|
-
Nju Jork, 21 dhjeto 2005 /TN /QIK
r - "Njė nga ēėshtjet kryesore me tė cilėn do tė
pėrballemi pas festės ėshtė mbrojtja e joshqiptarėve nė Kosovė.
Tė gjithė e pranojnė se kjo nėnkupton njė reformė tė strukturės
sė administratės lokale.
Shqiptarėt e Kosovės kėtė patjetėr duhet ta kenė parasysh dhe
patjetėr duhet tė kyēen nė bisedimet pėr decentralizimin", ėshtė
shprehur i dėguari i posaēėm i KB pėr Kosovėn, Marti Ahtisari
gjatė konferencės me gazetarė nė Nju Jork, duke shtuar se
bisedimet mė intensive pėr decentralizimin mund tė priten nė
pjesėn e dytė tė janarit nė Vjenė.
-
Sipas "Zėrit tė Amerikės", Ahtisari i ka kėshilluar shqiptarėt
qė tė shfrytėzojnė mundėsinė dhe gjatė procesit tė negociatave
statusore tė bėjnė mė shumė nė implementimin e standardeve
demokratike, ndėrsa serbėt e Kosovės i ka porositur se ėshtė e
domosdoshme tė marrin pjesė nė tė gjitha proceset dhe
institucionet e Kosovės.
"Porosia ime pėr Beogradin ka qenė e qartė - se patjetė rduhet
tė jenė realistė kur bėhet fjalė pėr parimin se nuk ka kthim nė
gjendjen e mėparshme dhe se Kosovės patjetėr duhet t'i lejohet
qė tė zhvillohet politikisht dhe ekonomikisht me mundėsi qė tė
gėzojė tė gjitha beneficionet e institucioneve financiare
ndėrkombėtare".
-
Ahtisari ka paralajmėruar se kėtė mundėsi sė shpejti do ta
analizojnė juristėt ndėrkombėtarė.
-
Ai tha se beson nė mundėsinė e zhvillimit tė qėndrueshėm nė
Kosovė, nėse nė mėnyrė adekuate shfrytėzohen tė gjitha resurset.
-
Ahtisari tė hėnėn nė Uashington, lidhur me aktivitetet e
gjertanishme e ka njoftuar sekretaren amerikane tė Shtetit
Kondoliza Rajs dhe kėshilltarin pėr siguri kombėtare tė
Presidentit amerkian, Stiven Hedėl. Ai tha se edhe nga ata mu
sikur edhe nga shefi i diplomacisė ruse Lavrov si dhe nga
pėrfaqėsuesit e tjerė tė Grupit tė Kontaktit ka marrė
mbėshtetjen pėr "krijimin hapėsirės pėr negociata".
-
"Duhet tė krijojmė hapėsirė pėr negociata. Nė qoftė se palėt
edhe mė tutje mbeten pranė pozicioneve tė tyre, tė cilat m'i
kanė prezantuar, pėr mua aty punė nuk ka. Prandaj tani po
pėrpiqemi t'i bindim negociatorėt qė tė lėvizin nga qėndrimet e
tyre jofleksibile", tha Ahtisari.
-
Ai tha se pėrfaqėsuesit e shqiptarėve i kanė kumtuar se nuk
pranojnė asgjė pėrveē pavarėsisė, ndėrsa zyrtarėt e Beogradit i
kanė thėnė se pavarėsia ėshtė e papranueshme.
-
"Kam kėrkuar edhe nga shqiptarėt edhe nga serbėt qė tė m'i
dorėzojnė dokumentet pėr pozicionet mė tė rėndėsishme fillestare
pėr negociata dhe sa kuptova - ata po punojnė intensivisht qė
ato letra tė m'i dorėzojnė".
-
Diplomati finlandez tha se Kofi Ananin e ka njoftuar edhe pėr
"bisedimet me pėrfaqėsuesit e pushtetit nė vendet fqinje, nė
Podgoricė, Shkup, dhe Tiranė, tė cilėt kanė ndihmuar shumė".
-
"Fqinjėt kanė vendosur qė nė kėtė proces tė jenė aktivė, por jo
edhe aktorė, gjė qė e pėrshendes dhe ēmoj qėndrimin e tyre
konstruktiv", tha Ahtisari.
-
Duke folur pėrt afatet e negociatave, ai u shpreh se ato do tė
pėrfundojnė sa tė zgjasė mandati qė ia ka besuar bashkėsia
ndėrkombėtare.
-
"Edhe pse synojmė qė procesin ta nisim menjeherė, ne nuk i
detyrohemi afateve artificiale. Nuk fsheh se do tė doja qė punėn
ta kryejmė pėr njė vit, megjithėse mund tė them se bashkėsia
ndėrkombėtare do tė mbetet e angazhuar nė Kosovė nė njė periudhė
mė tė gjatė kohore, pavarėsisht nga statusi", tha Ahtisari.
|
|