėshtė mungesa e
legjislacionit pėrkatės, kjo pėr shkak tė presionit tė fuqishėm
ndėrkombėtar ndaj institucioneve vendore, dhe tė gjendjes
politike tė Kovoės. "Zhvillimi i Kosovės dhe siguria janė tė
ndėrvarura", tha ai, duke kėrkuar qė tė ketė qasje
multidisiplinare ndaj kėsaj ēėshtje.
-
Fadil Kajtazi tha se aktualisht Serbia ka vendosur nė kufijtė e
Kosovės tri brigada tė mekanizuara. Ai ka veēuar tri lloje tė
aspekteve tė krimit, atė historik, tė natyrės kureshtare tė
njeriut, qė ka obsesion lakminė dhe aspektin ligjor, qė ēdo lloj
shkelje e tij pėrbėn njė akt kriminal.
-
-
Ndėrsa, duke iu referuar realitetit
tė Kosovės si burime tė krimit veēoi, burimin e tij nga gjendja
ekonomike, infrastruktura e pamjaftueshme pėr ta penguar dhe
joefikasiteti organeve pėrkatėse pėr ta luftuar krimin, pastaj
aktvitet e motivuara nga shėrbimet e huaja inteligjente tė
disponuara armiqėsisht ndaj Kosovės dhe veēanėrisht nga
shėrbimet inteligjente serbe, tė cilat tha kanė trashėguar
infrastrukturė tė fuqishme.
-
Veprimtaria e tyre, tha aėi, mundėsohet edhe nga fakti se nuk ka
legjislacion qė pengon fushėveprimin e tyre. Ai mė pas ka
pėrmendur disa raste tė krimeve dhe tė krizave nė Kosovė ku kanė
mundur tė kishin dorė shėrbimet serbe.
-
Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i KIPRED-it, tha se nuk mund tė
mendohet shtet ligjor pa kontroll demokratik ndaj mekanizmave tė
sigurisė. Ai tha se politika e sigurisė nė Kosovė ka filluar tė
reformohet nė fund tė vitit 2004 kur ishte emėruar njė komision
britanik pėr fillimin e procesit reformues tė sigurisė nė
Kosovė, por qė zyrtarisht ky proces tha se ka filluar mė 5
korrik kur veprimtarinė e kishte zyrtarizuar Nju Jorku.
Konferenca ka vazhduar punimet me debate dhe diskutime tė
shumta.
|
|