|
21 dhjetor 2005 /TN
Zėri i Amerikės (20.12.2005) -
Si nė ēdo fund viti,
organizata Freedom House, me qendėr nė Shtetet e Bashkuara, publikoi
vėzhgimin e saj mbi gjendjen e lirisė nė botė gjatė vitit 2005.
Raporti theskon se ka patur arritje nė disa vende si nė Ukrainė dhe
Indonezi, ndėrsa nė Lindjen e Mesme ato ishin modeste.
Pėrsa i pėrket Shqipėrisė, vėzhgimi konstaton se ajo vazhdon tė
mbetet njė vend pjesėrisht i lirė, pa ndonjė ndryshim nga vitet
2002, 2003 dhe 2004. Ajo renditet nė vendet qė janė demokraci
elektorale dhe pėrsa u pėrket tė drejtave politike, ajo ėshtė nė tė
njėjtin nivel si Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi, por mė poshtė se
Bullgaria dhe Rumania.
Raporti i organizatės Freedom House e klasifikon Kosovėn si vend me
status politik jo tė lirė. Pėrsa u pėrket tė drejtave politike nė
Kosovė, raporti konstaton se nė krahasim me vitin 2004 ato shėnuan
rėnie, ndėrsa liritė civile mbetėn nė tė njėjtin nivel. Kjo thuhet
nė raport, erdhi pėr shkak tė bojkotimit nga komuniteti serb tė
zgjedhjeve parlamentare pas njė rritjeje tė dhunės etnike.
Nė
raport thuhet gjithashtu se liria e shprehjes nė Kosovė ėshtė e
kufizuar pėr shkak tė mungesės sė pėrgjithshme tė sigurisė. Nė
Kosovė, sipas oragnizatės "Freedom House", mungon njė sistem
gjyqėsor funksional ndėrsa trafiku njerėzor ėshtė njė problem i
rėndė.
|