|
-
Tiranė, 21 dhjetor
2005 /TN /QIK - Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu,
priti sot anėtarėt e Komisionit tė Jashtėm tė Kuvendit tė
Kosovės, kryesuar nga Sabri Hamiti, qė ndodhet pėr njė
vizitė nė Tiranė me ftesė tė parlamentit shqiptar.
-
Presidenti Moisiu u shpreh gjatė bisedės pėr rėndėsinė qė ka
nė kushtet aktuale bashkėpunimi dhe mirėkuptimi mes faktorit
politik kosovar, thuhet nė njė njoftim nga ky takim.
-
Duke qenė se Kosova ndodhet pėrpara zhvillimesh shumė tė
rėndėsishme historike unifikimi i qėndrimeve pėr tė
realizuar prioritetin madhor, zgjidhjen e statusit tė saj,
do tė provojė njėkohėsisht aftėsitė shtetformuese tė
shqiptarėve, kulturėn e tyre si popull qė respekton tė
drejtat e minoriteteve, por dhe fisnikėrinė e tyre pėr tė
parė sė bashku drejt tė ardhmes sė pėrbashkėt evropiane.
-
Kreu i shtetit shqiptar vuri nė dukje se nė Shqipėri
zhvillimet rreth kėsaj ēėshtje ndiqen me shumė vėmendje e
interes; njėkohėsisht u vu nė dukje rritja e shkallės sė
komunikimit shkėmbimeve dhe lehtėsirave qė do tė krijonte nė
kėtė drejtim pėrmirėsimi i infrastrukturės rrugore mes dy
anėve tė kufirit.
-
Nga ana e tij Sabri Hamiti falenderoi z. Moisiu pėr pritjen
dhe pėr qėndrimet e tij konsekuente nė interes tė zgjidhjes
sė qėndrueshme tė ēėshtjes sė Kosovės si dhe rolin qė ka
pasur e ka qėndrimi unik shqiptar nė shtetin amė nė drejtim
tė artikulimit tė pavarėsisė. Ai tha se zgjidhja sa mė
shpejt e kėtij problemi ėshtė njė domosdoshmėri pėr banorėt
e Kosovės.
-
Presidenti Moisiu iu lut z. Hamiti t'i transmetojė
pėrshėndetjet miqėsore Presidentit Rugova duke uruar shėndet
tė plotė.
-
-
Mustafaj thotė se
Shqipėria ėshtė e angazhuar pėr tė luajtur njė rol aktiv gjatė
bisedimeve pėr statusin e Kosovės
-
-
Tiranė, 21 dhjetor
2005 /TN /QIK
- Ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj priti
pėrfaqėsuesit e Komisionit tė Jashtėm tė Kuvendit tė Kosovės, tė
cilėt i njohu me aktivitetet mė tė fundit tė diplomacisė
shqiptare pėr trajtimin e ēėshtjes sė Kosovės, nė kuadėr tė
procesit tė pėrcaktimit tė statusit.
Zoti Mustafaj theksoi se Shqipėria ėshtė e angazhuar pėr tė
luajtur njė rol aktiv gjatė kėtyre bisedimeve dhe kėtė
ndėrmarrje tė sajėn synon ta realizojė duke e kthyer Tiranėn nė
qendrėn diplomatike konsultative pėr kėtė ēėshtje si dhe duke
zhvilluar njė tur tė rėndėsishėm vizitash nė kryeqytetet e
vendeve anėtare tė Grupit tė Kontaktit, thuhet nė njė komunikatė
nga ky takim.
Ministri Mustafaj vuri nė dukje se pėrfaqėsuesit politikė tė
Kosovės po tregojnė njė nivel tė lartė profesionalizmi dhe
qytetarie gjatė kėsaj periudhe historike. Nė kėtė kontekst ai u
bėri thirrje tė gjithė drejtuesve tė lartė institucionalė dhe
deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės qė tė tregohen realistė dhe tė
transmetojnė tė gjitha energjitė e tyre pozitive gjatė kėtij
procesi qė sapo ka nisur, si dhe tė tregojnė mirėkuptim dhe
intensifikojnė bashkėpunimin me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe
Grupin Ndėrkombėtar Negociator.
Ministri i Punėve tė Jashtme u shpreh se Shqipėria do tė
vazhdojė tė japė kontributin e saj edhe nė kuadėr tė
marrėdhėnieve tona dypalėshe, duke ofruar ekspertizėn dhe
eksperiencėn e saj pėr trajnimin e diplomatėve tė ardhshėm
kosovarė apo nė fusha tė tjera, ku do tė shihet i nevojshėm ky
shkėmbim.
Kryetari i delegacionit tė Kuvendit tė Kosovės, Sabri Hamiti, e
njohu Ministrin me zhvillimet mė tė fundit nė Kosovė si nė
kuadrin e pėrgjithshėm ashtu edhe nė lidhje me punėn konkrete qė
po bėn Grupi Negociator i Kosovės.
-
- Ai
pėrcolli vlerėsimet pėr politikėn aktive dhe qėndrimin qė po
mban Shqipėria nė lidhje me Kosovėn nė kėto momente, duke
kėrkuar njėkohėsisht ndihmėn e institucioneve tė larta shqiptare
pėr tė pėrēuar zėrin e popullit tė Kosovės, atje ku Kosova nuk
mund tė pėrfaqėsohet pėr shkak tė rrethanave nė tė cilat ajo
ndodhet.
Nė mbyllje, Ministri i siguroi bashkėbiseduesit se do t'i
pėrgjigjej pozitivisht ftesės pėr tė vizituar Kosovėn nė njė
kohė shumė tė afėrt.
-
|
|