|
22
dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.12.2005) -
Ilirian Agolli
Kryeministri Berisha, deklaroi se ne 100 ditet e para te punes se
vet, qeveria e Shqiperise eshte shmangur plotesisht nga konflikti i
interesave dhe njekohesisht ka marre nje seri masash kunder
korrupsionit ne administrate.
Nė nje interviste per "Zerin
e Amerikes", ai paralajmeroi reforma te thella strukturore ne
sistemin e drejtesise dhe ne prokurori.
Zėri i Amerikės:
Jemi nė 100 ditėt e para tė
punės sė kabinetit tuaj qeveritar. Cilat mendoni se janė rezultatet
mė tė spikatura nė punėn tuaj tuaj nė kėto 100 ditė?
Sali Berisha:
Nga pikat mė kryesore tė kėtyre 100 ditėve unė do tė veēoja:
Sė pari; nxjerrjen e qeverisė nga konflikti i interesit,
nxjerrjen e emėrimeve tė tjera nga konflikti i interesit, amendimin
e ligjit tė konfliktit tė interesit, si dhe masa tė tjera
antikorrupsion.
Sė dyti; do tė vlerėsoja pėrgjysmimin e taksave pėr biznesin
e vogėl.
Sė treti; do tė vlerėsoja ligjet pėr reformėn e pronėsisė,
amendimin e ligjit tė pronave dhe ligjin e legalizimeve, tė cilin ne
e nisėm dje nė parlament. Do tė vlerėsoja nė kėtė kontekst pa
diskutim buxhetin e ri tė shtetit, i cili u shoqėrua me rritjen mė
tė madhe tė pagave dhe pensioneve qė nga viti 1996, me rritjen e
investimeve publike, me rritjen e investimeve nė arsim dhe nė
shėndetėsi, me rritjen 37% tė grantit pėr qeverisjen vendore.
Zėri i Amerikės:
Zoti kryeministėr, cili ėshtė
vlerėsimi juaj pėr punėn e diplomacisė shqiptare dhe tė ministrisė
sė integrimit nė kėto 100 ditėt e para tė kabinetit tuaj qeveritar?
Sali Berisha:
Pėrfunduan negociatat me BE pėr marrėveshjen e stabilizim -
asociimit dhe kjo pėrbėn njė arritje tė madhe pėr Shqipėrinė.
Komisioni Europian ka bėrė kėtė konkluzion, dhe ky konkluzion ėshtė
pranuar edhe nga Kėshilli i Ministrave. Nga ana tjetėr, diplomacia
shqiptare ėshtė pėrpjekur qė tė bėhet avokate e kėtij ndryshimi tė
madh qė po ndodh nė Shqipėri dhe qw po konsolidohet, sikundėr ka
paraqitur pikėpamjet e saj nė rajon.
Pikėpamjet e qeverisė shqiptare janė tashmė gjerėsisht tė pranuara
si pėr Kosovėn ashtu edhe pėr tė gjitha zhvillimet e tjera nė rajon.
Ne kemi si qėllim kryesor orientimin e diplomacisė drejt tėrheqjes
sė investimeve nė Shqipėri, marrjen e disa funksioneve ekonomike, po
tė shpreheshim nė kėtė mėnyrė, tė cilat ajo nuk i ka patur mė parė.
Shqipėria ka nevojė pėr investime mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr.
Zėri i Amerikės:
Zoti kryeministėr, si drejtues i maxhorancės ju keni premtuar
reforma tė thella nė drejtėsi dhe luftė pa kompromis kundėr
korrupsionit. A duhej tė prisnim rezultate tė dukshme brenda 100
ditėve pėr kėto reforma nė drejtėsi? Dhe, a mendoni mė, siē jeni
shprehur, se drejtuesit e prokurorisė flejnė ende mbi dosjet e
krimit?
Sali Berisha:
Ne kemi punuar kėto 100 ditė pėr reforma nė drejtėsi dhe kemi punuar
seriozisht. Natyrisht reforma nė drejtėsi nuk mund tė jetė njė
reformė emergjence, sepse ėshtė njė sistem tjetėr. Kam bindjen se
ministria e drejtėsisė do tė paraqesė sė shpejti njė riorganizim tė
sistemit gjyqėsor.
Pa diskutim qė lufta kundėr korrupsionit nė kėtė sistem ėshtė njė
pėrparėsi e madhe, por kemi pėrcaktuar si mė tė parėn detyrw
zbatimin e vendimeve gjyqėsore, nė mėnyrė qė ne tė ēojmė tek
drejtėsia sinjale tė drejta.
Ne jemi pėr tė drejtėn, pėr ligjin dhe jo pėr mosdėnimin. Lidhur me
prokurorinė mund tė them se po pėrgatitet njė reformė e thellė e
kėtij sistemi. Jemi lidhur me institucione ndėrkombėtare dhe nė
mėnyrė tė padiskutueshme ky sistem ka nevojė pėr njė reformim tė
thellė nė strukturė nė radhė tė parė, pastaj vijnė edhe emrat
natyrisht sepse shihet nėse ata pėrputhen me strukturėn apo jo.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Berisha, ndalemi njė ēast tek marrėdhėniet me opozitėn. Disa
nga reformat, siē janė reformat nė drejtėsi dhe reforma zgjedhore,
do tė duhen bėrė patjetėr nė parlament edhe me bashkėpunimin e saj.
Por opozita shqiptare ėshtė duke u treguar shumė refraktare, shumė
mosbesuese ndaj maxhorancės tuaj. Si mund tė rregullohen
marrėdhėniet me opozitėn, nė mėnyrė qė edhe reformat tė shkojnė mė
mbarė?
Sali
Berisha:
Ne pėrpiqemi tė kemi marrėdhėnie normale me opozitėn, por opozita
vazhdon tė ketė realisht njė krizė lidershipi. Ata kanė probleme tė
rėnda nė vendimmarrje, por shpresoj tė dalin nga ky problem. Unė
shpresoj qė aty tė konsolidohet vendimmarrja dhe opozita tė mund tė
marrė pjesė nė reforma. Pėr kėtė ėshtė shumė e mirėpritur, sikundėr
e garantoj edhe pėr sensin e plotė tė kompromisit tė Partisė
Demokratike pėr reformėn zgjedhore.
Zėri i
Amerikės:
Zoti kryeministėr,
disa analistė dhe politikanė tė opozitės janė shprehur kritikė ndaj
jush pėr faktin se projekt - buxheti i vitit 2006 nuk pėrfshiu disa
nga premtimet e rėndėsishme qė ju bėtė gjatė fushatės zgjedhore tė
verės nė Shqipėri. Si qėndron problemi me mospėrfshirjen e kėtyre
premtimeve dhe ēfarė roli ka luajtur FMN nė kėtė ēėshtje?
Sali Berisha:
Mendoj se FMN me tė drejtė kėmbėnguli pėr njė tranzicion, pasi
programi ynė ėshtė tepėr ambicioz, dhe kalimi i plotė nė kėtė
program duhej tė bėhej pasi qeveria tė dėshmonte njė performancė,
njė pėrmirėsim tė ndjeshėm tė administrimit fiskal. Kjo po ndodh: nė
kėto tre muaj ne kemi njė rritje prej 20 pėr qind tė tė ardhurave
nga doganat dhe tatimet.
Ndaj edhe unė jam i sigurtė se marrėveshja qė u nėnshkrua me FMN pėr
rishikimin e buxhetit nė qershor do tė krijojė mundėsi pėr zbatimin
e plotė tė paketės tonė fiskale, tė cilėn FMN e ka mbėshtetur me tė
vetmin kusht qė duhet tė pėrmirėsohet administrimi fiskal. Kurse,
pėrsa u pėrket orientimeve, ne mund tė them me siguri se ia kemi
dalė plotėsisht qė buxhetin ta orientojmė nė linjat e shpallura para
zgjedhjeve.
Zėri i Amerikės:
Zoti
kryeministėr, qeveria juaj trashėgoi njė krizė tė rėndė energjitike
nga vitet e mėparshme. Ajo u rishfaq papritur pikėrisht nė 100 ditėt
e para tė qeverisė sė re, si pėr tiu kujtuar se kriza ėshtė aty. A
mund tė themi se kriza ka kaluar tashmė dhe ēfarė masash janė marrė
pėr tė ardhmen?
Sali Berisha:
Sot Shqipėria furnizohet me energji mė shumė se asnjėherė tjetėr nė
tė shkuarėn e saj: merr 18-19 milionė kilovat orė energji nė ditė.
Kėshtu qė, situata e krijuar pas formimit tė qeverisė ėshtė
kapėrcyer tėrėsisht: ėshtė hapur njė tender njėvjeēar pėr import tė
energjisė, janė zhbllokuar fondet pėr linjėn Elbasan - Podgoricė,
ėshtė vendosur ndėr pėrparėsitė linja tjetėr Elbasan - Shkup, po
luftohet kundėr humbjeve teknike nė rrjet, dhe po ndėrmerren masa
pėr tė projektuar burime tė reja energjitike.
Zėri i Amerikės:
Zoti Berisha, meqenėse jemi nė
prag tė Krishtlindjeve, nė fund tė 2005 dhe ndėrrimit tė viteve,
cili ėshtė njė vlerėsimi juaj pėr vitin e veēantė zgjedhor 2005, dhe
njė mesazh pėr vitin 2006?
Sali Berisha:
Mendoj se viti elektoral 2005 ėshtė njė vit i rėndėsishėm nė
historinė e zgjedhjeve tė vendit, sepse shėnon rotacionin paqėsor,
tė vėshtirė por paqėsor, tė pushtetit. Kjo ėshtė njė arritje, ėshtė
njė dėshmi e maturitetit tė demokracisė nė Shqipėri. Ėshtė detyrė e
kėsaj qeverie qė tė shmangė tė gjitha parregullsitė qė u vunė re nė
zgjedhjet e shkuara dhe ti japė vendit njė proces zgjedhor tė lirė
dhe tė ndershėm. Duke pėrfituar nga ky rast, unė dua tu uroj
shqiptarėve kudo qė janė Gėzuar Krishtlindjet!, Gėzuar Vitin e
ri!. Viti 2006 - njė vit me mbarėsi mė tė mėdha pėr shqiptarėt kudo
qė ndodhen!
|