|
-
Prishtinė,
22 dhjetor 2005 /TN /QIK
- Viti i ardhshėm ofron ēdo mundėsi tė mirė pėr Kosovėn dhe
qytetarėt e saj, tha sot shefi i Zyrės amerikane nė
Prishtinė Filip Golberg, pas takimit me kryekuvendarin
Nexhat Daci, nė selinė e kėtij tė fundit.
Sipas z.Golberg, edhe viti 2006 do tė jetė vendimtar dhe
historik njėsoj sikurse edhe viti qė po e lėmė pas, 2005.
-
"Viti 2005 ishte vit vendimtar dhe historik pėr Kosovėn. Besoj
se viti 2006 do tė jetė i njėjtė. Nėse merrni parasysh
zhvillimet e kėtij viti dhe faktin se jemi nė fundin e vitit kur
u hapėn bisedimet pėr statusin, duhet tė jemi tė kėnaqur", u
shpreh Golberg, ndėrsa premtoi edhe vazhdimin e mbėshtetjes
amerikane pėr Kosovėn.
Shtetet e Bashkuara, shtoi a, do tė vazhdojnė tė kenė rol tė
rėndėsishėm miqėsor ndaj qytetarėve tė Kosovės.
-
"Viti 2006 pėrmban tė gjitha llojet e mundėsive pėr Kosovėn, pėr
njerėzit kėtu dhe pėr jetė mė tė mirė. Shtetet e Bashkuara do tė
kenė rol shumė tė rėndėsishėm dhe do tė jemi me njerėzit e
Kosovės", tha Golberg.
-
Viti qė shkoi ėshtė vlerėsuar i suksesshėm pėr Kosovėn nga
z.Golberg dhe zoti Daci, duke e ēmuar si faktin mė tė
rėndėsishėm fillimin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės.
-
Nga ana e tij, Daci u zotua pėr partneritet me faktorėt
ndėrkombėtarė, ndėrsa takimin e quajti si vazhdimėsi tė
pėrpjekjeve pėr ndarje tė sfidave me miqtė, siē u shpreh:
"Shpeshherė pėr tė na tėrhequr vėrejtjet nė lėshimet eventuale".
-
"Thelbėsore ėshtė se institucionet e Kosovės do tė jenė partner
i pėrgjegjshėm i Shteteve tė Bashkuara dhe popullit amerikan, si
dhe i Bashkimit Evropian e Grupit tė Kontaktit. Me shumė
sinqeritet i marrim analizat qė ndajnė miqtė tanė me ne. Ne
mundohemi tė japim vlerėsimet tona qė kanė njė emėrues tė
pėrbashkėt: zgjidhjet e mira pėr Kosovėn dhe rajonin", tha Daci.
-
Ai nė vazhdim tha se ndan me qytetarėt optimizmin dhe se vendi
ėshtė nė rrugė shumė tė mbarė dhe me mbėshtetje tė duhur
ndėrkombėtare.
-
Diplomati amerikan pėrmendi edhe ndjenjat zhgėnjyese tė tij
gjatė vitit tė shkaktuara nga pakicat.
"Njėri nga zhgėnjimet e mia mė tė mėdha ėshtė se shumica e
serbėve tė zgjedhur nuk kanė marrė pjesė nė punėn e Kuvendit",
tha Goldberg. Por, megjihatė ai se shpreson se gjatė vitit tė
ardhshėm, "Kuvendi do tė vazhdojė tė jetė bastion i kursit dhe
sjelljes demokratike nė Kosovė".
|
|